Me fishekzjarr dhe fanfare ski-stina 2013/2014 tanimë është e hapur zyrtarisht – fillimisht dhe me më shumë dëborë në Pamporovo, kurse që nga e diela e kaluar dhe në Bansko dhe Borovec. Hapja është festë për turistët dhe për adhuruesit e sportit të bardhë. Për sportistët stina është në zhvillim e sipër. Sportet dimërore po bëhen gati për pikën e vet kulmore gjatë shkurtit të vitit 2014 – Olimpiada në Soçi. Nga të gjitha duket se, sportistët bullgarë mbase nuk do të regjistrojnë emrin e vet mes mbajtësve të medaljeve.
Medalja e vetme e artë për Bullgarinë nga Lojërat Dimërore Olimpike është pronë e biatlonistes Ekaterina Dafovska. Shkëlqimi i dekoratës së saj nga Nagano 98 tanimë është zbardhur pak, kurse sportistja nga qyteti Çepellare mjerisht mbeti “e vetme” në këtë sport. Si dhe në një sërë sportesh të tjera Bullgaria nuk mundi të krijojë shkollë pas një suksesi të madh, siç është padyshim titulli olimpik. Prej disa vjetëve Dafovska është kryetare e Federatës Vendëse për Biatlon. Tani, tanimë nga ana tjetër e “barrikadës”, mendon se, gjatë mungesës së një politike shtetërore në sport, nuk mund të priten suksese.
© Foto: BGNES
“Në Bullgari dhe në politikë nuk jemi të qëndrueshëm dhe gjërat natyrisht, reflektojnë dhe mbi sportin. Presim që lind dhe të dalë ndonjë talent. Unë pata fat, sepse kishte se nga kush të mësoj – kujtohet znj. Dafovska. – Përpara meje kishte një skuadër shumë të mirë, posaçërisht në biatlonin e grave. Katër-pesë vjet stërvita me ta dhe i çova gjërat deri në një shkallë edhe më të lartë. E keqja është se, pas nesh nuk ka se kush të mësohet, të jetë afër nesh dhe ta vazhdojë këtë traditë.”
Gjatë muajit shkurt, vendpushimi më i vjetër dimëror në Bullgari – Borovec do të jetë mikpritës i dy starteve nga Kupa evropiane në ski disiplinat alpine. Pritet që dhe disa nga pretendentët për medaljet olimpike në Soçi, me qenë se startet në disiplinat sllallom dhe shalomi gjigant në Borovec do të jenë mundësia e fundit për stërvitje përpara Olimpiadës. Të dyja garat do të zhvillohen në pistën e cila mban emrin e Petër Popangjellovit. Sportisti 55 vjeçar është i vetmi skiator bullgar me fitore në Kupën Botërore. Dhe “i vetëm” si Ekaterina Dafovska.
“Në Bullgari shumë gjëra nuk ecin, jo vetëm në sport – tregon Popangjellovi. – Te ne nuk ka degë, në të cilën t’u përngjajmë vendeve të zhvilluara evropiane. Kështu është dhe në sport. Në kohën e kaluar shteti jepte para. Tani është shumë e vështirë.”
I të njëjtit mendim është edhe Mark Zhirardeli. Prej disa vjetëve mbajtësi i vetëm për pesë herë me radhë i kupës botërore në ski dhe i cili është konsultat i Federatës Bullgare në Ski.
“Gjërat në skitë alpine nuk duken mirë. Duhet të tregojmë durim në punën tonë me sportistët sepse, një sportist formohet me vite. Por nga ana tjetër, kërkohet një profesionalizëm më i madh si nga ana e federatës, ashtu dhe nga ana e vet sportistëve. Përndryshe Bullgaria nuk mund të shpresojë për suksese ndërkombëtare.”
© Foto: BTA
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..