Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivajllo Dinev: “Idealizmi është vesi i rinisë”

БНР Новини
“Kjo nuk është protestë, por është proces i tërë”, kujton Ivajllo nga “Studentët që zgjohen herët”.
Foto: arkiv personal

Ai është fëmija e tranzicionit, student me shpirt rebel. Ka lindur më 1989, pikërisht kur në Bullgari u rrëzua regjimi i komunizmit dhe shteti u nis në rrugën e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut. Ky është Ivajllo Dinev. Emri i tij u popullarizua muajt e fundit të 2013-ës si motor i “Studentëve që zgjohen herët”. Gjatë tetorit këta të fundit okupuan një nga sallat e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” me kërkesë dorëheqjen e qeverisë së Pllamen Oresharskit.

Për veten e tij Ivajllo Dinev pohon se vepron sipas asaj që e ke besuar me zemër. Brenda vetes zbulon dy lloje rebelimi: “Rebelim i parë është kundër asaj që ka ndodhur dhe unë nuk pajtohem me të – sqaron i riu. – Rebelimi tjetër ka të bëjë me ndonjë gjë të re të cilën dua të krijoj. Okupimi i sallës së ligjërimeve ishte më tepër rebelim-reagim, d.m.th. kundër ndodhisë në shtet. Ia thamë vetes: “S’bëhet kështu”, “Mjaft”. Para dy vjetëve e mora përsipër idenë për hapjen e bibliotekës 24-orë në universitet. Në vazhdim të disa javësh bindja administratën dhe kolegët. E zgjatëm orarin e dy bibliotekave të Universitetit të Sofjes dhe u punësuan disa studentë.”

Ivajllo thotë se okupimi i sallës universitare nuk ka plotësuar qëllimin e caktuar. “Nuk arritëm ta rrëzojmë kabinetin. Për këtë qëllim duhet të bashkohen grupe të ndryshme shoqërore”, mendon i riu, duke besuar se një bashkim i tillë mund të ndodhë. Mirëpo, okupimi arriti ndryshim në plan afatgjatë, duke ua caktuar studentëve rol të veçantë social.

“Pasi “Studentët që zgjohen herët” dolën në pah, çdo forcë politike shqetësohet se rreth këtyre studentëve mund të bashkohen ata njerëz të cilët vitet e fundit nuk kanë dashur të votonin. Studimet e muajve të fundit treguan se idetë tona parapëlqehen kryesisht nga të rinjtë. Ne ua dhamë politikanëve një shembull të mirë se si vetë organizohet rinia dhe se pikërisht rinia do të hidhet në protestë po të nisen politikanët në rrugën e gabuar. Ndikimi i të rinjve mbi zgjedhjet e pushtetarëve është gjë normale në vendet e Perëndimit. Tash është normale edhe në Bullgari”, thotë Ivajllo Dinev.

I riu është i mendimit se sapo do të organizohen protesta dhe nisma të ndryshme shoqërore. “Studentët që zgjohen herët” do të kthehen në një organizatë tjetër së cilës do t’i bashkohen dhe pedagogët në universitet. “Nuk është e rastit se thërrisnim: Kjo nuk është protestë, por është proces i tërë – kujton Ivajllo. – Nuk jam optimist për vitin tjetër, as për zgjedhjet e vijueshme, megjithatë dua zgjedhje të reja. I shoh gjërat në realitet dhe e di se spektri politik në Bullgari është i diletantit. Ka njerëz që nuk duhet të shfaqen bile në televizor. Për fat të keq pikërisht ata nisin të bëjnë karrierë në politikë. Mendoj se pas 15 vjetëve njerëzit të cilët u hodhën në protestë vitin e kaluar do të bëhen motori kryesor i kundërshtimit politik. Aktualisht jemi motor i shoqërisë civile por pas 15 vjetëve kur jemi në moshën 35-40 vjeçare do të bëhemi njerëzit të cilët do ta caktojnë drejtimin e zhvillimit të shoqërisë dhe të ekonomisë. Ka njerëz të rinj me aftësi të mëdha dhe rrezik të mos ikin jashtë vendit para këtyre 15 vjetëve. “Studentët që zgjohen herët” u japin shembull të rinjve të tjerë se ka përse të luftojmë në Bullgari, për një të ardhme më të mirë.”

Ivajllo Dinev ka mbaruar studimet bachelor në degën “E kaluara dhe e ardhmja e Evropës Juglindore”. Aktualisht ndjek studimet master në degën e antropologjisë kulturore, gjithashtu në Universitetin e Sofjes. Shkruan poezi, tregime dhe kujtime udhëtimesh. Ka merituar disa çmime të konkurseve të letërsisë.

“Njeriu i penës nuk mund të rri anësh – thotë i Ivajllo. – Ai duhet të shkruajë ashtu që idetë e tij të kuptohen nga të tjerët. Ne jemi idealistë, ky është vesi i rinisë. Më mirë në moshë të re të besojmë në të pamundurën, sepse me kalimin e viteve do të bëhemi gjithnjë e më shumë racionalistë dhe pragmatikë. Adhuroj figurat publike, të cilat kanë folur për humanizmin. I tillë ishte Vaclav Havel.”

Në të cilën rrugë do të nisesh pas universitetit?

“Para okupimit desha të mbaroj fakultetin dhe të jap mësime në shkollë, të merrem me shkencë, të bëj hulumtime në fushën e antropologjisë, të udhëtoj rreth e rrotull Ballkanit dhe të flas me njerëzit, të studiojë të kaluarën dhe të ardhmen e tyre – përgjigjet Ivajllo. – Besoj se me gjëra të këtilla do të merrem. Në lidhje me okupimin shumë njerëz ia bënë vetes pyetjen: “A do të gjendet dikush nga këta studentë i cili do të merret me politikë? Pasi mendojnë se atë që e bëjnë politikanët është e parregullt, le ata të hynë në politikë dhe t’i rregullojnë gjërat”. Për mua është më e rëndësishme që të vazhdojmë të realizohemi profesionalisht dhe kur të shohin ndonjë parregullsi të reagojmë qoftë në mënyrë individuale, qoftë të bashkuar, të jemi ai pushtet jashtë politikës, pra pushteti i qytetarëve dhe jo i oligarkisë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD