Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Ditën e premte shtypi alarmoi se disa ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Ligjit për buxhetin shtetëror qeveria ka filluar ndryshimin e tij. Gazeta “Sega” saktëson se shtatë ministri do të marrin afro 30 mln euro për financimin e shpenzimeve suplementare. Gazeta “Trud” na qetëson se prapëseprapë korrigjimet buxhetore janë publike dhe nuk miratohen si më parë fshehtazi, vetëm me nënshkrimin e ministrit të financave. Ndërkaq gazeta ka konstatuar se këshilltarët bashkiakë në mbarë Bullgarinë kanë ngritur pagat e tyre dy ose tri herë. Kjo u bë e mundur pasi një ligj për vetëqeverisjen lejoi që bashkiakët të marrin deri më 70 për qind të pagimit të kryetarit përkatës.

Gazeta “Standard” komenton kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit parlamentar të liderit të partisë nacionaliste “Ataka” Volen Siderov për shkak të sjelljes së tij arrogante në Aeroportin e Varnës. Në faqen e tij të parë gazeta njofton se në lojërat e fatit “Evrobet” në internet ka pengje lidhur me dilemën nëse vetë Volen Siderovi do të hiqet dorë nga imuniteti, apo jo.

Gazeta “Monitor” bën të ditur se shteti ka filluar një kontroll të madh mbi monopolet energjetike, në të cilin do të marrin pjesë Agjencia shtetërore “Sigurimi kombëtar” dhe Agjencia kombëtare për të ardhurat. Janë zbuluar shkelje serioze në Kompaninë Energjetike Kombëtare gjatë udhëheqjes së qeverisë së kaluar.

Gazeta “Sega” na informon se mjekët bullgarë janë me pagat më të ulëta në Evropë. Gazeta mbështetet tek një studim për pagat mesatare të mjekëve cituar nga Bashkimi i Mjekëve Bullgarë. Paga mesatare në Bullgari e mjekëve bullgarë është 296 euro në muaj, gjersa në Rumaninë fqinje paga e tyre mesatare është 523 euro. Paga më e madhe mesatare e mjekëve është në Luksemburg – 5 322 euro.

Mjegulla, që mbulon Bullgarinë gjatë disa javëve të fundit, e ka ndotur ajrin në pothuaj të gjitha qytetet më të mëdha, njofton para gazetës “Sega” një përfaqësues i lartë i Agjencisë Ekzekutive të Mjedisit. Ajri në Sofje është tetë herë më i ndotur nga norma e lejuar. Në rast mjegulle dritaret nuk duhet të hapen, na këshillon eksperti nga Akademia Ushtarake Mjekësore.

Në vendpushimet tona dimërore pistat nuk mjaftojnë, kurse lokalet janë plot e përplot njerëz, shkruan në një material të hollësishëm gazeta “Standard”. Fakti se dëbora është artificiale siç duket nuk i qetëson turistët, kryesisht anglezë dhe rusë. Në të njëjtën kohë pronarët e lokaleve konstatojnë xhiro më të larta, vë në dukje e përditshmja.

Gazeta “24 çasa” i kushton një artikull të madh Gjyshit Dobri, i njohur si “lypësi i shenjtë”, i cili grumbullon mjete për kishën. Sipas gazetës, gjyshi i ka dhuruar kishës 1 mln leva, nën formën e monedhave të vogla. Që të grumbullojë të gjitha këto stotinka, duke lypur para tempujve të kryeqytetit, deri në moshën 80 vjeçe Gjyshi Dobri ka kaluar me këmbë rreth 40 km që nga fshati i tij i lindjes Bajllovo deri në Sofje. Mirëpo para së përditshmes plaku thotë se tashmë nuk qëndron para tempullit “Aleksandër Nevski” dhe njerëzit thonë se vërtetë nuk e kanë parë atje pas Vitit të Ri.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sheshin Qendror të Plovdivit do të hapet një qytet i Krishtlindjeve

Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..

botuar më 25-11-27 5.40.PD

Parashikimi i motit për 27 nëntorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..

botuar më 25-11-26 7.35.MD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Moldavi / Facebook

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..

botuar më 25-11-26 5.52.MD