Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi “Viktoria” e Maja Vitkovës në programin e konkursit “Sundance”

Foto: arkiv personal

“Kinemaja është ëndrra ime dhe hobi për mua”, është kategorike regjizerja e re Maja Vitkova. Në Ditën e Kinematografisë Bullgare (13 janar) Ju takojmë me të. Shkaku është filmi i saj artistik debutim “Viktorja”. Ky është filmi i parë bullgar që është përfshirë në programin e garës të një prej festivaleve më prestigjioze për kinematografi të pavarur në botë “Sundance” në SHBA. Është zgjedhur midis 13 veprave. Fillon më 16 janar dhe do të vazhdojë 10 ditë, ndërsa shfaqja e parë e filmit “Viktoria” është më 19 janar në shtetin Juta. Për çmimin e madh do të garojnë 12 tituj nga vende të ndryshme të botës. Koprodhimi bullgaro-rumun do të prezantohet personalisht nga maja dhe artistet kryesore Irena Çiçkova, Kalina dhe Sarja Vitkov si një përfundim të bukur të një aventure që vazhdojë po thuaj 10 vjet.

“Vitin e kaluar treguam një promo 24 minutash të filmit menjëherë pasi e kishim xhiruar në seksionin “work in progres” të festivalit në Sarajevë që është vetëm për industrinë kinematografike dhe nuk është i hapur për publik – tregon Maja Vitkova. – Dhe që atëherë deri më sot nuk mund të them kush e ka parë dhe na ka rekomanduar për festivalin “Sundance”. Në praktikë ne kemi ftesë për pjesëmarrje nga viti i kaluar t’u dërgojmë film por ai nuk ishte gati. Sivjet ftesa i përsërit dhe ne përfunduam punën pas xhirimit të filmit “Viktoria” dhe iu dërguam.”

Kështu për të tretën herë Bullgaria është shënuar në programin e festivalit të Robërt Redford pas “Margarit dhe Margarita” të regjisorit Nikolaj Volev, i cili ka pasur shfaqje speciale gjatë vitit 1991 dhe “Omlet” që ishte përfshirë në konkursin për filma me metrazh të shkurtër. Gjithçka për Maja Vitkovën fillon shumë më herët – në moshën 12 vjeçare e ka parë filmin “Zemra e egër” të Dejvid Linçit dhe pastaj ka qenë e bindur se do që të bëhet regjisore. Qysh si studente në Akademia Teatrale fillon të punojë si asistent regjisore.

“Kinemaja është një medium i fortë – thotë Maja. – Pikërisht kjo është forca që më tërhoqi. Pra ke mesazh, histori të cilën ke dëshirë të tregosh dhe të arrish të bësh, t’i mund të ndikosh në mënyrë reale mbi fatin e njeriut të caktuar. Personalisht kinemaja mua më dha shumë – më bëri më të përqendruar më dha drejtimin dhe më tha objektivin, gjë që më bën shumë të lumtur.”

Në aspekt profesional shumë e rëndësishme ka qenë puna e saj si producent ekzekutiv gjatë vitit 2009 të filmit “Pjesa Lindore” të regjisorit Kamen Kalev – një vepër e fortë me mesazhet bashkëkohore. Ai ishte ftuar në Kan, fitoi shumë çmime në vende të ndryshme të botës. Një projekt të cilin ai e quan “shumë java pagjumë, sfidë të madhe dhe liri”. “Pjesa lindore” ishte një film shumë i rëndësishëm për mua dhe vazhdon që të jetë i tillë. Deri tani ka shumë krijues të huaj që lexojnë titullin, menjëherë kujtojnë për se bëhet fjala për regjisorin, për filmin. Në ekipin e tij janë miqtë e mi më të afërt. Unë jam e lumtur që pata mundësi të punojë për këtë film.”

Në biografinë e saj maja Vitkova ka katër filma me metrazh të shkurtër. Veprat e saj janë prezantuar në Toronto, Athina, Lubljana, Bukuresht, Ankara, Triest, Hamburg, Peru dhe Indi. Në vitin 2005 maja merr vendimin kategorik që të bëjë debutim në kinematografinë artistike. Shpejt e shkruar skenarin për filmin “Viktoria” – një film për jetën me shumë për të qeshur dhe për të qarë. Është xhiruar në vitin 2013 në katër vende. Tregon për një vajzë me të njëjtën emër që ka lindur në fund të komunizmit dhe është shpallur “foshnja e dekadës” sepse ka qenë pa kërthizë 155 minuta që tregojnë si ndryshimet politike në Bullgari vënë në provë marrëdhëniet e Viktoriës me nënën e saj Borjana e cila i ka dhënë vetës be të mos lind fëmijë deri sa shteti është nën regjim totalitar.

“I jam mirënjohëse këtij filmi sepse përveç kthimit prapa në kohën të femërisë sime, ai më dha një ekip e mrekullueshme me të cilin shpresoj të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen. Jam e qetë sepse nuk kam bërë kompromis në asnjë vend të filmit. Për mua është me rëndësi që edhe njerëzit me të cilët punoja për realizimin e filmit të ndjejnë po këtë qetësi.”

Premiera e filmit për Bullgarinë do të jetë gjatë shtatorit. Deri atje me besim se “fëmija bullgare” e radhës të artit të shtat do të fillojë të ecën vet.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD