Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushatë evropiane për vende të parrezikshme pune

Foto: BTA
Në çdo 3 minuta e gjysmë në vendet e Bashkimit Evropian vdes një njeri si rezultat i ndonjë aksidenti pune ose sëmundjeje profesionale. Nga data 21 deri më 25 tetor në Evropë zhvillohet Java për Parrezikshmëri dhe Shëndet Gjatë Punës – një fushatë për informimin më të madh të punonjësve dhe popullarizimin e praktikave të mira. Si një pjesë nga bashkësia, Bullgaria përfshihet në këtë fushatë.

Gjatë viteve të fundit në Bullgari, mjerisht, po shtohen aksidentet e punës dhe sëmundjet e lidhura me kushtet e punës. Kjo del e shtrenjtë si për njeriun e veçantë, po kështu dhe për punëdhënësit dhe shtetin si tërësi. Po shtohet numri i njerëzve me pensione invaliditeti, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, pavarësisht se nuk janë të pakta dhe dyshimet sa u përket shkaqeve të vërteta për marrjen e një pensioni të tillë nga njerëz të caktuar. Mesazhi i fushatës është tepër i qartë: nuk duhet që përmirësimi i kushteve të punës t’iu nënshtrohet vetëm shkaqeve të thjeshta ekonomike. Investimet e pamjaftueshme në këtë fushë gjithmonë dalin shtrenjtë – njerëzit sëmuren, mbeten invalidë, punëdhënësit paguajnë, humbasin njerëz të përgatitur, kurse nga kjo vuan konkurrenca e tyre. Të mos të flasim për më të tmerrshmen – një aksident pune me vdekje. Përpara disa muajve u bëmë dëshmitarë të një tragjedie në një minë bullgare, e cila ka marrë disa viktima njerëzore. Shkaqet po vazhdojnë të sqarohen, por edhe përpara aksidentit aty janë konstatuar shkelje në kushtet e punës, janë bërë rekomandime nga Inspektorati i Punës për mënjanimin e tyre. Shembuj për kushte të këqija ka edhe në industrinë e rrobaqepësisë, ku gra punojnë në vende të vogla pune me një ventilim jo të mirë të ajrit dhe kjo për rreth 10 orë në ditë. Në shumë nga rastet punonjësit nuk ankohen, sepse në këto vendbanime s’ka vende të tjera pune.

Për nëntë muajt e vitit statistika e Kryeinspektoratit të Punës llogarit pothuajse 186 mijë shkelje të kushteve dhe të normave të punës në rreth 34 mijë firma me milionë e treqind mijë punonjës në to. Pothuajse 60 për qind nga shkeljet janë për moskryerje të standardeve ligjore për punë të parrezikshme, mbi 25 për qind janë dobësi në parrezikshmërinë e proceseve teknologjike. Rreth 15 për qind janë lidhura me higjienën e punës. Në rreth 19 për qind nga kontrollet “dalin në shesh” probleme me pagim të vonuar të rrogave, si edhe të pagimit të një pjese nga rroga mujore “nën tavolinë”.

“E kuptoj se resurset e shtetit, ashtu dhe të biznesit janë mjaft të kufizuara – thotë ministri social Hasan Ademov. – Por në qoftë se kryhen dhe aplikohen masat e planifikuara efektive, biznesi bullgar do të mund ta rezistojë konkurrencën e partnerëve të vet në kuadrin e tregut të unifikuar, kurse punonjësi bullgar do të ndihet i sigurtë në vendin e punës.”

Me mjetet e programit evropian “Zhvillimi i Resurseve Njerëzore” në 30 sektorë ekonomikë me një rrezik të lartë prodhues janë përpiluar rregulla praktike për parrezikshmëri dhe shëndet. Pothuajse 35 milionë euro nga programi janë parashikuar për analizë të procesit të punës në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si edhe masa për modernizimin dhe sigurimin e objekteve, proceseve teknologjike, makinave dhe pajisjeve. Sipas kryetarit të Asociacionit të Kapitalit Industrial, Vasill Velev është i nevojshëm rifreskimi i disa akteve normative, për shembull rregullorja për vizita periodike paraprake mjekësore të punonjësve, rregullorja për transferime në punë për arsye shëndetësore. Është i nevojshëm një definicion i saktë dhe i qartë i funksioneve dhe detyrave të mjekëve në lidhje me shëndetin e punonjësve.

“Lajmërojmë se po vonohemi me përpunimin dhe aplikimin e standardeve dhe të metodologjisë për veprimtaritë mbi shëndetin dhe parrezikshmërinë, të cilat janë aplikuar në vendet evropiane, si dhe ndërtimi i një sistemi unik informativ, i cili të shërbejë të gjitha vendet e interesuara për prevencë të shëndetit të punonjësve”, deklaron kryetari i Asociacionit të Kapitalit Industrial, z. Vasill Velev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD