Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orientimi i Bullgarisë drejt tregjeve jashtë BE-së ka dimensione konkrete

Dragomir Stojnev në Algjeri
Foto: www.mi.government.bg

Në fund të vitit të kaluar kabineti “Oresharski” ngarkoi Ministrinë e Punëve Jashtme dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës me koordinimin dhe zhvillimin e një politike të forcimit të lidhjeve ekonomike me tregjet me potencial të madh jashtë BE-së. Bëhet fjalë për tregjet në Lindje, domethënë atje, ku Bullgaria ka lidhje tradicionalisht të mira nga e kaluara më e largët dhe më e afërt. Lidhur me këtë duhet shqyrtuar dy ngjarje të rëndësishme nga java e kaluar.

Për herë të parë pas një ndërprerjeje trevjeçare u zhvillua një sesion i Komitetit të përzier bullgaro-algjerian  për një bashkëpunim ekonomik, shkencor dhe teknik. Në të ministri i ekonomisë dhe energjetikës Dragomir Stojnev ishte kategorik se vendi ynë do të zgjerojë bashkëpunimin e tij me Algjerinë në frymën e marrëdhënieve tradicionalisht të mira midis dy vendeve. Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit bullgar në Algjeri u hap dhe një forum dypalësh bullgaro-algjerian. Bullgaria u paraqit nga 17 firma, të cilat punojnë në sferën e farmacisë, energjetikës, inxhinierisë mekanike dhe veprimtarisë konsultuese. Sipas fjalëve të Stojnevit sferat me potencial të madh për realizimin e një biznesi të përbashkët janë ndërtimi, tregtia, bujqësia, energjetika dhe turizmi. Algjeria nga ana tjetër ripohoi interesin e saj për pjesëmarrjen e firmave bullgare në zhvillimin e infrastrukturës së saj.

Përsëri gjatë javës së kaluar ministri i jashtëm i Bullgarisë Kristian Vigenin ishte për një vizitë pune në Katar. Emirati mori ofertë për të hapur një bankë të vet në Sofje, e cila do të jetë në dobi jo vetëm të investimeve të Katarit në Bullgari, por edhe në vendet fqinje dhe do ta ndihmojë zhvillimin e biznesit. Nga ana e Katarit u shfaq interes ndaj kushteve për marrjen e koncesioneve në Bullgari dhe më konkretisht ndaj prodhimit të arit. Gjatë takimeve u shqyrtua dhe ideja për krijimin e një fondi të përbashkët për inkurajimin e biznesit të vogël dhe të mesëm.

Këto ditët e fundit u zhvillua akoma një aktivitet, i cili flet për kanalizimin e interesave bullgare në Lindje. Bëhet fjalë për vizitën dypalëshe zyrtare të kryeministrit Pllamen Oresharski në Azerbajxhan, ku ai zhvilloi takime të nivelit më të lartë shtetëror. Bullgaria është vendi i parë, i cili ndodhet në rrugën e gazit të Azerbajxhanit drejt Evropës” – vuri në dukje pas takimeve kryeministri bullgar, duke shënuar mundësitë për t’u investuar në kompaninë vendase të gazit “SOKAR” në Bullgari, me qëllim ndërtimin e mëtejshëm të rrjetit të gazit në Bullgari. Nga ana e vet presidenti Ilham Aliev nënvizoi se kompanitë bullgare janë mirëseardhur në Azerbajxhan. Si një përgjithësim i mirë i interesave bullgare në Lindje mund të citohen fjalët e Pllamen Oresharskit: “Kontaktet e mira politike duhet të vazhdojnë të zhvillohen bashkë me thellimin e bashkëpunimit ekonomik.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zheljazko Radukov

“Bullgaria nuk mund të jetë një justifikim për mungesën e reformave”, tha ambasadori Radukov në Shkup

Në Shkup po dëgjoj gjithnjë e më shumë shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si një justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit ose aftësisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Nuk dua ta besoj këtë, deklaroi ambasadori bullgar..

botuar më 25-11-19 12.16.MD

Gjykata Kushtetuese u shpreh për refuzimin e referendumit për euron

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka të drejtë të shprehet e vetme për një referendum kombëtar. Kjo u bë e qartë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me refuzimin e ish-Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova për të paraqitur për..

botuar më 25-11-18 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna tronditëse për ‘safari snajperësh’ të organizuara në Bosnjë gjatë luftës në fillim të viteve ’90. Thuhet..

botuar më 25-11-14 7.55.MD