“Fondacioni “Bloomberg” çdo vit bën konkurs me të cilin stimulon zhvillimin e ideve inovative – shpjegon Valeri Gyrov nga shoqata “Transformatorë”. – Vitin e kaluar janë dalluar pesë qytete në SHBA me disa milionë dollarë. Sivjet konkursi transferohet në Evropë dhe ftesa është e hapur për çdo qytet me mbi 100 mijë banorë. Bashkia e kryeqytetit iu drejtua shoqatës sonë, fondacionit “Grupi qytet” dhe asociacionit “Under gara” si organizata aktive civile që kanë interes ndaj mjedisit që t’i ndihmojmë në organizimin. Ne organizuam një konkurs me qytetarë, shoqata dhe fondacione. Kështu juria zgjodhi shtatëmbëdhjetë ide. Fitues në konkursin u bënë “Destructive Creation” që janë një organizatë e re, që merret me aksione provokatore në mjedisin urban. Ideja e tyre është për një punishte mobile për ndryshim të këtij mjedisi. Është një minibus i pajisur me instrumente dhe me gjenerator për rrymë elektrike, kështu që të mund të shkojë në vende të ndryshme të Sofjes që të bëjë riparime për shembull të stacionit, të shesheve për fëmijë dhe gjëra të tjera të tilla interesante. Deri në fund të këtij muaji do të diskutojmë hollësisht këtë ide kështu që ajo të jetë e aftë për konkurrencë në nivel evropian dhe të prezantojmë për pjesëmarrje në konkursin ndërkombëtar.”
“Destructive Creation” do të zbukurojnë hapësira të vogla jo vetëm në qendër të qytetit, por edhe në lagjet periferike. Projekti i tyre fitoi një çmim prej 5 mijë euro. Autorët e tij tashmë kanë përvojë me parkun në Qytetin e Studentëve ku i zbukuruan stolat dhe zbukuruan edhe shesin për fëmijë. Ndër finalistët është edhe ideja që kryeqyteti të ketë bankë të vet për njerëzit nevojtarë në të cilën të përfshihen dyqane dhe lokale. Kështu ushqimet që janë të mira për konsumim por që kanë humbur pamjen e vet tregtare të mos hidhen, por të përdoren. Sipas autorëve ideja pastaj mund të zgjerohet me dhënien e veshjeve, mobileve madje edhe të vendeve për strehim të të varfërve. Një zgjedhje origjinale për problemën e veturave të parkuara nëpër trotuaret jep Krum Dimitrovi. Ai propozon që veturat të parkohen në ajër përmes mjeteve hidraulike që të ngrenë automjetin 4 metra lartë në ajër. Për pajisjen nevojitet vetëm themel dhe ushqim. Ajo mund të çmontohet dhe lehtë të transferohet në një vend tjetër, ndërsa procedura e parkimit zgjatet vetëm dy minuta. Projekti më i mirë në nivel evropian do të zgjidhet gjatë vjeshtës. Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..