Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Foto: arkiv

Nën titullin “Kabineti konsideron si një lajm i mirë moszbatimin e të ardhurve për vitin 2013”, gazeta “Sega” informon, se minusi në thesarin shtetëror në fund të dhjetorit do të jetë afro 125 milion euro. Kryeministri Oresharski e konsideron këtë një lajm të mirë, sepse moszbatimi i të ardhurve buxhetore ishte tri herë më pak, sesa pritej në fillim të mandatit të qeverisë. Në një intervistë për po këtë gazetë deputeti socialist Rumen Geçev, ish zëvendës kryeministër në qeverinë e socialistit Zhan Videnov, mbron tezën, se në se treguesit e tanishëm makroekonomik të Bullgarisë do të ruhen edhe gjatë vitit 2015, ajo mund të bëjë provë të hyjë në zonën evropiane. Rumen Geçevi shpreh mendimin, se bullgarët më të pasur duhet të paguajnë tatime në përmasë 30 për qind, jo 10 për qind siç është tani. Ai thekson, se në qoftë se varet nga ai, do të mbyllë të gjitha zonat ofshore.

Gazeta “Monitor” e vë theksin mbi deklaratën e ministrit financiar Petër Çobanov, se rrogat e nëpunësve të sistemit të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të rriten me 5 për qind. Gazeta njofton për projektin e qeverisë për Kod të ri Penal, sipas të cilit, në se do të harxhojnë mjete shtetërore, ministrat, nëpunësit shtetërorë dhe magjistratët nuk do të gjobohen vetëm, por do të hidhen në gjyq.

Nën titullin “Kryetarët e bashkive do të betohen për besnikëri ndaj liderit socialist Stanishev”, gazeta “Standart” njofton, se në lidhje me dëshirën e shprehur nga ish presidenti Georgi Përvanov, lider i nismës ABV, të dalë në zgjedhjet evropiane gjatë muajit maj me një listë – alternative të partisë socialiste, një sërë kryetarësh të bashkive  nga partia socialiste, hoqën dorë nga udhëtimet e planifikuara deri në Sofje. Kjo për arsye, që të mos provokojnë dyshimin, se përkrahin këtë ide të ish presidentit Përvanov. Kryetarët e bashkive dhe deputetët e së majtës siguruan liderin e socialistëve Sergej Stanishev, se nuk do të punojnë për listën e nismës ABV.

Gazeta “24 çasa” njofton të dhëna policore, sipas të cilëve gjatë vitit 2013 krimet shtëpiake në Bullgari u ulën në mënyrë të ndjeshme. Megjithatë, mesatarisht për ditë kryheshin 165 vjedhje. Më shumë vjedhje u regjistruan në fshatrat e Bullgarisë Veriore. Për shkak të vjedhjeve të shumta, disa fshatra të kësaj krahine të vendit vendosën të organizojnë greva dhe insistojnë për takim me ministrin e brendshëm. Deri në fund të këtij muaji pritet të fillojë ndërtimi  i gardhës në kufirin me Turqinë, gjë që do të zvogëlojë numrin e hyrjeve ilegale në vend dhe do të orientojë emigrantët te pikat kufitare, shkruan gazeta “Trud”. Duke cituar ministrin ushtarak Angell Najdenov, gazeta thekson, se gardha do të zgjatet 30 kilometra dhe pritet të jetë gati deri në muajin prill.

“Gripi përhapet në Sofje dhe në 3 qytete të tjera; është vonë për vaksinim”, paralajmëron gazeta “24 çasa”. Me më se 280 të sëmurë për 10 mijë veta në rajonin e Sofjes duhet të shpallet epidemi të gripit, por kjo nuk bëhet, sepse akoma nuk ka mjaftë punëtorë dhe nxënës, që mungojnë.

Të ftohta të mëdha dhe dëborë deri në 10 ditët e afërta” – njofton në faqen e parë gazeta “Standart”. Moti i keq do të zgjatet deri në muajin mars. Sipas sinoptikëve, muaji janar do të përfundojë me temperatura minimale nga 10 deri në 12 gradë.

Gazeta “Trud” komenton, se tenistja më e mirë bullgare Cvetana Pironkova ishte mundur në Kampionatin e Hapur të Tenisit në Mellbërn për arsye të lodhjes së saj dhe traumës së këmbës së majtë. Sipas gazetës shkak për humbjen e saj nga australiania Samanta Stosër ishte edhe fuqia e rivales së saj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i asimit dhe shkencës Krasimir Vëllçev

Qytetarët organizojnë protestë kundër lëndës së detyrueshme "Fe" në shkollë

Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..

botuar më 25-04-25 4.11.MD
Ivan Demerxhiev

Ish-ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev akuzohet për keqmenaxhim

Prokuroria e Qytetit të Sofjes ka ngritur akuzë ndaj ish-ministrit të brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev për keqmenaxhim. Ky është një aneks i kontratës për ndërtimin e sistemit për dokumente të reja personale, të nënshkruar nga Demerxhiev në verën e..

botuar më 25-04-25 3.29.MD
Atanas Zaprjanov

Do të jemi të barabartë me aleatët tanë evropianë në NATO, tha ministri i mbrojtjes

Nëse ngadalësojmë dhe nuk e modernizojmë industrinë tonë, brenda 5-6 vitesh ajo do të jetë ekzotike për tregun evropian të armëve. Kjo është një sfidë e madhe, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në diskutimin "Haga 2025: horizonti para NATO-së..

botuar më 25-04-25 12.17.MD