Sot i themi lamtumirë Xhoko Rosiçit – aktorit të madh bullgar, të dashur për disa breza bullgarësh. Xhoko Rosiç do të mbetet i gjallë përgjithmonë në zemrat tona. Do ta kujtojmë atë me rolet e panumërta në filma ku duket talenti i tij i madh. Do ta kujtojmë Xhoko Rosiçin edhe me urtësinë e tij të veçantë të cilën urtësi ai ndante vazhdimisht me të gjithë ne.
Kauboji i kinematografisë bullgare, serbe e hungareze, aktori me zërin më të dalluar u nda nga jeta pak kohë para se të mbush 82 vjeç. Personazhet e Xhoko Rosiçit kanë vdekur 30 herë, por kësaj here më 21 shkurt vdekja e tij ishte reale. Xhoko Rosiç – bullgar me rrënja serbe apo serb me origjinë bullgare. Ai ka lindur më 29 shkurt 1932, por nëna e tij ka regjistruar datëlindjen e tij më 28 shkurt që të festojë Xhoko çdo vit ditëlindje. Ai ka rritur në familjen e mësuesve. Babai i tij, Xhorxhe Mirko Rosiç, kur ka qenë 19 vjeçar ka emigruar në Bullgari për shkaqe politike. Xhoko Rosiç ishte patriot i flaktë. Shtetësinë bullgare e mori më 2002 pas një qëndrimi 50 vitesh në vend. Hapat e parë në karrierën e vet i ka bërë si gazetar në Radion Kombëtare Bullgare ku punonte në Seksionin e Gjuhës Serbe.
Kujtimet e Xhoko Rosiçit ruhen në “Fondin e Artë” të radios: “Isha 19 vjeçar kur e gjeta veten në radio. Atëherë isha student i rregullt në degën e ekonomisë. Ditën frekuentoja fakultetin, pasdite punoja në radio si redaktor-zëdhënës dhe shumë vite transmetoja lajme për ish-Jugosllavinë. Në programin e “Transmetimeve për jashtë” kishte njerëz shumë të aftë, të cilët bënin një punë të përkryer meqenëse i zotëronin gjuhët e huaja. Ata ishin intelektualë. Prandaj nga “Transmetimet për jashtë” ka po ashtu dhe shumë disidentë. Po të marrim të interpretojmë sot punën që kemi bërë, do të përfundojmë se kemi propaganduar një parti ose regjim të caktuar, por unë nuk kam turp për asnjë rresht që kam shkruar.”
Xhoko Rosiç ka punuar 17 vite të tëra në Radion Kombëtare Bullgare dhe pohonte se kjo periudhë e jetës së tij ka qenë më e bukura, megjithëse ka përfunduar me hidhërim.
“Gjatë vjeshtës së 1968-ës, pas ngjarjeve në ish-Çekosllovaki, atëherë konsideruar si kundërrevolucion, në radio u bë spastrim të gazetarëve. Në atë kohë isha me shtetësi jugosllave. Nuk besoja se spastrimi do të prekte edhe mua, sepse isha punonjës i përkryer. Thanë se shtetas të huaj nuk mund të punojnë në radio dhe më pushuan nga puna. Më kujton se pak vite më parë më kishin shpërndarë çmimin e radios për artikull më të mirë. Tre muaj pasi më larguan nga puna, e shoqja Liljana Lazarova, e cila ishte punësuar në Redaksinë e Muzikës të programit tonë, u detyrua të lërë punën për shkak se ishte bashkëshortja ime.”
Gjatë kohës si gazetar në Radion Kombëtare Bullgare, Xhoko Rosiç ka xhiruar 7 filma. Interesante është se fillimisht Xhoko është shkëputur nga puna për një periudhë të pacaktuar për t’i kushtonte kinematografisë por përsëri është kthyer të punonte në radio. Pasi emri i tij doli në “listën e zezë” ai u emërua aktor në Studion e Filmave Artistikë. Brenda gjysmë shekulli Xhoko Rosiç u xhiruar në më se 110 filma me vlerë shumë të madhe për kinematografinë vendase. Të paharrueshme janë rolet e tij në “Dasmat e Joan Asenit”, “Kani Asparuh”, “Kapedan Petko vojvodë”, “Koha e ndarjes” e shumë të tjerë. Po ashtu e shohim atë në role të ndryshme në filma serbë dhe hungarezë. Xhoko Rosiç është shpërblyer me çmimet shtetërore “Kiril dhe Metodi”, shkallë të parë dhe me “Shekullin e Artë” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografinë bullgare. Para katër vitesh në Budapest u shpërblye me çmimin e posaçëm për kontribut në kinematografinë hungareze.
Dashuria më e madhe e Xhoko Rosiçit pas femrave, ishin kuajt, të cilët simbolizojnë lirinë e shpirtit. U preftë në paqe.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..