Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Foto: arkiv

Disa firma bullgare konkurrojnë, që të marrin pjesë në ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, njofton në faqet e saj gazeta “Standard”. Holdingu Energjetik Bullgar nuk saktëson se cilët janë pjesëmarrësit në konkurs, por sipas gazetës konkurrojnë kryesisht konsorciume, të cilat kanë si firma të huaja, ashtu dhe firma bullgare. Javën e kaluar ministri i ekonomisë Dragomir Stojnev nënvizoi se “Rryma Jugore” është ndër prioritetet për vitin 2014.

Turoperatorët nuk e pranojnë idenë për ofrimin e detyrueshëm të ekskursioneve të lidhura me turizmin kulturor në pakot e tyre turistike. Këtë e ofron e majta nëpërmjet disa ndryshimeve në ligjin për turizmin. Ekskursionet e lidhura me trashëgiminë tonë historiko-kulturore mund të shtrenjtojnë seriozisht pakot tona turistike dhe kështu turistët e huaj të hiqen dorë nga vizita në Bullgari, deklaron para gazetës “Sega” drejtori i Institutit për analiza dhe vlerësime në turizëm Rumen Draganov. Inxhinieri Simeon Peshov – presidenti i “Glavbolgarstroj” dhe iniciatori i atraksionit turistik N 1 në Bullgari për vitin 2013 është i mendimit se Bullgaria duhet të shpresojë në të ardhmen te turizmi spa & wellness. Në një intervistë për gazetën “Standard” ai thotë se së pari duhet të përvetësohen fondet evropiane, që të zhvillohet ekonomia. Në Evropë ka një rregull, sipas të cilit po të mos absorbohen mjaftë mjete evropiane gjatë periudhës përkatëse programore, nuk livrohen mjete suplementare për periudhën e vijueshme programore, vë në dukje afaristi.

22 000 bullgarë emigrojnë çdo një vit, kurse popullsia jonë pakësohet  me nja tetë veta në një orë. Këto të dhëna të Qendrës së Politikës Demografike citohen nga gazeta “Monitor”. “Ne bullgarët po bëhemi gjithnjë e më pak dhe gjithnjë e më të varfër” – shkruan në përfundim gazeta. Nuk vëzhgohet një situatë tjetër e tillë në Evropë. Numri i popullsisë bullgare po ulet me 68 mijë veta në vit – komentojnë ekspertët. Çdo vit në hartën e Bullgarisë zhduket një qytet. Rreth 3000 fshatra do të zhduken nga harta e Bullgarisë gjatë 20 viteve në vijim, deklarojnë studiuesit. Sipas tendencës vendbanimet, në të cilat gjatë 2006-ës kanë pasur 1000-2000 veta, aktualisht janë me popullsi prej 200 vetash, shënon gazeta “Monitor”.

Mjekët bullgarë emigrojnë jo vetëm për pagat më të mira, por edhe sepse sistemi atje është më i mirë – komenton temën për emigrimin e specialistëve një prej kirurgëve më të autoritetshëm prof. Genço Naçev në një intervistë për gazetën “Monitor”. “Që të bëhet e qartë se kush prej mjekëve bullgarë sa punon, puna e tij duhet të vlerësohet dhe përkatësisht duhet të gjenden para për këtë. Mirëpo tani për tani para nuk ka” – deklaron profesori.

Shumica e gazetave në Bullgari shkruajnë për suksesin e radhës të tenistes Cvetana Pironkova. “Pironkova shënoi fitoren e saj të nëntë me radhe”, shkruan gazeta “Sega”. Cvetana Pironkova hyri në Kampionatin e Hapur të Australisë. Tenistja 26 vjeçare përballoi shumë lehtë raundin e parë në Melburn, duke mundur Silvia Soler-Espinosa nga Spanja vetëm për një orë e 17 minuta.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e kërcënuar me sanksione nga KE nëse nuk përshpejton miratimin e projekteve të energjisë së rinovueshme

Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..

botuar më 24-09-26 4.44.MD

Bullgaria ka pavijonin e saj në forumin botëror "Turizëm Ekspo Japoni"

Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..

botuar më 24-09-26 4.31.MD
Toshko Jordanov

Në leximin e parë deputetët hodhën poshtë ndryshimet që kanë të bëjnë me ndërrimin e gjinisë së fëmijëve

Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë"..

botuar më 24-09-26 2.04.MD