Ndër temat kryesore të gazetave të sotme është mocioni i tretë i mosbesimit i parashtruar nga partia në opozitë GERB kundër qeverisë së Pllamen Oresharskit. Motivet e opozitës janë dështimi i politikës së kabinetit në sferën e sigurisë. Gazeta “Sega” komenton se GERB e ka parashtruar mocionin e mosbesimit duke kuptuar shumë mirë se ai nuk do të miratohet. Ndërkaq, gazeta shënon edhe fjalët ironike të Pllamen Oresharskit se motivet e ish pushtetarëve për votën e mosbesimit janë njëfarë kritike ndaj vetë udhëheqjes së tyre, sepse problemet u krijuan nga vetë ata. Sipas gazetës “Duma” socialistët pranojnë me gjakftohtësi veprimet e opozitës dhe janë të bindur se mocioni i mosbesimit nuk do të miratohet.
Gazetat e sotme pasqyrojnë gjerësisht mobilizimin e plotë të resurseve të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme për luftimin e krimit në shtëpi. Sipas gazetës “Trud” ky kriminalitet e ka shndërruar jetën e banorëve në vendbanimet e vogla në një tmerr të vërtetë. Sipas gazetës “Monitor” ditën e hënë mu në orën tetë të mëngjesit forcat e Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme do të hyjnë në pikat e nxehta. Sipas së përditshmes një operacion i tillë me të gjitha resurset e xhandarmërisë në vendbanimet e vogla nuk është bërë kurrë deri tani.
Gazeta “Standard” shkruan në faqen e parë se autoritetet tatimore fillojnë “ndjekje kundër fëmijëve me automjete të markës Mercedes”. Objekt i aksionit do të jenë pronarë minorenë me pronësi të shtrenjta, të dhëna nga prindërit e tyre.
Gazeta “Sega” shkruan me indinjatë se deputetët nga Komisioni i përkohshëm për Kodin Zgjedhor kanë marrë vendim që gjatë fushatës paraelektorale të mos publikohen materiale, të cilat prishin emrin e mirë të kandidatëve. Sanksioni për shkelësit mund të arrijë 10 mijë euro. Duke shënuar një seri kazusesh, të cilat shkaktuan zemërim ndër bashkësitë e ndryshme sociale dhe profesionale gjatë debatit për Kodin e ri Zgjedhor, në rubrikën “Vëzhguesi” gazeta bën pyetjen “Pse të mos bëjmë dhe një regjistër kombëtar për budallallëkun administrativ?”
E përditshmja “Trud” njofton se në qytetin Sliven të Bullgarisë Veriore një djalë dyvjeçar i çudit të afërmit dhe të njohurit, me dituritë e tij. Djali i vogël i di shifrat dhe shkronjat dhe mund të mbledhë dhe të zbresë. Tani po mësohet edhe të shumëzojë dhe të pjesëtojë.
Gazeta “Sega” boton në numrin e saj të sotëm një thirrje të Ekaterina Dafovskës, e cila është atashe i delegacionit olimpik të Bullgarisë në Soçi. Ajo u drejton lutje shoqërisë dhe gazetarëve për të mos pasur pritje shumë të mëdha nga paraqitja e sportistëve bullgarë në lojërat olimpike. “Nuk duhet të jemi shumë të rreptë. Megjithë rezultatet e mira deri tani, olimpiada është një garë krejt e ndryshme”, komenton kampionia olimpike. “Do të bëjmë çmos, që të klasifikohemi sa më mirë, por nuk duhet harruar shtetet e tjera të fuqishme, të cilat do të jenë në gatishmëri të plotë”, shënon gjithashtu Dafovska.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gjykata Kushtetuese urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë votat e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe të njoftojë nëse nevojiten ndryshime në përbërjen e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Në varësi të rezultateve,..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..