Kopshti Zoologjik i Sofjes është ndër pikat më të vizituara turistike në kryeqytet. Për nga sipërfaqja dhe shumëllojshmëria biologjike Kopshti Zoologjik është më i madhi në Gadishullin Ballkanik. U hap më 1888 nga mbreti Ferdinand, i cili ka kërkuar ndihmën e specialistëve botërorë në shumëzimin e kafshëve të rralla. Sot në Kopshtin Zoologjik të Sofjes ka 1500 lloje ekzotike kafshësh dhe kafshë të cilët e kanë habitat territorin e Bullgarisë. Vizituesit mund të njihen me faunën e kopshtit, por dhe mund të çlodhen, argëtohen dhe ushqehen në vendet e caktuara aty.
Z. Radko Sertov është biolog me profesion dhe punon më se 20 vjet në Kopshtin Zoologjik të Sofjes. Për veten thotë se është me fat, sepse punon në një vend ku janë grumbulluar shumë lloje kafshësh.
“Veprimtaria zoologjike nuk ka të bëjë vetëm me mbylljen dhe ushqimin e kafshëve – rrëfen biologu. – Kopshti Zoologjik i Sofjes bashkëpunon me kopshtet e tjera në botë. Këmbehen lloje kafshësh. Shumëzimi nuk duhet të bëhet me lloje të një gjaku. Kështu p.sh., me Kopshtin Zoologjik të Beogradit u pajtuam për dy ekzemplarë kangurësh, ndërsa ne do të dërgojmë një serval, gjitar nga familja e maceve, i cili shkon pas drerëve. Në fillim të nëntorit vizituesit e Kopshtit Zoologjik të Sofjes do të kenë mundësi për të parë kangurët. Kafazet i kemi bërë gati, bile ka vend ngrohjeje. Kemi për të realizuar një projekt, sipas të cilit në kopsht do të vijnë pinguinë. Interesi për ta është i madh. Sivjet në Kopshtin Zoologjik të Sofjes lindën mace tropikale dhe ujq. Pa problem u përshtatën në kopsht. Ujqit e sapolindur i kishim ndarë nga nëna e tyre për një kohë të caktuar. Këto kafshë duhet zbutur që të mos nxjerrin probleme kur u vihet vaksina. Ujqit qëndruan disa muaj larg nënës dhe pasi i lëshuam ata, nëna i identifikoi menjëherë.”
Elefanti femër Artajda është e moshës 55 vjeçare dhe ka shumë kohë që gjendet në Kopshtin Zoologjik të Sofjes. Bile kjo është kafsha emblemë e kopshtit. Fëmijët kënaqen shumë me të.
“I mbyllur në kopshtin zoologjik, elefanti jeton deri 70-80 vjeç – sqaron z. Sertov. – Për sa i përket Artajdës, ne kujdesemi shumë për të, në veçanti për këmbët e saj. Sepse kur elefantëve u është kufizuar lëvizja, sëmuren nga këmba. Në Kopshtin Zoologjik të Sofjes tërheq vëmendje dhe rinoqeronti mashkull Çiko, i cili është me përmasa të mëdha dhe me ngjyrë të bardhë. Kemi parashikuar ta zgjerojmë sipërfaqen si të rinoqerontëve, ashtu dhe të elefantëve. Presim të marrim një çift gjirafash dhe ta vendosim atë në të ashtuquajturën “zonë afrikane” bashkë me zebrit dhe disa kafshë të tjerë. Për këtë qëllim duhet t’u përgjigjemi kërkesave të Asociacionit Evropian të Parqeve Zoologjike dhe Akuariumeve. Kohët e fundit rinovuam vendstrehimin e çiftit të luanëve që të ndihen kafshët më rehat. Ushqimet për dimrin gjithashtu i kemi siguruar – sanë, drithëra, panxhar. Në Kopshtin Zoologjik të Sofjes u shfaq një zakon i keq. Njerëzit të cilët në shtëpi rrisin breshka, i lënë ato në liqen. Breshkat e akuariumit me veshë të kuq nuk janë karakteristike për territorin e Bullgarisë. E kanë origjinën nga pjesa lindore e SHBA-së, pra ata kërcënojnë habitatet e llojeve të tjera të breshkave. Në dyqanet e kafshëve në Bullgari u ndalua shitja e breshkave me veshë të kuq.”
Kopshti Zoologjik i Sofjes tërheq vizitues nga mbarë Bullgaria. Po ashtu atë e vizitojnë dhe të huajt mysafirë të kryeqytetit. Si fëmijët, ashtu dhe të rriturit bëjnë vizitë herë pas here, sikur të takohen miqtë e vjetër.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Gergana Mançeva
Herakleja Sintika ishte një vendbanim kozmopolit në të cilin bashkëjetuan fise, etnose dhe popuj të ndryshëm. Ai ndodhet në territorin e bashkisë së qytetit Petriç dhe më saktë në rajonin e fshatit Rupite, në afërsi të vullkanit të shuar Kozhuh...
Shumeni është një qytet i njohur si një nga qendrat e Rilindjes bullgare, të jetës kulturore dhe shpirtërore, ku ende mund të ndihet shpirti i kësaj kohe. Në qoftë se shëtitni në rrugën e kalldrëmit “Mbreti i Çlirimit” dhe ecni drejt Tombul..
Banesat e neolitit në Stara Zagora janë një monument i jashtëzakonshëm historik me rëndësi botërore. Ato janë një prej 100 objekteve turistike kombëtare. Në muzeun, që ngrihet mbi vetë zbulimet arkeologjike mirëmbahet temperaturë dhe lagësirë e..