Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një manual i ri shkollor për krishterimin

Në ditët e para të vitit të ri shkollor doli nga shtypi Manuali i ri për integrimin e diturisë për krishterimin që do të mësohet në klasën e parë, në orët e “Gjuhës bullgare”, “Tokës amtare” dhe në Orën e klasës. Gjatë këtij viti shkollor afro 2 mijë nxënës të klasës së parë do të kenë mundësinë të njihen me dituritë kryesore të krishterimit, si dhe me festat e mëdha kishtare. Manuali do ti ndihmojë edhe mësuesit që dëshirojnë të japin mësime mbi temat e lidhura me krishterimin, por nuk janë përgatitur mirë mbi këto çështje. Me ndihmën e multimedies, në një mënyrë zbavitëse dhe interesante fëmijët do të njihen me jetëshkrimin dhe mesazhet e Shën Joanit të Rilës – mbrojtësi i Bullgarisë, me Ditën e familjes, me Krishtlindjet dhe me tema të tjera të krishtere.

Më shumë hollësira për Manualin mësojmë nga dy prej autorëve – Polina Spirova dhe Zlatina Karavëlçeva. “Kjo ide piqej vite me radhë, dhe më në fund u realizua nën formën e këtij Manuali shkollor – tregon Polina Spirova. – Në praktikë, kjo është një provë dituria për krishterimin të hyjë në shkollën bullgare.”

A ka lejuar Ministria e Arsimit botimin e një manuali të tillë, sepse e dimë, se gjatë 24 vjetëve të tranzicionit Ministria gjithmonë ka pasur frikë nga hyrja e teksteve për fenë në shkollën?

“S’ka nevojë për ndonjë lejë speciale, mbasi në programin mësimor të klasave të para janë përfshirë tema që kanë të bëjnë me krishterimin – tregon znj. Spirova. – Këto tema mësohen në orët e “Gjuhës bullgare”, “Tokës amtare” dhe përkatësisht në Orën e klasës. Ne i kemi zgjedhur këto tema dhe kemi propozuar një variant si mësimi mund të zhvillohet dhe t’u prezantohet nxënësve, kështu qe ata të kenë një përfytyrim më të qartë për festën e krishtere ose për shenjtorin, dita e të cilit kremtohet në këtë datë.”

Manuali shpërndahet falas dhe pranë tij ka dhe një CD. A kanë interes ndaj tij mësuesit e shkollave fillore?

“Po, për ne është një gëzim i madh se ndaj Manualit shfaqet një interes shumë i madh si nga provinca, ashtu dhe nga Sofja – përgjigjet Zlatina Karavëlçeva. – Bile mund të them, se vala e parë e interesit nga provinca është më e madhe, që do të thotë,se shumë shkolla te ne tashmë janë pajisur me teknikën e nevojshme qe të përfshijnë multimedien në mësimet e tyre. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për tu angazhuar vëmendja e fëmijëve. Në fakt Manuali ka karakter laik dhe është i përshtatur me programet shkollore të klasës së parë.”

Dhe me gjithë këtë a mund të pranojmë, se ky manual është një farë “paraardhës” i një libri shkollor të fesë në shkollat bullgare?

“Qëllimi ynë ishte ta bëjmë një manual për një rreth të gjerë mësuesish dhe nxënësish – thotë znj. Spirova. – Kur krijohet një libër shkollor i fesë atëherë aplikohen rregulla të tjera. Ne kemi marrë parasysh kërkesat e institucioneve arsimore shtetërore për nxënësit dhe programet e klasës së parë. Dhe në se mësuesi ka dëshirë ai mund të përfshijë tekstet nga Manuali në orët e klasës. Por po të duhet ta bëjmë një libër shkollor të fesë, do ta bëjmë në një mënyrë tjetër”.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Ana-Maria Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD