Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga jeta e përditshme e mbrojtësve të natyrës: Mos vallë emigron edhe peshku?

Shojza e detit është kërcënua me zhdukje nga Deti i Zi.
Foto: wikipedia.org
Përpara 17 vjetëve me miratimin, në vitin 1996, të planit strategjik për rimëkëmbjen dhe mbrojtjen e Detit të Zi, çdo vit më 31 tetor kremtojmë Ditën ndërkombëtare të Detit të Zi. Deti që lidhet me Detin Mesdhe nëpërmjet Bosforit, lan brigjet e gjashtë shteteve – Bullgarisë, Rumanisë, Rusisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Turqisë, të cilat ndajnë mes tyre përgjegjësinë për mbrojtjen e tij. Si një pjesë prej BE me kriteret e tij më të larta ekologjike Bullgaria dhe Rumania tregojnë më shumë përpjekje në këtë drejtim.

Sivjet në Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi administratat e tre krahinave bregdetare bullgare –Dobriç, Varna dhe Burgas firmosën një memorandum për bashkëpunim në hartimin e strategjisë kombëtare detare të Republikës së Bullgarisë. Ajo do të jetë një element prej strategjisë afatgjatë të Bashkimit Evropian në përkrahje të zhvillimit të qëndrueshëm të degëve detare “Rritja e kaltër” me afat deri në vitin 2020. “Deti është pasioni ynë, resursi dhe e ardhmja jonë e përbashkët”, i siguroi qytetarët prefekti i rrethit të Varnës, Ivan Velikov.

Mirë po, me aplikimin në praktikë të strategjisë në fjalë duhet shpejtuar, sepse peshkatarët në bregdetin bullgarë alarmojnë, se si njerëzit e Bullgarisë ashtu edhe peshku sikur emigron. “Shkaqet për këtë migrim janë të ndryshme: flitet se fajin e ka instalimi i një platforme të nxjerrjes së gazit prej shistave në rajonin e fshatit Lozenec, në bregdetin jugor. Një prej versioneve të tjera është se peshk ka por ai kalon larg brigjeve bullgare dhe vetëm anijet e mëdha të peshkimit mund t’i arrijnë këto pasazhe, ndërsa peshkatarët me varkat e vogla mund të peshkojnë vetëm pranë brigjeve. Peshkatarët insistojnë për ndërhyrjen e biologëve, të cilët brenda dy vjetëve të sqarojnë çfarë po ndodh me peshkun në akuatorin bullgar.

Bullgaria dhe Rumania insistojnë prej kohe për livrimin e mjeteve nga BE për studimin e faunës në pjesën lindore të Detit të Zi. Një pjesë prej financimit mund të vijë nga programet evropiane të studimeve shkencore dhe të atyre për mbrojtjen e biodiversitetit. Tendencat negative në Detin e Zi e kanë zanafillën e tyre në vitet 60 të shekullit të kaluar, kur në të filloi peshkimi industrial nga anije sovjetike, rumune, bullgare dhe turke. Kështu nëpër bregdetin bullgar u zhdukën delfinët dhe fokat. Me gjithë se gjatë dekadës së fundit delfinët nisën të kthehen dhe për njerëzit është një kënaqësi e madhe të shikojnë lojën e tyre mbi dallgët. Por kënaqësinë e ndjejnë vetëm turistët, deri sa peshkatarët që i hedhin rrjetat e tyre pranë bregut nuk janë të kënaqur, sepse delfinët i shpojnë rrjetat dhe hanë peshkun. Me të vërtet shteti duhet të marrë masat e duhura për mbrojtjen e Detit të Zi.

Këto ditët e fundit Fondi Botëror për Ruajtjen e Natyrës së Egër (WWF) – Bullgaria prezantoi në Muzeun Kombëtar të Shkencave Natyrore në Sofje nismën e tij të quajtur “Kutia e Detit të Zi”. Ky është një komplet arsimor i destinuar për fëmijë nga 9 deri në 12 vjeç, i cili ofron informacion për sistemin ekologjik dhe biodiversitetin e Detit të Zi. Qëllimi është që këto dituri t’i bëjnë adoleshentët të kenë një sjellje më të kujdesshme ndaj detit. “Kutia e Detit të Zi” u jep mundësi edhe mësimdhënësve ta bëjnë më të larmishëm programin mësimor. Kompleti në fjalë do të shpërndahet në qytetet më të mëdha bullgare – Sofje, Varna, Burgas, Ruse, Vidin, Veliko Tërnovo, Silistra, Plovdiv, Pleven dhe Stara Zagora.

Po kështu në prag të Ditës së Detit të Zi, Ministria e Mjedisit dhe Ujërave shpalli dhe zonat e para të mbrojtura detare në akuatorin bullgar, që duhet të mbrojnë nga zhdukja bota shtazore e detit. Zonat e reja të mbrojtura shtrihen mbi 185 mijë hektarë dhe janë rezultat i studimeve të thelluara të bëra në terren nga Instituti i Oqeanologjisë dhe Instituti i Biodiversitetit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Të tri zonat e reja janë Alaxha banka, Emona dhe Otmanli. Njëkohësisht akuatoret e zonave tokësore bregdetare “Ropotamo”, “Stranxha”, “Galata”, “Kaliakra” dhe “Emine-Irakli” zgjerohen me afro 130 hektarë të rinj.

Por mos mendoni se veprime të tilla pranohen me duar hapur nga tërë shoqëria bullgare. Një pjesë prej sipërmarrësve shohin në të vetëm kufizim të lirisë ekonomike. Asociacioni kombëtar “Bregdeti Bullgar” u dërgoi medieve një njoftim me titull “Varrosin shtetin me Programin e dytë “Natyra 2000”. Anëtarët e tij prezantohen si “qytetarë për zhvillim të qëndrueshëm të rajoneve bregdetare” dhe akuzojnë një grup organizatash joqeveritare ekologjike për ndonjë komplot të fshehtë. D.m.th. me para nga jashtë (nënkuptohet nga Evropa) “oktapodi i gjelbër” shkatërron ekonomikisht Bullgarinë për qëllimet e tij vetjake... Sipas njoftimit për shtypin, më të dëmtuar nga “Natyra” e dytë do të jetë zona në bregdetin tonë, kurse krahina e Burgasit, e cila zhvillohet më dinamike do të pësojë shkatërrim më të madh, sepse ky rajon ka më shumë zona të lagëta.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Maria Dimitrova – Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD