Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Foto: arkiv

Tema kryesore në shtypin e sotëm është raporti i parë i publikuar për korrupsionin në të gjitha 28 vendet anëtare të BE-së, përfshi këtu dhe Bullgarinë, pasi Komisioni Evropian aplikoi një mekanizëm të përbashkët për kontrollimin e kësaj praktike. “Bullgaria do të jetë nën monitorim të dyfishtë për korrupsionin”, bën të ditur në faqen e parë gazeta “Sega”. U plotësua dëshira e qeverive të fundit në Bullgari, të cilat ishin të pakënaqur se vetëm shteti ynë dhe Rumania ndodhen nën këtë monitorim poshtërues dhe ngulnin këmbë për t’u parë se çfarë është gjendja edhe në shtetet e tjera. Mirëpo nuk u justifikuan shpresat e tyre se mekanizmi i ri do të anulojë Mekanizmin në veprim për bashkëpunim dhe verifikim, mekanizëm ky i cili u krijua posaçërisht për Bullgarinë dhe Rumaninë më 1 janar 2007, kur të dyja vendet u aderuan në bashkim, shkruhet në artikull. Raporti i ri evropian paraqet fakte edhe më pesimiste sa u përket praktikave të këqija te ne, shkruhet në fund të artikullit. “Brukseli: Jeni duke luftuar kundër korrupsionit në mënyrë formale” – ky është titulli i gazetës “Trud”. E përditshmja shënon disa prej rekomandimeve në raport, ndër të cilat janë kriteret e qarta për ndershmëri për magjistratët, miratimi i kodit etik të deputetëve, mbrojtja e institucioneve nga ndikimi politik dhe sigurimi i transparencës në zgjedhjen e udhëheqësve.

Kufiri bullgar me Turqinë është bllokuar deri në të premten. Ky është një prej titujve në gazetën “Standard”. Deri atëherë pritet zhvillimi i një takimi midis Ministrisë së Transportit dhe Ambasadës së Turqisë në Sofje. Problemi kryesor është se Turqia ruan shumë mirë tregun për transportuesit e vet, vë në dukje Agjencia Ekzekutive “Administrata Automobilistike”. Ankaraja ngul këmbë për 250 mijë leje bullgare edhe për vitin 2014. Agjencia është dakord, por, që të mbrojë transportuesit bullgarë, ngul këmbë për rritjen e numrit të lejeve turke nga dhe për një vend të tretë. Po bëjmë çmos për zgjidhjen e konfliktit, shënoi ministri i transportit Danaill Papazov, cituar nga gazeta.

Për shkak të migracionit në masë të bullgarëve me arsim të lartë gjatë viteve të tranzicionit Bullgaria ka sponsoruar vendet e zhvilluara me rreth 1.5 mlrd euro, shkruan në një analizë për gazetën “24 çasa” juristi Ivan Todorov. Sipas tij 90 mijë programues, administratorë kompjuterikë, mjekë, inxhinierë, farmacistë, gjeofizikë dhe specialistë të tjerë, të cilët kërkohen në tregun evropian të punës, emigrojnë jashtë Bullgarisë. Në përputhje me taksat për studentët e huaj në Bullgari, mund të thuhet se çmimi i arsimit bullgar për studimet pesëvjeçare është rreth 15 mijë euro. Pra, për periudhën e tranzicionit prej 23 vitesh Bullgaria ia ka dhuruar botës së zhvilluar perëndimore 1 mlrd e 350 mln euro.

Kinezët kanë në plan të vënë themelet e “Chinatown-it” bullgar në arat e braktisura të lagjes së kryeqytetit “Obelja”. Këtë e zbuluan para gazetës “Monitor” njerëzit nga rajoni, të cilët kanë marrë oferta për t’ia shitur një afaristi kinez arat e tyre. Afaristi ka në plan të ndërtojë gjithashtu banesa atje, ku të vendosen me qira bashkatdhetarët e tij që banojnë në Sofje.

Pritet që edhe këtë verë të ketë bum të turistëve rusë. Këtë e parashikon në faqen e parë gazeta “Capital Daily”. Shkaku për këtë është vendimi i dy prej turoperatorëve më të mëdhenj në Rusi – “Koral Travel” dhe “Pegas Turistik” për t’u vendosur në tregun bullgar. Vetë kompanitë ripohuan qëllimet e tyre. Sipas informacionit jozyrtar akoma një turoperator i madh rus “Aneks Tur” është duke u përgatitur për t’u vendosur në tregun bullgar.

Bullgaria do të ketë helikopterë mjekësorë, bën të ditur gazeta “Novinar”. Është parashikuar gjithashtu që Ndihma e Shpejtë të lëvizë edhe në ajër, kurse pilotët të trajnohen se si t’i bëjnë masazh zemrës etj. Rimëkëmbja e degës për aviacionin sanitar në qytetet e mëdha si Sofja, Plovdivi, Varna dhe Burgasi është pjesë e strategjisë shëndetësore kombëtare deri në vitin 2020. Helikopterët do të përdoren në situata kritike, në raste fatkeqësish dhe avarish.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD