Për ne, bullgarët, sikur rrota e historisë rrotullohet sipas ligjeve të veta të pakuptueshme. Në vend që të na shtyjë përpara drejt përparimit dhe mirëqenies, koha sikur ngeci në një vend, kurse nga ndonjë herë na kthen prapa. Dhe s’ka nevojë të kërkojmë këtë konstatim në të kaluarën, mjafton të bëjmë një shëtitje nëpër Sofje ose të dëgjojmë njoftimet e mediave qe ta ndjejmë veten si në vitet 90 në ditët e para të të ashtuquajturës “demokraci bullgare”. Protestat shumëmijëshe të njerëzve që brohoritin të njëjtat parulla, përleshjet me policinë, armiqësia e papajtueshme midis oponentëve politike, varfëria dhe situata e turbullt.
© Foto: prehoda.bg
Çfarë i ndodhi Bullgarisë? Mos vallë kanë qenë të kota ato 24 vite të tranzicionit të shumëvuajtur demokratik? Si u ndryshuam dhe ku po ecim? Përgjigjen e këtyre pyetjeve mund t’i gjejë çdo njëri po të vizitojë sajtin e ri me emrin “Të humbur në tranzicion”. Autori i tij fotografi Gjeorgi Gjeorgjiev-Xhoni ka mbledhur dhe ka publikuar mbi 50 mijë fotografi dokumentare që i ka bërë në rrjedhën e viteve dhe që ilustrojnë në mënyrë më objektive ngjarjet më të rëndësishme nga fillimi i ndryshimeve demokratike te ne.
© Foto: prehoda.bg
Fakti, se vetëm për tri javët pas hapjes së sajtit ai është vizituar nga mbi 100 mijë veta, tregon, se bullgari është i prirë të vetanalizohet dhe të kërkojë shkaqet për të tanishmen e turbullt në labirintet e errëta të tranzicionit. “Parullat e para pas shembjes së komunizmit ishin “Demokraci” dhe “Moral i ri”. Edhe sot, 24 vjet më vonë ne insistojmë për të njëjtat gjëra” – shpjegon Gjeorgi Gjeorgijev-Xhoni.
© Foto: prehoda.bg
Pse shpresat tona ishin dëshpëruar?
“Sepse marrëveshja publike që e kishim lidhur për këto vite kishte shumë të meta – thotë fotografi. – Më vjen keq, se në sheshet tani kanë dalë fëmijët që kanë lindur në vitet e para të demokracisë. Tani ata protestojnë! Si e shpjegoj këtë? Sipas meje më 10 nëntor të vitit 1989 ishte bërë një puç i brendshëm partiak dhe ky model i tranzicionit ishte përpiluar në laboratorët e Sigurimit të Shtetit. Ai i ishte imponuar shoqërisë dhe i dha këto rezultate të mjerueshme. Në sajtin tim kam vënë një fotografi që është mjaft sinjifikative për fjalët e mia. Kjo është një fotografi e pjesëmarrësve në mitingun e parë të lirë pas rrëzimit të komunizmit më 10 nëntor 1989. Këta njerëz mbajnë një pankartë mbi të cilën shkruan: “Vdekje borgjezisë së kuqe, rroftë Petër Maldenovi!”, që ishte nga politikanët më aktiv të Partisë Komuniste, e cila shpejt e ndërroi emrin dhe u bë Partia Socialiste. Kjo pankartë tregon fytyrën e vërtetë të tranzicionit tonë – nomenklatura komunistë u shndërrua në një klikë financiare.”
© Foto: prehoda.bg
© Foto: prehoda.bg
“Mallrat e bollshme në tregun e lirë, qendrat tregtare plot me veshje dhe orendi moderne, autostradat e reja, metroja, me të cilën sofianasit krenohen, “bum”-i në ndërtimin i cili ndryshoi qytetet por shkatërroi bregdetin – shpjegon Gjeorgi Gjeorgjiev. – Kur na vijnë ndërmend radhët e pafund për viza përpara ambasadave perëndimore, sot nuk mund të mos vlerësojmë statusin tonë të tanishëm të anëtarëve me të drejta të barabarta të BE, me të drejtën të udhëtojmë lirisht kudo dëshirojmë. Në sajtin mund të shihen shumë gjëra që kanë ndodhur pas epokës së akullt të komunizmit. Janë treguar fotografi historike për krijimin e partive të para demokratike, për mitingjet e para të lira dhe përleshjet e para me pushtetin, për turmat njerëzish përpara dyqaneve të boshatisura në vitin 1991 dhe fotografi nga protestat në dimrin e urisë 1996-1997 të shkaktuar nga kryeministri i atëhershëm socialist Zhan Videnov, kur hiperinflacioni i paparë i shkriu të ardhurat e njerëzve dhe i nxori në rrugë.
Çfarë kemi humbur gjatë tranzicionit?
“Besimin, se kemi zgjedhur rrugën e drejtë, shpresën se ka drejtësi dhe se neve na pret një jetë më e mirë – është i mendimit fotografi Gjeorgi Gjeorgjiev-Xhoni. – Foshnjat e lindur në fillim të tranzicionit sot protestojnë në rrugët. Por sot njerëzit që protestojnë janë të lodhur, të ngatërruar dhe të përçarë. Kurse fundi i tranzicionit nuk shihet.”
Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
© Foto: prehoda.bg
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..