Guri Beroni sjell gëzim, mjekon sëmundje, tërheq miq dhe lind shpresa. Besohet se ai posedon forcë magjike. Ky nuk është një gur fizik, por është simboli i fushatës “Sa kushton të ndryshosh botën” të Forumit Bullgar të Dhurimeve. Emri Beron ka të bëjë me imazhin e rilindësit Petër Beron mbi letrën bullgare prej 10 levash. Fushata ka për qëllim dhurimin e 10 levave (me vlerë të përafërt 5 euro) brenda një periudhe të caktuar. Partner mediatik është Radioja Kombëtare Bullgare.
“Për qëllim e kemi të inkurajojmë 100 mijë veta që të dhurojnë nga 10 leva çdo muaj – tregon znj. Borjana Kirillova. – Për një vit mblidhet 12 mln leva (rreth 6 mln euro). Kjo shumë do të ndryshonte botën dhe fatin e shumë njerëzve. Sa kushton në fakt, ndryshimi i botës – vetëm 10 leva. Çdokush nga ne harxhon në muaj së paku nga 10 leva për gjëra të panevojshme dhe të padobishme. Pse jo t’i bashkohemi fushatës dhe të dhurojmë 10 leva për njerëzit në nevojë dhe për ide të mira.”
Kur njeriu është i vendosur të dhurojë shuma të vogla, është normal t’ia bëjë vetes pyetjen çfarë do të ndryshojë?
“Po të lihen anash nga 10 leva çdo muaj, këta bëjnë 120 leva në vit (60 euro). Kaq kushton p.sh. vizita profilaktike te mjeku e njerëzve në gjendje të prekshme ose 20 fidanë të mbjellë të cilët mjaftojnë për një pyll të vogël. Dhurim i tillë mbulon vizitën gjashtëmujore te terapisti i të folurit, ose mjafton për t’u shtypur materialet e një ekspozite. Këta shembuj janë nga fusha të ndryshme, pavarësisht a bëhet fjalë për ndihmë sociale ose mbështetje të artit. Në fakt 120 leva nuk është fare shumë e vogël.”
Sajti i fushatës “Sa kushton të ndryshosh botën” është stanidaritel.com. Kur ta hapni atë, zgjidhni një regjion të Bullgarisë dhe fushën në të cilën dëshironi të bëni dhurimin – ekologji, fëmijë në nevojë, kulturë, arsim etj. Ka disa variante të dhurimit – me anë të një mesazhi nga celulari juaj, me kartelë bankare e disa të tjera. Po të doni t’i telefononi Forumit Bullgar të Dhurimeve, shtypni 00359 2 951 59 78.
Znj. Kirillova sqaron se, pasi të keni zgjedhur fushën e dhurimit, ekipi i fushatës do të përpilojë një plan individual ku ka nevojë të hidhet rregullisht nga 10 leva ose më shumë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70..
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025..