Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Tema kryesore për shumicën e gazetave sot është kërkesa e kryeprokurorit Sotir Cacarov për heqjen e imunitetit të deputetit Volen Siderovit, lider i partisë nacionaliste “Ataka” për shkak të incidentit në aeroportin “Varna”. Sjellja skandaloze dhe cinike, demonstrim i mosrespektimit brutal ndaj shoqërisë dhe mosrespektim të dinjitetit dhe paprekshmërisë personalе të shtetasve. Kështu Prokuroria e qytetit të Sofjes përshkruan sjelljen e Siderovit shkruan gazeta “Trud”. Lideri i partisë “Ataka“ është rrezikuar nga burg deri në pesë vjet, thekson gazeta “Standard”. Me siguri gazeta “24 orë ai do të shpëtojnë me lirim me kusht me gjithë akuzat që po përgatiten për plagosje të lehtë të policit dhe për huligani. Gazeta “Kapital Daily” i bën analizë “kush çfarë rol luan në spektaklin absurd “Siderov” dhe “pse kërkimi i heqjes së imunitetit të Siderovit është një problem i tillë politik”.

“Kodi i re penal vendos në sekret gjithçka në shtet nën rrezikun e burgimit” shpjegon gazeta ”Sega”. Gazeta po citon nenin 416 nga projekti, i cili parashikon burg deri në 1 vjet për secili “i cili në dëm të një shtetasi tjetër, personit juridik ose shtetit e shpërndan informacion përhapja e të cilit është kufizuar me ligj dhe i cili i është besuar ose e ka mësuar në lidhje me ushtrimin e punës së tij”. Sipas një juristi të cituar nga gazeta, këto klauzola do t’i shtyjnë nëpunësit kurrë të mos japin informacion sepse do të ndihen të rrezikuar”. Kriminalizimi i informacionit të mbrojtur do t’u jap fund zbulimeve të korrupsionit – ky është konkluzioni i gazetës “Sega”.

Në intervistë për gazetën “Monitor” sociologu Vasil Tonçev bën prognozën politike për vitin. Ai është i mendimit, se kombi bullgar është i ndarë, pasionet janë të ndezura dhe shpejtë nuk do të qetësohen. Por sipas tij qeverisja e tanishme do të stabilizohet sepse mbështetja që merr është mjaft e fortë, që të vazhdojë. Duke vlerësuar situatën e jashtme politike dhe ekonomike në Evropë, sociologu mendon se Bullgaria do të ketë zhvillim pozitiv në plan ekonomik. Do të ketë edhe zhvillim në hapësirën e djathtë politike ku GERB do të vazhdojë të dominojë. Por në partinë GERB të Bojko Borisovit do të ketë reforma të brendshme duke u përpjekur që të fitojnë përsëri besimin e njerëzve, thekson sociologu Vasil Tonçev.

“Kapital Daily” komenton mundësitë që të bëhet biznes në Serbi, duke theksuar se kjo nuk është lehtë, por afërsia e shtyn dhjetëra firma bullgare të provojnë dhe të arrijnë sukses. Më shpesh kohët e fundit ata provojnë në projektet rrugore, or ka edhe investime industrial dhe prezantime tregtare. Tregu është interesant, sepse si Bullgaria para 10 vjeteve, kështu tani edhe Serbia ka potencial për rritjen e konsumit dhe fonde evropiane para aderuese. Pengesat kryesore për të cilët ankohen kompanitë bullgare janë administrata e që punon ngadalë, legjislacioni i vjetërsuar dhe politika proteksioniste.

Gazeta “Standard” tregon në faqen e saj të parë historinë e Gjyshit Dobri nga fsahti Bajlovo prej viteve bullgari i moshuar që po i afron 100 vjet ecën çdo ditë 10 kilometra nga shtëpia e tij deri në qendrën e Sofjes për të kërkuar lëmoshë. Gjithçka që mbledh ia dhuron kishës. Tashmë i ka dhënë kishës “Shën Aleksandër Nevski” 50 mijë dollarë. Gazeta “Standard” thekson se ai e ka emocionuar edhe Papën Francisk, i cili a treguar historinë e tij në Facebook.

Gazeta "Standard” informon për një statistikë shqetësuese: “trutë” bullgarë që kthehen nga jashtë shtetit për të punuar në Bullgari janë nën 10 % prej atyre që po largohen. Çdo vit rreth 6 mijë të rinj bullgarë nisen për të mësuar jashtë shtetit.

Viti filloi me një seri të zezë vrasjesh dhe vetëvrasjesh“, shkruan gazeta “Telegraf”. Në një intervistë për gazetën psikiatri Veselin Gerev, komenton se shkaqet janë komplekse. Nga njëra anë tensioni që po shkallëzohet , ndërsa nga ana tjetër agresioni i madh i njerëzve dhe tensioni nga faktorët ekonomik, që po forcohen rreth festave.

Gazeta “Telegraf” njofton akoma, se hotelet tashmë i sigurojnë ballkonet e tyre kundër rënies së turistëve të dehur gjatë stinës së verës. Kjo bëhet me kërkesë të agjencive turistike angleze, që insistojnë parapetet të jenë së paku 10 cm më të larta nga standardet. Ata madje dërgojnë firma të specializuara, që të kontrollojnë a janë të siguruar ballkonet kundër kërcitjes së turistëve të dehur.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Manuell Savov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deljan Peevski

DPS nuk do të propozojë një qeveri me mandatin e dytë

DPS do të kthejë menjëherë mandatin e dytë për formimin e qeverisë. Këtë e deklaroi para gazetarëve bashkëkryetari i DPS-së Deljan Peevski. Ai shtoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. “Mandati i dytë nuk do të ndodhë, e shihni që nuk ka..

botuar më 24-07-04 5.32.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri: Bullgarisë nuk i bëhet presion për të ndryshuar qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i pandryshuar – vendi ynë kërkon që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë dhe ministër i punëve të jashtme, Dimitër Gllavçev, gjatë..

botuar më 24-07-04 3.50.MD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë

Në fillim të dëgjimit të tij në parlament, në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë për takimin e NATO-së në Uashington, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev theksoi se “nuk bëhet fjalë për dërgimin e trupave bullgare në Ukrainë”. Sipas Gllavçevit, kjo..

botuar më 24-07-04 1.16.MD