Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“E dhënë pas jetës” – këngëtarja Jordanka Hristova mbushi 70 vjeç

Foto: EPA/BGNES
Këngëtarja e madhe bullgare Jordanka Hristova ka lindur me 10 shtator 1943 në Sofje. Talenti i saj artistik shfaqet që në fëmijëri – këndon në grupe të ndryshme vokale, merret me balet. Ka mbaruar Fakultetin e Muzikës së Lehtë të Konservatorit Shtetëror në Sofje në klasën e muzikantit të mrekullueshëm bullgar Milço Leviev, kurse në vitin 1964 bën dhe turneun e saj të parë jashtë shtetit – në Rumani.

Në mesin e viteve 60 të shekullit të kaluar nën drejtimin e Genko Genkovit zhvillohet një konkurs i këngëve për detin, i cili më vonë zgjerohet dhe bëhet Festivali Ndërkombëtar i Këngës Zbavitëse Bullgare “Orfeu i art”. Me këtë forum janë lidhur disa prej momenteve më të rëndësishme prej karrierës muzikore të Jordankës.

Në vitin 1967 Jordanka Hristova është soliste e orkestrës “Sofja” dhe me të bën turneun e saj të parë në kryeqytetin e Kubës –Havana. Në rrjedhën e kohës Jordanka bëhet interpretuesja më e dashur dhe më e njohur në këtë vend. Në vitet 1967 dhe 1975 Jordanka Hristova përsëri fiton çmime në Festivalin “Orfeu i art”. Merr pjesë dhe fiton çmime dhe në shumë festivale ndërkombëtare, incizon 21 albume dhe jep afro 3600 koncerte në botë.

Më 10 tetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje Jordanka Hristova do të festojë jubileun e saj 50 vjeçar në skenën me një koncert të madh me moton “E dhënë pas jetës”. “Do të përpiqem të interpretoj sa më shumë këngë, me gjithë se ne repertorin tim ato janë qindra – thotë Jordanka Hristova. – Dua të këndojë këngët që janë më të dashura për publikun tim. Në këtë koncert do të më shoqërojnë disa prej muzikantëve më në zë bullgarë. Ndër ta janë Konstantin Cekov – piano dhe kitaristët Valeri Gradinarski dhe Cvetan Nedjallkov. Unë e respektojë shumë kitarën si vegël muzikore.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD