Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Ngjarjet rreth bllokut të ardhshëm bërthamor në Centralin “Kozloduj” po zhvillohen me shpejtësi shqetësuese, shkruan gazeta” Sega”. Një ditë pasi qeveria i dha mandat ministrit Dragomir Stojnev të fillojë bisedime me “Westinghouse” shefi i kompanisë amerikane Dani Roderik erdhi në Sofje, shkruan botimi. Ai dhe kryeministri Plamen Oresharski dhanë një konferencë të përbashkët shtypi në të cilën u bë e qartë që Roderik na ardhur në Bullgari që të nënshkruajë marrëveshje me Holdingun Energjetik Bullgar për ndërtimin e bllokut të shat të centralit atomik. Teknologjia do të jetë e “Westinghouse Electric Company”, ndërsa investitori strategjik me 30% pjesë në projekt do të jetë “Toshiba Corporation” (e cila është aksionari kryesor në “Westinghouse”), shkruan gazeta “Kapital”.
***
Mbetet ndalimi i pirjes së duhanit në vende të mbyllura publike. Shkruan gazeta “Monitor”. Projektligji për heqje të ndalimit të pirjes së duhanit në vende publike ishte hedhur poshtë me votën e deputetëve të partive të ndryshme politike.
***
Gazeta “Turd” shkruan se ka filluar procedurë për prokurim publik për zgjedhjen e kompanisë së sigurimeve e cila të sigurojë godinën e Parlamentit. Prokurimi publik përfshin si rreziqet e deritanishme nga fatkeqësi natyrore, kështu edhe rreziqe të reja si trazira, dhe veprime të qëllimshme të personave të tretë. Botimi shpjegon se tashmë 6 muaj godina e Parlamentit por sulmohet nga protestuesit, ndërsa disa herë ishte objekt i sulmeve me perimeve dhe vezë. Muajin e kaluar studentët e njollosën fasadën e Parlamentit me bojë të kuqe.
***
Dikush po kërkon që të fsheh agjentët e sigurimit të shtetit – privatizues, thotë në një intervistë për gazetën “24 orë “ Ekaterina Bonçeva – anëtare e Komisionit për Dosjet. Ataka për mbylljen e komisionit vjen nga PSP edhe pse nuk ka prononcim zyrtar të partisë. Që kur filloi të flitet se komisioni do të mbyllet në sallën e leximit të tij çdo ditë vijnë nga 25-30 veta. Në vitin 2006 ligji për hapen e dosjeve u miratua për shkak të presionit të jashtëm dhe të brendshëm shoqëror.
***
Në faqet e tyre sportive shumica e gazetave informojnë se skuadra e futbollit “Ludogorec” kori fitore si mysafire në ndeshjen me skuadrën “Dinamo” nga Zagrebi me rezultat 2:1 në fazën e grupeve të Ligës Evropa. Kështu skuadra bullgare “Ludogorec” është në vendin e parë në grupin me rezultat pesë fitore dhe një ndeshje me rezultat barazi. Në etapën tjetër skuadra bullgare do të luajë kundër njërës së skuadrave që janë në vend të dytë në grupin e vet, ose kundër njërës prej skuadrave që janë në vendin e tretë në grupet e veta të Ligës së Kampioneve.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Gergana Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 86% e njerëzve mendojnë se rritja e pagave gjatë vitit 2025 nuk është e mjaftueshme

Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..

botuar më 25-11-30 6.55.PD

Çmimet e banesave në Sofje janë rritur me 25.5%

Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..

botuar më 25-11-29 1.05.MD

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD