Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Foto: arkiv

GERB do të parashtrojë mocionin e tretë të mosbesimit kundër kabinetit “Oresharski”, vë në dukje gazeta “Trud”. Kjo është tema kryesore edhe në gazetat e tjera. Shkasi për këtë janë problemet lidhur me sigurinë kombëtare, refugjatët dhe përgjimin. Këtë e shpalli ish kryeministri Bojko Borisov në Parlament. Lideri i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Ljutvi Mestan, partner i pushtetarëve, e konsideron votën si një konspiracion i brendshëm, kurse lideri i Partisë Socialiste Bullgare Sergej Stanishev shënon se gjatë udhëheqjes së Borisovit ka pasur një sistem për përgjimin e paligjshëm, represione kundër biznesit dhe shkelje të sigurisë. Me rastin e mocionit të pritur të mosbesimit kundër pushtetarëve për shkak të problemeve në sigurinë e brendshme gazeta “Sega” thekson si një problem kryesor të vendit refugjatët sirianë.

Tema për referendumin e ofruar nga presidenti Rosen Plevneliev komentohet nga të gjitha të përditshmet. Zgjedhjet evropiane më 25 maj të këtij viti, të ketë referendum “pro” ose “kundër” votimit të detyrueshëm, vota mazhoritare dhe votimi në mënyrë elektronike – kështu gazeta “Standard” paraqet fjalimin e presidentit para kombit. Sipas ligjit presidenti ka të drejtën e ofrimit të referendumit, por Kuvendi Popullor duhet ta inkurajojë. Sipas publikimeve reaksionet e pushtetarëve nga Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri janë një shenjë e qartë se Parlamenti mund të mos miratojë idenë e Rosen Plevnelievit.

Bullgaria do të ketë qeverisje elektronike në një nivel të mesëm sipas parimeve të BE-së që në vitin 2020”. Kështu gazeta “Sega” komenton temën kryesore për reformën e prapambetur në administratë. Nga titulli bëhet e qartë se kabineti “Oresharski” ka refuzuar qeverisjen elektronike që për vitin 2020. Aktualisht vetëm 80 dikastere shtetërore ofrojnë shërbime elektronike, 482 dikasteret e tjera ende janë në shekullin e kaluar, sqaron zateta “Standard”. Në një dokument të posaçëm shënohet se ministritë, agjencitë dhe bashkitë do të vazhdojnë të punojnë me letër shumë vite në të ardhmen dhe nuk do të mund të këmbejnë njeri tjetrin të dhënat online.

Bullgaria është një kampion i vërtetë në shkrimin e strategjive në BE. Përfundimi është i zëvendëskryeministres ekonomike Daniella Bobeva, cituar nga gazetat e sotme. Një pjesë e madhe e strategjive nuk kanë aspak efekt dhe kjo i detyrohet faktit se nuk kanë mbështejte financiare, bëhet e qartë nga gazeta “Trud”. Që të mos grumbullohen vëllime të mëdha raportesh në të ardhmen, kryeministri Pllamen Oresharski u ka thënë ministrave se këtej e tutje duhet të shkruhen më shumë plane veprimi sesa strategji, thuhet në publikimin në fjalë, që mbështetet tek fjalët e ministres Bobeva.

Gazeta “Standard” njofton se skuadra bullgar e futbollit “Lludogorec” ka fituar kundër skuadrës polake “Gurnik” në ndeshjen e fundit të kontrollit. Ndërkaq, gazeta “Monitor" informon për gjendjen shëndetësore të tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov. Ai ka një traumë, e cila do ta vështirësojë sukseset e tij këtë stinë. Për shkaqe shëndetësore Grigor Dimitrov nuk do të mund të luajë në turneun ATP në Zagreb.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

GERB nuk do të mbështesë projektbuxhetin për vitin 2025

GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..

botuar më 24-12-19 11.36.PD

Rasti me delet në Velingrad është ndër temat e seancës së sotme parlamentare

Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеэе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..

botuar më 24-12-19 10.22.PD

Mundësia e fundit për nominime për Kryetarin e Gjykatës së Lartë Administrative

Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..

botuar më 24-12-19 9.09.PD