Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zllatograd – nga këtu fillon Bullgaria

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Që në kohërat e lashta Zllatograd ka qenë “dera drejt Botës së Madhe”, prandaj banorët e tij lavdërohen se nga Zllatograd fillon Bullgaria. Në qytezë, e cila ndodhet në kufirin bullgar me Greqinë, arrin jo vetëm era e këndshme e Egjeut, por edhe ndikimi i kulturave të ndryshme. Sot ky kënd i bukur i Rodopeve e magjeps udhëtarin me shtëpizat e bardha me oxhakë të rrumbullakët dhe me atmosferën nga epoka e Rilindjes.


Në Zllatograd ndodhet godina e postës së parë në Bullgari. Në qendrën e pjesës së vjetër të qytetit ndodhet dhe “Fjetja e Hyjlindëses Mëri” – kisha më e vjetër në Rodope, e ndërtuar gjatë zgjedhës turke në vitin 1834, si dhe shkolla më e vjetër në këtë rajon. Gjatë epokës së Rilindjes pikërisht në Zllatograd aplikoheshin të gjitha të rejat në fushën e teknikës dhe bujqësisë. Gjatë shekullit të XIX-të pikërisht zonjat e Zllatogradit ishin të parat, të cilat guxuan të vishen me tualetet elegante të qytetit. Edhe sot Zllatograd radhitet në një prej vendeve të para – këtë herë për nga largpamësia e qytetarëve të tij. Në saje të iniciativës së një afaristi vendas, në fillim të shekullit të XXI-të çarshia e vjetër e qytezës u ringjall. Me ndihmën e mjeteve të tij personale dhe të fondeve evropiane shtëpizat e prapambetura u rimëkëmbën dhe në katin e tyre të parë hapën dyer punishte të vogla të zejeve tradicionale. Kështu u formua kompleksi i vetëm privat te ne, i ashtuquajturi “kompleks areal etnografik”. Qyteti, i cili para kësaj ishte zhytur në harresë, papritmas u mbush me turistë.


“Në vitin 2001 kishim vetëm një hotel me rreth 10 shtretër dhe pothuaj nuk kishte vizitues. Aktualisht ka shumë hotele dhe mirëpresim afro 90 mijë miq në vit”, lavdërohet Aleksandër Mitushev – sipërmarrësi i cili filloi rimëkëmbjen e kompleksit.

Në të kaluarën vendbanimi e kishte emrin Bellovidovo për shkak të shtëpive të bardha nëpër kodrat e Rodopeve. Duke shëtitur në rrugicat e pjesës së vjetër të qytetit bindemi se ai nuk ka humbur asgjë nga magjepsja e tij e dikurshme. Gjëja e parë që na bën përshtypje janë oxhakët e bardhë mbi çatitë e kuqe. Shumica e shtëpive të këtushme janë të vjetra më se 200 vjet, janë ndërtuar prej guri, druri, ose qerpiçi. Në disa prej tyre ende banojnë njerëz, disa të tjera janë shndërruar në hotele të vogla. Ka dhe të tilla, të shndërruara në punishte. Atje mjeshtërit e sotëm ringjallin zanatet e vjetra të kësaj pjese të Bullgarisë. Në katin e parë të këtyre shtëpive mund të njiheni me punën e drugdhendësve, poçarëve, thikëpunuesve, argjendarëve etj. Makinat e para qepëse, të importuara para më se 150 vjetësh, mund të shihen pikërisht në Zllatograd. Pikërisht këtu mund të blini këmisha dhe përparëse të qepura me dorë, madje kostume tradicionale popullore të Rodopeve.


“Po kërkojmë kostume të vjetra tradicionale popullore dhe nga ato e mësojmë zanatin – shpjegon Marina Teritova, mjeshtre gajtanësh (shirita të përdredhur prej leshi). – Në të kaluarën gajtanin e kanë përdorur për t’i zbukuruar rrobat, ose për tegelat. Sa më shumë gajtanë ka pasur një kostum, kaq më i pasur ka qenë pronari i tij. Përveç këtyre kostumeve popullore sot prodhojmë edhe suvenire prej gajtani, si për shembull këto lule, ose këto flutura, që përdoren si karfica.”


Po të jeni në Zllatograd medoemos duhet të vizitoni Kafenenë e Vjetër nga viti 1823. Që nga atëherë deri më sot atje përgatitet një specialitet vendor – kafja mbi rërë, kurse në restorantet vendore mund të shijoni gjella të shijshme dhe të shëndetshme të krahinës së Rodopeve. Është mirë të bëni rezervime paraprake, sidomos po ta vizitoni qytetin verën, ose gjatë festivaleve folklorike, të cilat shpeshherë zhvillohen në kompleksin etnografik të Zllatogradit. Atëherë rrugicat e tij të ngushta janë plot e përplot banorë vendas të veshur me kostume popullore, si dhe turistë të zakonshëm të armatosur deri në dhëmbë me kamera dhe fotoaparate.

Materiali është përgatitur me kontributin e projektit të Administratës së Qarkut të Smoljanit në kuadër të programit për Bashkëpunim Territorial Evropian “Greqi-Bullgari 2007-2013”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhurata të pasura nga gjinjtë e tokës ruhen në muzeun e Madanit

Natyra është një arkitekt i cili nuk e ka shokun. Miliona vite me radhë ajo me këmbëngulje formon krijesat e saj të papara – kristalet. Ata e gëzojnë syrin e njeriut dhe krijojnë te ai një ndjenje të shkëlqimit dhe bukurisë. Të grumbulluar në një vend,..

botuar më 16-01-16 3.15.MD

Shtëpia e Dimitër Peshevit në Kjustendill ruan kujtimin për shpëtimin e hebrenjve bullgarë

Shtëpia-muze “Dimitër Peshev” në qytetin Kjustendill është monument i kulturës, i cili u rimëkëmb, që të grumbullojë në një vend kujtimin e atyre bullgarëve, të cilët në vitin 1943 arritën të shpëtojnë nga Hitleri rreth 50 mijë hebrenj, të përgatitur..

botuar më 15-12-19 11.35.PD

Muzeu i Peshkimit në Tutrakan prezanton histori për njerëzit dhe lumin Danub

Qyteti Tutrakan është një vendbanim, jeta e banorëve të të cilit prej kohe lidhet ngushtë me peshkimin. Kushtet e mira, që krijon lumi Danub dhe liqenet përreth që nga koha më e lasht sigurojnë bukën e gojës të popullsisë vendëse dhe ndihmojnë për..

botuar më 15-11-15 10.20.PD