Po ngrihet një valë e re protestash në mbrojtje të Pakut Natyror “Stranxha” për shkak të kthesës së radhës në sagën gjyqësore kundër Planit të përgjithshëm urban të Bashkisë Carevo, që përfshin pjesë të madhe nga territori i mbrojtur natyror. Saga me këtë çështje gjyqësore me padi nga tri organizata ekologjike, tashmë po vazhdon 6 vjet. Ndërsa shumë e gjatë është beteja e mbrojtësve të vendeve të virgjëra të natyrës në bregdetin jugor kundër depërtimit të betonit. Ajo kaloi përmes mjaft momenteve dramatike si anulimi i kërkuar nga kryebashkiaku i Bashkisë Carevo i vetë urdhrit për krijimin e Parkut Natyror “Stranxha”, lëshuar në vitin 1995. Me rastin merret edhe Komisioni Evropian sipas ankimit të organizatave të gjelbra.
Parku natyror, që përfshin pjesën më juglindore të Bullgarisë malin Stranxha, është territori më i madh i mbrojtur në vend. Zë afro 20% prej sipërfaqes së përgjithshme të objekteve natyrore me regjim të mbrojtur. Ai përfshin rezervatin më të vjetër natyror “Silkosija”, shpallur si i tillë në vitin 1933. Mbi malin Stranxha kalon rruga e dytë për na madhësia e fluturimit të zogjve në Evropë – vija “Pontika”. Gjatë këtij mali me forma të rrumbullakuara rrjedhin dy prej lumenjve më të pastra në Bullgari – Veleka dhe Rezovka. Mali Stranxha është një prej pak vendeve, ku mund të shihen pyje shekullore ahu. Ndërsa ndikimi mesdhetar klimatik ndihet më fortë në fund të pranverës ku toka zbukurohet nga lulet e mëdha me ngjyrë vjollce të Rododenderit (Rhododendron Ponticum) që shihet vetëm në malin Stranxha. Në Evropë kjo bimë haset te ne dhe në Kaukaz. Është e pasur edhe bota e kafshëve, është përfaqësuar nga 262 lloj shpendësh dhe 54 lloj gjitarësh.
Regjimi i kufizuar për hyrje në këtë zonë kufitare në të kaluarën ishte shans për pasurinë natyrore të Stanxhës. Por për fat të keq, parku arrin në bregun e Detit të Zi, gjë që shkakton apetite për urbanizim.
Më 28 janar në katër qytete të mëdha të vendit (Sofje, Plovdiv, Burgas dhe Ruse) kishte marshime të protestës të mbrojtësve të natyrës kundër vendimit të Gjykatës së Lartë Administrative që e shpall planin e përgjithshëm të urbanizimit të Bashkisë Carevo konform ligjit. Mendimi i mbrojtësve të natyrës është se ky plan nuk mund të realizohet pa pasur vlerësim për ndikimin mbi mjedisin. Gjatë vitit 2009 ish-ministrja e mjedisit Nona Karaxhova tërhoqi vlerësimin e bërë pozitiv të planit të përgjithshëm të urbanizimit të Bashkisë Carevo si jo objektiv. Organizatat e gjelbra dhe Ministria e Mjedisit hynë në çështje juridike delikate për këtë a tërheqja e vlerësimit pozitiv e bën të pavlefshëm planin e urbanizimit apo jo.
Manovrat jo të drejtpërdrejta për mundësitë e reja të ndërtimit të bregut të Stranxhës filluan nga larg. Ish-kryebashkiaku i Carevos, i njohur me provat e tij të fshirjes së statusit të mbrojtur të Stranxhës, u emërua shef i Pylltarisë Shtetërore aty. Hapi tjetër ishte vendimi i Gjykatës së Lartë Administrative për revokimin e dënimit nga instanca më e ulët të planit të përgjithshëm të urbanizimit të Bashkisë Carevo. Menjëherë pas kësaj, Stefan Zllatarov, drejtor për një kohë të gjatë i Parkut Natyror “Stranxha”, u rekomandua të largohet nga posti. Z. Zllatarov vazhdimisht i kundërshtonte provat për ndërtimin në masë të kësaj zone të Detit të Zi. Kështu u hap rruga e avancimit të ekskavatorëve.
Gjëja më shqetësuese në këtë situatë për mendimin e mbrojtësve të natyrës, është se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë Administrative krijon një precedent për hyrjen në fuqi të planeve të urbanizimit në territore pa u vlerësuar ndikimi mbi mjedisin.
Parimisht, Gjykata tha se, plani i përgjigjshim i urbanizimit të Carevos në të vërtetë nuk ka vlerësim për ndikimin mbi mjedisin, por sepse këto plane në përgjithësi nuk mund të ankohen në gjykatë, vijon se kur të miratohen një herë, mbeten në fuqi.
“Është me shumë rëndësi që bashkitë në Bullgari të disponojnë plane të përgjithshme të urbanizimit, sepse vetëm atëherë do të dihet se çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet në bashkinë e dhënë, dhe do të respektohet një lloj rregullash”, deklaroi ministrja e mjedisit Iskra Mihajllova. Përgjigje indirekte e pyetjes pse nuk aplikohet rregulli për ankim të planeve të urbanizimit në gjykatë, është se kjo do të ngadalësonte dhe do të vështirësonte procesin. Mirëpo, në rast se këto plane të urbanizimit të cilat caktojnë rregullat janë aq të rëndësishme, pse ende Ministria e Mjedisit nuk e ka miratuar planin e urbanizimit të Parkut Natyror “Stranxha”, i cli plan është përpiluar para 8 vjetëve. A është e rastit se nga të gjitha parqet në Bullgari vetëm “Stranxha” është pa plan urbanizimi?
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: strandja.bg
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..