Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dr. Milen Vrabevski: “Bullgarët jashtë shtetit janë pjesë e pandarë e kombit”

Foto: BGNES
Dr. Milen Vrabevski është kryetar i organizatës “Kujtesa Bullgare”, veprimtaria e së cilës ka të bëjë me ruajtjen e traditave bullgare te të rinjtë në Bullgari dhe jashtë shtetit. Organizata inkurajon të rinjtë që të mësojnë historinë, kulturën dhe vlerat e kombit bullgar, duke i ndërlidhur me ato të përbashkëta evropiane. Parlamenti Evropian e shpalli dr. Milen Vrabevski qytetar evropian të 2013-ës falë nismës së tij “Identiteti i fortë bullgar – identiteti i fortë evropian”. Sipas fjalëve të z. Vrabevski një pjesë shumë të rëndësishme organizata i kushton integrimit evropian të diasporës bullgare në Ukrainë, Moldavi, Serbi dhe Maqedoni.

Për këtë qëllim organizata “Kujtesa bullgare” dy herë në vit organizon aktivitete për të rinjtë bullgarë jashtë shtetit. Dr. Milen Vrabevski është i mendimit se bashkatdhetarët tanë janë të rëndësishëm si për popullin, ashtu dhe për të ardhmen evropiane të Bullgarisë. Ja pse duhet të punohet goxha për t’i integruar në Evropë.

“Bullgarët jashtë shtetit janë pjesë e pandarë e kombit bullgar – thotë z. Vrabevski. – Në kohë krize demografike çdo burim i vlerave kombëtare është i rëndësishëm. Sepse aty ku ka bile vetëm një bullgar, duhet ta konsiderojmë atë diasporë. Të rinjtë bullgarë, pavarësisht vendlindjes së tyre – brenda apo jashtë Bullgarisë, janë njerëz të aftë dhe përpjekjet për ta ia vejnë. Mos harrojmë se tani është brezi i fundit bullgarësh jashtë shtetit që e flet pastër gjuhën. Bëhet fjalë për të moshuarit jashtë shtetit, të cilëve nuk ua kushtojmë vëmendjen e duhur. E kemi detyrë të kujdesim për brezat që vijnë pas tyre. Të paktën Bullgaria duhet t’ua sigurojë shkollim falas në vend. Ne mbështesim financiarisht dhe logjistikisht organizatat e diasporës bullgare. Bashkëpunojmë p.sh., me Asociacionin e Bullgarëve në Ukrainë, me Shoqatën e Miqësisë me Bullgarinë në Maqedoni, me Shoqatën e Bullgarëve në Serbi etj. U japim mundësi të rinjve të përfshihen në programet tona kulturore e edukative, si dhe të bëjnë stazh në Parlamentin Evropian. Organizata “Kujtesa Bullgare” financon kurse për kandidatë-studentë. Pjesa dërmuese e të rinjve bullgarë jashtë shtetit pranohet në universitetet në vend.”

Çfarë ju shtyu të ndërmerrni këtë mision?

“Do të doja që bullgarët pas meje të lenë Bullgarinë akoma më të bukur, ku edhe vetë unë kam kontribuuar – është kategorik dr. Vrabevski. – Dhe kur më bëjnë pyetje çfarë kam bërë për shtetin që të bëhet ai një vend më i mirë për jetesë, të përgjigjem kështu: “Më së shumti kam punuar për këtë se fëmijët e mi të mos duan të ikin nga Bullgaria, të rrinë këtu dhe të krenohen se janë bullgarë. Me kolegët e mi nga “Kujtesa Bullgare” përpiqemi t’u afrohemi modeleve evropiane. Aktualisht jemi duke punuar në katër drejtimet kryesore: luftim të krizës demografike, riintegrim të diasporës bullgare, masa kundër emigracionit dhe ruajtje dhe popullarizim të trashëgimisë kulturore e historike bullgare.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD