Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat e studentëve janë duke u zgjeruar

Studentët e testojnë shtetin (teksti i pllakatit).
Foto: BTA
Përpara një jave studentë të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” pushtuan sallën më të madhe të Rektoratit. Ata u ngritën në protestë për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese t’i rivendosë të drejtat e magnatit të mediave Deljan Peevski si deputet.

Ju rikujtojmë, se zgjedhja e tij skandaloze si shef i Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” më 14 qershor nga Parlamenti, me gjithë se disa ditë më vonë i njëjti Parlament anuloi vendimin e vet, provokoi protesta të qytetarëve që vazhdojnë tashmë katër muaj.

Për çfarë insistojnë studentët protestues tani?

Kiril Çukanovi nga Fakulteti i Historisë në Universitetin “Shën Klementi i Ohrit” është ndër “pushtuesit” e Rektoratit. Ja se çfarë tha ai për Radio Bullgarinë: “Ne insistojmë për moral. Sepse është e qartë, se vendimet në këtë shtet merren nga pushtetarët dhe nga disa lojtarë prapa skenës në mënyrë thellësisht të pamoralshme. Ndërsa kjo reflekton negativisht mbi tërë shoqërinë tonë. E dini, se shkaku i protestave ka të bëjë me vendimin skandaloz të Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarit të saj profesor Tokushev, mësimdhënës në Universitetin e Sofjes. Dhe pushtimin do ta vazhdojmë deri në dorëheqjen e qeverisë, në se kjo do të jetë një dorëheqje e vërtetë, jo ndonjë teatër, në të cilin pushtetarët vetëm do ti ndërrojnë maskat. Për ne kjo s’mund të jetë fitore, ne dëshirojmë të përcaktohen rregullat, sipas të cilave do të zhvillohet jeta politike në këtë vend. Dhe u bëjmë thirrje të gjithë studentëve, të gjithë njerëzve të rinj dhe qytetarëve të arsyeshëm të dalin rrugëve dhe të deklarojnë aktivisht pozitën e tyre. Nisma jonë është studentore, distancohemi nga të gjitha partitë dhe organizatat politike dhe nuk do të lejojmë ndonjë propagandë partiake. Këtë duhet ta themi fort dhe qartë. Në përkrahim protestën civile dhe nuk do të lejojmë të na përdorin për qëllime partiake. Do të ndërpresim protestën kur do të shohim, se situata politike në vend po ndryshohet. Jam i bindur, se gjërat do të zgjidhen nga njerëzit që do të dalin në rrugën.”

Jo larg Rektoratit disa djem janë indinjuar nga protesta. Nuk janë kundër tij, por për shkak të pushtimit nuk mund të shkojnë në leksionet dhe kanë frikë se provimet do të dështojnë. Një prej tyre – Vencesllav në kursin e parë të specialitetit “Zhvillime dhe politika regjionale” të Universitetit të Sofjes është i bindur se përpjekjet e protestuesve janë të kota: “Nuk do të arrijnë asgjë. Vetëm na ndalin leksionet. Nuk ka kuptim kjo.”

Pyetjes çfarë do t’u përgjigjet këtyre studentëve Kiril Çukanovi thotë: “Duhet të ketë një hierarki e prioriteteve – ka gjëra të rëndësishme dhe gjëra shumë të rëndësishme. Njeriu nuk mund të jetojë vetëm me bukë. Arsimi i këtyre njerëzve të rinj dhe diplomat e tyre duhet të jenë të mbështetur nga dituri dhe mundësi reale. Ndërsa kjo mund të bëhet vetëm në një shoqëri, e ndryshme nga realiteti i sotëm. Nëse këta njerëz do të kenë leksione në këtë godinë dy ose tre javë më herët apo më vonë – kjo krijon vështirësi, ne e kuptojmë, por jemi të mendimit se është e vetmja mënyrë e drejtë. Pozitivizmi prej kësaj është më i madh, se sa negativizmi.”

Në një deklaratë të vet Këshilli Akademik i Universitetit të Sofjes nënvizoi, se i kupton dhe i përkrah motivet e studentëve, që pushtuan godinën e Rektoratit si reaksion ndaj mungesës së moralit në jetën politike, ndaj mungesës së kujdesit për të ardhmen e njerëzve të rinj në vend dhe mosrespektimit të pozitave të tyre. “Jemi të bindur, se njerëzit e rinj jo vetëm se e kanë të drejtën, por bile duhet të inkurajohen të shprehin pozitën e tyre shoqërore. Në të njëjtën kohë forma e protestës është një mjet ekstrem, që prish realizimin e veprimtarisë arsimore dhe shkencore të Universitetit dhe shkel të drejtat e studentëve që nuk dëshirojnë ndërprerjen e procesit arsimor”, thuhet në deklaratën. Këshilli u bëri thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve në pushtimin të kërkojnë forma të tjera të protestës, të cilat ta mos pengojnë Universitetin të realizojë misionin e vet.

Gjithnjë e më shumë studentë nga universitete të ndryshme bashkohen në përkrahje të kolegëve të tyre nga Universiteti i Sofjes. Veprime të protestës organizohen në Universitetin Ekonomik, në Universitetin e Ri Bullgar, në Akademinë Teatrale, në shkollat e larta të qyteteve Plovdiv, Veliko Tërnovo, Ruse dhe qytete të tjera. Kurse në Universitetin Mjekësor morën vendim të organizojnë një referendum “Pro apo kundër pushtimit të universiteteve si formë e protestës”.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Refugjatët – një pjesë e vogël por e rëndësishme e punëkërkuesve në Bullgari

Ekziston një direktivë sipas së cilës qytetarët nga vendet e treta që kanë marrë statusin humanitar ose refugjat në vendin tonë /ose në territorin e BE-së/ mund të punësohen pa asnjë leje tjetër. Vetëm me këtë dokument për status, të marrë nga Ministria..

botuar më 24-06-18 7.30.PD
Silvia Basile

Vota jashtë shtetit kundër sistemit dhe si votoi për herë të parë 18-vjeçarja Silvia

Pjesëmarrja dramatike e ulët e votuesve dhe vota e protestës është një prirje që po thellohet mes bullgarëve jashtë vendit, thonë sociologët. Duke gjykuar nga zgjedhjet e parakohshme të fundit, profili i votuesit tonë jashtë vendit është i..

botuar më 24-06-17 7.15.PD

Studime për frankofonët në nivel botëror ofrojnë Universiteti i Teknologjisë dhe ai i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje

Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në mbarë botën. Prandaj mësuesit thonë me krenari se mes të diplomuarve nuk ka asnjë të papunë...

botuar më 24-06-16 9.20.PD