“Për herë të parë këngën “Çupa e vogël” e incizuam para 18 vjetëve në diskun “FolkArt Neli”, kujton solistja. – Të gjitha aranzhimet në të janë për orkestër të vogël popullore. I bëri bashkëshorti im Georgi Andreev, dirigjent i parë i Ansamblit “Filip Kutev”. Më pas kënga u përdor në një nga spektaklet e koreografes Nesha Robeva. Georgi Andreev e aranzhoi këngën për orkestër simfonike dhe e incizuam atë në Radion Kombëtare Bullgare. Pastaj kompozitori Georgi Genov e përshtati “Çupën e vogël” për interpretim koral. Ky variant e hodhëm në internet dhe pati shumë klikime dhe komente. Bile një ekip japonezësh erdhi në Bullgari dhe bëri video-incizim tjetër.”
Autorët e filmit amerikan kanë gjetur të gjitha variantet e “Çupës së vogël”, e cila është ndër këngët më të dëgjuara në hapësirën virtuale në mbarë botën, përfshiu në Japoni. “Çupa e vogël” ishte përfshirë në programin e në një turi në “Tokën e Lindjes së Diellit”. Bile grupi i famshëm i rokut “Red Hot Chili Peppers” u bë adhurues i këngës bullgare. Muzikantët e grupit amerikan e kishin ftuar Neli Andreevën pas koncertit të tyre në Sofje. Më vonë një kompani anglezo-amerikane ka kërkuar të regjistrojë “Çupën e vogël” në filmin “Hummingbird”.
Georgi Andreev shpjegon se ekipi i filmit ka qenë korrekt me ta dhe shton: “Një vit pasi filmi u bë fakt, interesi u rizgjua. Ndoshta sepse në kinematë bullgare ai tani projektohet. Është mirë se ky lloj muzike gjithmonë është aktuale.”
Autorët dhe interpretuesit e “Çupës së vogël” punojnë çdo ditë së bashku, duke përgatitur projekte të reja. Para një muaji Neli Andreeva incizoi një këngë në duet me këngëtarin e xhazit Vasill Petrov. Bashkëshorti i tij tashmë është gati me veprën e tij më të re “Lot trëndafili” për ansambël të vogël instrumental, kor miks dhe kor popullor. Gjatë muajit maj të këtij viti “Lot trëndafili” do të interpretohet së bashku me një kor nga Arizona e Jugut dhe pas kësaj do të paraqitet në një koncert në Stamboll.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..