“Dëshirojmë që të jemi dera për investimet dhe prodhimet kineze në BE, por njëkohësish të jemi anëtar aktivi i bashkimit me kontribut për marrëdhëniet e mira BE-Kinë”. Me këto fjalë të presidentit Rosen Plevneliev mund të përgjithësohet vizita e tij në Pekin.
Kjo vizitë e nivelit më të lartë nuk ishte e rastit. Disa ditë para kësaj ministri ekonomik Dragomir Sotjnev filloi t’i tërheq përfaqësuesit tregtar nga Evropa dhe të hapen përfaqësi tregtare në Azi. Sipas ministrit detyra që tani e më tutje është eksporti të përqendrohet drejt shteteve me rritje ekonomike, ndërsa statistika tregon rritje të eksportit bullgar drejt Azisë me 5%. Analizatorët mbështetin këtë tezë me argumentin se tregu evropian është tejngopur dhe vështirë gjenden tregje për eksport të mallrave bullgare.
Në Pekin Rosen Plevnelievi u takua me kryetarin e shtetit të Kinës Xi Jinping. Në komunikatën e përbashkët pas bisedimeve u theksua se midis dy vendeve po vendosen marrëdhënie të partneritetit të gjithanshëm po thellohet besimi reciprok politik, ndërsa bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, investimeve, bujqësisë, kulturës dhe arsimit përcaktohet si frytshëm. Dhe akoma diçka: Bullgaria dhe Kina do të punojnë për zgjerimin e shkëmbimit tregtar dhe kanë synim gjatë pesë viteve të ardhshme të dyfishojnë.
Çfarë qëndron prapa këtyre formulimeve të thata në shikim të parë?
Midis projekteve konkrete janë ato të bashkëpunimit trepalësh Bullgari, Rumani dhe Kina me qëllim ndërtimin e urës dhe hidrocentralit në lumin Danub në rajonin e Nikopol – Turnomagurele si edhe ndërtimi i segmentit bullgar të autostradës “Deti i zi“. Një projekt tjetër në të cilin Kina mund të marrë pjesë është hapja e tunelit nën majën “Shipka”, i cili të lidh Bullgarinë Jugore me atë Veriore. Jo në vend të fundit është e mundësia që t’u ofrohen koncesione kompanive kineze në portet bullgare në lumin Danub dhe në Detin e zi.
Në kuadrin e vizitës Rosen Plevnelievi asistoi edhe në biznes forumin në Pekin ku morën pjesë mbi 300 përfaqësues të 150 firmave kineze dhe të 30 firmave bullgare në fushën e teknologjive informative, industrisë tekstile, turizmit, transportit, tregtisë dhe prodhimit të energjisë së ripërtëritshme. Në fjalën e tij udhëheqësi shtetëror bullgar theksoi se ka rritje të tendencave pozitive në bashkëpunimin dypalësh: shkëmbimi është rritur katër herë gjatë 10 viteve të fundit, ndërsa eksporti bullgar në vendin aziatik është dyfishuar në vitin 2012 në krahasim me vitin 2011.
Plevnelievi theksoi akoma se në Bullgari po përgatiten projekte për 21 zona të reja industriale dhe të teknologjisë së lartë dhe Bullgaria mund t’i ofrojë Kinës mundësi që të ndërtojë ndërmarrje të veta. Sipas tij më strategjike janë zona Bozhurishte dhe zona industriale dhe kargo aeroporti në Stara Zagora, sepse atje janë tre korridore evropiane.
Dhe në fund një gjë kureshtare. Kohët e fundit vihet interes tepër i madh ndër bullgarët për të mësuar gjuhën kineze i cili mësohet qysh në klasën e parë. Vetëm për dy vite numri i nxënësve që mësojnë gjuhën kineze është rritur 4 herë. Në fillim të vitit 2012 ata kanë qenë 425, ndërsa në fund të vitit të kaluar – 1649.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..