Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi Vokal i Fëmijëve “Srebërni Zvançeta” – një traditë pesëdhjetë vjeçare

Foto: arkiv personal

Grupet vokale edukojnë te fëmijët dashuri ndaj artit muzikor, disiplinë dhe krijojnë miqësi për mbarë jetën. Qindra janë grupet vokale të fëmijëve në Bullgari. Mirëpo, kur para 50 vitesh një popullaritet kishin koret, Grupi Vokal i Fëmijëve “Srebërni Zvënçeta” ishte një fenomen i rrallë. Themeluese dhe udhëheqëse artistike edhe më sot është Angelina Mileva.

Ideja lindi në vitin 1963 në qytetin Kjustendill. Qindra janë këngëtarët e rinj, që brenda periudhës së ekzistencës formuan dashurinë e tyre ndaj muzikës pikërisht në këtë formacion. Në repertorin e grupit ka qindra këngë, të cilët fëmijët i prezantojnë në skenë në mënyrë artistike me valle, gëzim dhe hare. Kështu me shfaqjet e tij grupi vuri fillimin e një stili të ri në prezantimin e këngës moderne fëmijësh.

“Në formacion këndojnë më se 80 fëmijë të ndarë në tri grupe – tregon udhëheqësja artistike Julija Nedeva. – Më të vegjlit janë në moshë parashkollore, pas kësaj janë fëmijët deri në klasën e katërt. Gjatë vitit 2013 ata fituan një sërë çmimesh të konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare. Më të mëdhenjtë janë pjesë e grupit të koncerteve. Ata janë edhe solistët e formacionit. Dituritë muzikore që grumbullojnë fëmijët te ne, krijojnë mundësi, që ata të vazhdojnë të merren me muzikë edhe në të ardhmen.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD