Për Bullgarinë viti 2013 ishte politikisht mjaft dinamik dhe i paqëndrueshëm. Elita politike vazhdoi të degradojë. Po shembet kultura e pajtimit midis partive, gjë që mund të bllokojë shtetin. Këto janë vetëm pjesë e konkluzioneve në analizën e Institutit për studime politike dhe juridike nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar. Çfarë është situata një muaj më vonë? Për Radio Bullgarinë drejtori i tij profesor d-r Gerogi Karasimeonov komenton se për shkak të sjelljes së papranueshme të partisë nacionaliste “Ataka”, po e cila siguron kuorumin për drejtimin e PBS dhe LDL në Kuvendin popullor, nuk është e përjashtuar që qysh gjatë vitit 2014 , më herët ose më vonë, të zhvillohen zgjedhje parlamentare para afatit. Ndryshme viti 2013 ishte vit i protestave të karakterit më të ndryshëm, është kategorik politologu.
“Mund të thuhet se ka zgjim të shoqërisë civile dhe aktivizim i një pjese prej saj. Sidomos nga muajt e verës e këtej së paku në fazën fillestare kishin fenomene që flisnin për synimin e shoqërisë civile të mbajë nën tension klasën drejtuese me kërkesa për transparencë më të madhe, për fund të marrëveshjeve prapaskenës , për kontakte më të gjëra midis qytetarëve dhe qeveritarëve. Ky është një moment i ri në zhvillimin e lëvizjes shoqërore. Para këtyre protestave kishte edhe protesta gjatë dimrit, por ato ishin lidhur me kërkesa materiale me probleme të karakterit ekonomik. Por në të gjitha rastet edhe protestat gjatë dimrit edhe ato gjatë verës treguan se shtetasit bullgarë nuk do të jenë pasivë nuk do të qëndrojnë indiferentë dhe të shohin si bëhet politika. Ndërsa ata kërkojnë tashmë që të ushtojnë presion serioz në vendimmarrjet. Kjo ndoshta është më tipike për vitin e kaluar.”
Cilët janë faktorët vendimtarë për vitin 2014?
“Këto do të jenë zgjedhjet për Parlament evropian. Për Bullgarinë ato do të kenë rëndësinë edhe të një testim serioz për ndikimin dhe pozitat e partive politike bullgare në situatën tepër delikate të parlamentit bullgar në këtë moment me një mazhorancë të paqartë. Përveç kësaj në terren po shfaqen parti të reja dhe subjekte politike dhe ata duan të provojnë forcën e vet dhe ndikimin e vet në këto zgjedhje. Mund të tregohen edhe konfigurime të reja eventuale partiake dhe marrëveshje të reja koalicioni. Po kështu mund të ketë mundësi për radhitje të re të hapësirës politike me paraqitjen e partive të reja dhe zhdukjen e partive të vjetra> Këto zgjedhje do të tregojnë a do të ketë ose jo zgjedhje parlamentare para afatit, pra ato do të jenë testim për koalicionin qeverisës a duhet ose jo të marrë përsipër riskun për zgjedhje para afatit. Ky është mendimi im sidomos tani në sfondin e asaj që ndodhet me partinë nacionaliste “Ataka”.
Gjatë vitit 2013 nga skena politike u larguan disa lojtar kryesor nga periudha e tranzicionit si Ahmed Dogan ( LDL) Ivan Kostov (LBL) A është kalim te klasa e re politike kjo?
“25 vjet nga fillimi demokratizimit në Bullgari është normale që politikanët që ishin lidhur me fillimin e këtij procesi me hapat e parë të lodhen të shteren politikisht dhe të tërhiqen. Ky është një vendim fare i natyrshëm për secili i cili ka qenë i angazhuar në vazhdim të dekadave me procesin politik bullgar. Unë mendoj se ndikimi i tyre gradualisht do të pakësohet. Doemos ndikimi i Ahmet Doganit është shumë i fortë në Lëvizjen për të drejta dhe liri, që është një parti shumë e centralizuar. Ai do të vazhdojë të ketë fjalën vendimtare sidomos në vendimmarrjet e rëndësishme të kësaj partie. Por në fakt vihet re kalim te një klase të re politike. Shohim figura të reja në Bllokun reformator që po krijohet, brez të ri edhe në partitë e tjera. Po shfaqen parti të reja me figura të reja. Ky vit do të jetë tipik për këtë proces:”
A prisni stabilizim në plan të brendshëm?
“Në plan të brendshëm politik si do të zhvillohen gjërat, siç theksova më lartë do të varet nga zgjedhjet për Parlament evropian. Por edhe nga situata ekonomike. Në se do të ketë zgjedhje të reja parlamentare, kjo pa tjetër do të thotë periudhë të mungesës së stabilitetit. Periudha e qeverisë teknike dhe fushatë paraelektorale, që do të jetë shumë konfrontuake. Pra pyetja kryesore është: Vallë zgjedhjet për parlament evropian dhe do të shtoja edhe sjellja e partisë nacionaliste ”Ataka” dhe të partive të tjera politike a do të stimulojnë ose jo paqëndrueshmërinë, ose do të arrihet në një situatë më stabile. Unë personalisht mendoj se kështu si po zhvillohen gjërat në fillim të vitit nuk mund të përjashtohen zgjedhjet parlamentare para afatit, Ndërsa kjo do të thotë element i paqëndrueshmërisë në situatë.”
Në plan të jashtëm politik në kushtet e “ pretendimeve” territoriale të disa prej fqinjëve të Bullgarisë në Ballkan, a ka diçka shqetësuese?
“ Unë personalisht mendoj se si anëtare të NATO-s dhe të BE-së Bullgaria nuk duhet të shqetësohet. Shumë shpesh pretendime të tilla të shteteve fqinje lidhen me probleme të tyre të brendshme politike. Edhe në Turqi ka probleme serioze dhe në Rumani ka tension të brendshëm. Ka edhe probleme ekonomike . Dhe forcat nacionaliste kohë pas kohe i shpallin pretendimet e tyre. Ky është një proces që vihet re gjatë dekadave të fundit. Dhe jo vetëm në periudhën e demokratizimit. Unë personalisht mendoj se Bullgaria duhet të reagojë qetë më tepër të mos i nënshtrohet provokimit. Bullgaria duhet të vazhdojë të jetë faktor i qetësisë dhe stabilitetit në rajon. Dhe si anëtar i BE-së dhe i NATO-s duhet të jetë” kundër “ tezave që po dëgjohen nga disa vende fqinje dhe nga parti të caktuara nacionaliste. Pra në plan gjeopolitik nuk do të shkelen kufijtë Kështu që nuk pres që vendi ynë të jetë viktimë e pretendimeve të tilla që janë kthyer në politikë reale.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..