“Mrekullia jonë”, “shpëtimi ynë”, “një i ri i mrekullueshëm”. Kështu banorët e qytezave malore Dobrinishte dhe Jakoruda, si dhe të fshatrave përreth përshkruajnë 19-vjeçarin Kristian Vaklinov. Ky i fundit u bë hero në syrin e banorëve për shkak të luftës së tij kundër institucioneve. 2 vjet me radhë i riu provonte ta rikthente në binarët e hekurudhës terni Dobrinishte-Jakorudа, i cili udhëton natën. Vetë Kristian nuk mendon se ka bërë heroizëm. Për veten e tij thotë se është një djalë modest nga qyteti Pazarxhik, i cili përpiqet të ndryshojë gjërat drejt së mirës. Nuk e fsheh kënaqësinë për këtë se ka arritur t’i ndihmojë vendasit. Vepra e tij u komentua nga mediat në vend pikërisht sepse shumë pak nga të rinjtë do të mbronin interesin publik pa pasur interes personal. Vepra e tij tërhoqi vëmendjen e gazetarëve sepse shumë pak janë rastet ku personi fizik ka fituar kundër institucioneve.
Ka gjashtë vjet që Kristian Vaklinov së bashku me familjen e tij banon në Sofje. Ka mbaruar Gjimnazin Spanjoll dhe aktualisht është student i vitit të parë në Universitetin Ekonomik. Studion financa, llogaritje dhe kontroll. Pohon se është regjistruar në këtë degë, sepse ajo është serioze dhe jep më shumë mundësi për të gjetur punë, po ashtu sepse i pëlqen matematika. Pse Kristian Vaklinov ka përqafuar kauzën e trenit, e mësojmë nga vetë ai.
“Dy vjetët e fundit binarët e hekurudhës u bënë hobi im – t’i fotografoj ato dhe të udhëtoj me tren. Herë pas here njihesha me njerëz të ndryshëm – zyrtarë, shefa, vendas e turistë. Kështu mora vesh për problemet e banorëve në këtë rajon. Në fund të 2011-ës treni që po udhëtonte natës në itinerarin Dobrinishte-Bansko-Razllog-Jakoruda-Velingrad-Septemvri u pezullua nga funksionimi. Dhjetëra njerëz u larguan nga puna, disa të tjerë filluan të flinin në stacionet e trenit ose të blinin automjete personale. Secili ka shpëtuar veten ashtu siç ka mundur. Me këtë tren udhëtonin shumë njerëz nga fshatrat përreth. Herët në mëngjes ata niseshin për në Jakoruda dhe Bansko ku punonin, dhe në mbrëmje ktheheshin në shtëpi. Një ditë gjatë vitit 2012 vendosa të bëja një anketë mes pasagjerëve të itinerarit. Më ndihmuan disa bashkënxënës të mitë. Transporti hekurudhor është me rëndësi shoqërore, sidomos në këtë rajon. Nuk ka rrugë të shtruar për t’u shkuar në disa vendbanime dhe njerëzit kanë nevojë për transportin hekurudhor. Pavarësisht stinës, banorët ecin kilometra në këmbë për të mbërritur ndonjë stacion. Dimrit qarkullimi i automjeteve është i vështirësuar. Autobusët udhëtojnë rrallëherë dhe çmimi i biletave është dy herë më i shtrenjtë se çmimi i trenit.”
Këtë çështje i riu e ka drejtuar tek institucionet përgjegjëse, por pa rezultat. Vitit të kaluar kur u ndërrua pushteti në Bullgari Kristian Vaklinov ia dërgoi një letër kryeministrit Pllamen Oresharski, ku ka hedhur argumentet e tij sociale dhe ka bashkëngjitur firmat e vendasve. Në dhjetor 2013-ës treni është përfshirë në orarin e Hekurudhës Bullgare. Distanca në mes të binarëve në linjën Dobrinishte-Septemvri është shumë e shkurtër dhe kjo linjë është e vetme për nga lloji i saj në Bullgari. Itinerari kalon përmes peizazheve piktoreske dhe i riu sheh mundësi fitimprurëse në të.
“Linja Dobrinishte-Septemvri është pasuri kombëtare, i bindur është Kristian. – Ajo lidh rrafshinën e Trakisë së Sipërme me tri malet Rodope, Rilë dhe Pirin. Itinerari kalon përmes vendbanimeve Velingrad dhe Bansko, të cilat kanë fituar famën e kryeqyteteve të turizmit spa dhe të skijimit në Ballkan. Në mes të itinerarit gjendet një nga burimet më të nxehta minerale në Ballkan në afërsi të fshatit Varvara. Brenda 5 orëve kalohen 125 km dhe përjetimi ia vlen.”
Kristian Vaklinov thotë se e do Bullgarinë dhe shpreson se do të realizohet këtu. “Besoj se vendi im është në Bullgari. Kam lindur këtu dhe kam për detyrë të punoj në vendlindje. Sepse po të largohemi të gjithë, nuk do të mbetet gjë pas neve”, është i mendimit i riu 19-vjeçar.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..