© Foto: BTA
“Protestat e studentëve janë pishtari i ndryshimit, i cili i bëri katalizë procesit dhe i dha një jetë të re”. Këtë e deklaroi përpara Radio Bullgarisë Aleksandër, student në kursin e katërt të filologjisë angleze në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Bashkë me kolegë të vet nga universitetet e ndryshme nga Sofja dhe vendi, ai u përfshi gjatë ditës së djeshme në bllokadën e Kuvendit Popullor. Burri i ri ishte një nga të dëmtuarit gjatë përleshjeve me policinë. Fotografia e tij me kokën e përgjakur rrotulloi nëpër të gjitha mediat botërore. Rrethimi i parlamentit ishte me iniciativë të grupit “Studentët të cilët zgjohen herët”. Përpara 18 ditëve ata okupuan fillimisht një nga sallat, kurse pas kësaj dhe Rektoratin e Universitetit të Sofjes me kërkesë për dorëheqje të qeverisë së Pllamen Oresharskit. Dita e djeshme ishte një nga më dramatiket dhe të tendosurat që nga fillimi i protestave, të cilat filluan në mesin e muajit qershor për shkak të emërimit skandaloz të magnatit të mediave Deljan Peevski për shef të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare”. Dje policët e kishin kthyer pjesën qendrore të kryeqytetit në “zonë për siguri”, të paparë gjatë demonstratave të deritanishme kundër qeverisë. Afro 12 orë rajoni përreth Kuvendit Popullor ishte plot me qytetarë të cilët brohoritën “Dorëheqje”! Kova të kthyera plehrash u bënë barabanë të improvizuar. Kordonë të gjallë prej studentëve provuan t’i ndalojnë deputetët që të largohen nga Parlamenti. Disa herë gjatë ditës grada e tensionit shkallëzoi, u arrit deri në përleshje të mprehta midis Policisë dhe protestuesve. Kishte edhe të plagosur.
Çfarë i provokoi njerëzit e rinj të përfshihen aktivisht në protestat?
“Për herë të parë u mblodhëm studentë nga shumë shkolla të larta dhe ashtu tërhoqëm vëmendjen shoqërore – sqaron studenti Ivan Genov nga Akademia Kombëtare e Arteve. – Jam i sigurt se ka shumë njerëz të cilët duan të na përkrahin. Kërkojmë kohën e drejtë, vendin dhe formën e protestës, sepse besojmë, se ndryshimi mund të rastis. Jo vetëm qeveria të japë dorëheqje, sepse sistemi nuk do të ndryshohet menjëherë, do të duhet vazhdimisht të jetë nën presionin e moskënaqësisë shoqërore, e cila të jetë kolektiv i kësaj që po ndodhet. Sepse për ndryshe veprimet e turpshme po shkallëzohen. Duhet të ndryshohet morali i klasës drejtuese. Ai duhet të ngrihet shumë seriozisht, sepse në këtë moment ata tregojnë një mosinteresim absolut ndaj asaj që po ndodhet jashtë.”
© Foto: BGNES
“Në këtë moment drejtuesve sikurse pushteti u është më i dashur, sesa populli” është kategorike Ivanka Rahneva, studente në kursin e tretë, në degën “Histori dhe filozofi” në Universitetin e Sofjes. Prandaj sipas saj protestat e studentëve do të vazhdojnë. “Këtu më solli fakti, se nuk dua më të jetoj në një shtet, në të cilin zakonet nuk respektohen. Dhe më interesantja është se njerëzit, të cilët i krijojnë pastaj i shkelin. Kurse ne duam të jetojmë normalisht në shtetin tonë. Prandaj po e ndërmarrim dhe këtë okupim. Duam të jemi këtu, të mbetemi në Bullgari, të zgjohen njerëzit e tjerë dhe të jetojmë normalisht. Dhe ne duam të mësojmë, të zhvillohemi, por kjo bëhet në një mjedis normal. Personalisht mua pushtimi më detyroi të ndihem e lirë dhe të mos të kem frikë. Populli duhet të zgjohet, të jetë i guximshëm, të vijë dhe jo të rrijë në shtëpi. Ne duhet vet të ngrihemi dhe t’i ndryshojmë gjërat.”
Sipas Hristo Pellovit, student në gazetari në Universitetin e Sofjes, të rinjtë përpiqen ta zgjojnë popullin dhe t’i tregojnë se, në katet e larta të pushtetit diçka nuk është ashtu siç duhet: “Po përpiqem të gjej fjalët e drejta, me të cilat të mund të shpreh indinjatën time nga ky drejtim. Kjo nuk është demokraci, ne gënjehemi. Kjo është kleptokraci. Ky është një pushtet i vjedhësve dhe kështu është tanimë 24 vjet. Ky është shkaku i cili më solli këtu. Unë jam një pjesë nga okupatorët dhe i përkrah krejtësisht veprimet e studentëve, sepse duhet në një farë mënyre të shprehim pozitën tonë civile. Është e nevojshme t’u tregojmë këtyre, të cilët na drejtojnë kaq gjatë, se shoqëria tanimë është zgjuar.”
© Foto: BGNES
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..