Në fillim të kësaj jave jo vetëm në Kosovë u organizuan aktivitete festive kushtuar përvjetorit të 6-të nga Shpallja e Pavarësisë. Tradicionalisht më 17 shkurt Ambasada e Kosovës në Sofje jep mbrëmje solemne në hotelin “Sheraton” në qendër të kryeqytetit. Aty Ambasadori, Shkëlqesia e Tij z. Shpend Kallaba priti edhe miqtë bullgarë të cilët vazhdimisht kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve në mes të Bullgarisë dhe Kosovës.
Ambasada organizoi një mbrëmje shumë të këndshme, ku ndihej respekti i dy popujve për njëri-tjetrin. Ndër të pranishmit ishin Ambasadori i Shqipërisë në Sofje bashkë me familjen e tij, diplomatë bullgarë e të huaj, zyrtarë, artistë dhe gazetarë. Zoti Kallaba dhe stafi i tij gjetën kohë të komunikojnë me secilin nga më së 200 mysafirët e ftuar. Këta të fundit patën mundësinë të dëgjojnë himnet e dy shteteve, po ashtu të kënaqen me muzikën e Shefqet Hoxhës – Sheki. Ai ka lindur në Ferizaj. Mësimet e muzikës i ka mbledhur aty, në Prizren, Sarajevë, Londër, Madrid, Paris, Tiranë dhe në Sofje dhe i vazhdon edhe sot për t’i hapur globit vlerat shpirtërore shqiptare, e botërore, për çfarë është nderuar me çmime dhe njohe të panumërta.
Një nga formacionet bullgare me të cilat Sheki ka zhvilluar aktivitete të përbashkëta është Kori “Polifonia”. Dirigjentja e tij, znj. Lydmilla Gerova rrëfen se sa e mahnitur ka qenë nga vizita e saj e parë Kosovë ku “Polifonia” ka marrë pjesë në Festivalin e Gjakovës. “Fillimisht patëm paragjykime për Kosovën, sidomos për sa u përket rrugëve. Duke udhëtuar për në Gjakovë, rastisëm në një autostradë sikurse ishin në Evropën Qendrore – kujton dirigjentja e Korit “Polifonia”, znj. Lydmilla Gerova. – U vendosëm në një hotel të mrekullueshëm me kushte shumë të mira. Ushqimi ishte shumë i shijshëm. Na ofruan të gjitha gjellët tradicionale. Z. Sheki na priti me atasheun bullgar të kulturës z. Lydmill Mitov dhe të dy na shoqëruan në Prishtinë, ku vizituam pikat kulturore e historike, skulptura dhe ndërtesa të cilat ia vlejnë të shihen. Për kohën e shkurtër të vizitës aty ne morëm informacione të plota për shtetin e Kosovës. Gjë tjetër që na la mbresë ishin njerëzit, prej fytyrave të të cilëve buronte një qartësi, mirësi, një lloj gëzimi për këtë se ndërtojnë shtetin më të ri në Ballkan. Më bëri përshtypje jashtëzakonisht të madhe se fëmijët e Shkollës së Mesme të Muzikës në Gjakovë para se të hynin në të i hiqnin këpucët, hynin brenda sikurse hynin në një tempull. Aty mbizotëronte një atmosferë, pak e harruar nga ne bullgarët, pra e tempullit të artit. Në Gjakovë të gjithë ishin shumë të dashur, duke na siguruar kushtet më të mira për provat për Festivalin. Për sa i përket publikut, rrallëherë na ka ndodhur që të kemi një publik të tillë, me dinjitet të plotë për interpretimet. Vizita në Kosovë ishte një festim i vërtetë për ne.”
Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..
Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..
Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të..
Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi..