Afro 172 mijë të rinj nga mbarë vendi kanë vizituar forumin “Ditët kombëtare të karrierës – karrierë e mirë, jetë e mirë”, kurse mbi 30 mijë kanë gjetur stazh ose punë. Ky është bilanci i bërë, pas themelimit të këtij forumi në vitin 2002 e deri më sot. Sipas traditës ai organizohet nga “JobTiger” – një kompani HR dhe sajt, ku ofrohen vende pune.
Edicioni i sivjetshëm do të startojë më 18 mars në Sofje dhe për rreth një muaj do të vizitojë gjithsej shtatë qytete universitare në vend. Përveç në Sofje, studentët e Varnës, Veliko Tërnovos, Ruses, Svishtovit, Plovdivit dhe Burgasit do të kenë shansin për t’u takuar me përfaqësues të biznesit dhe të gjejnë vendin e vet në tregun e punës, duke filluar karrierën e preferuar nga ata. Përveç vendeve të përkohshme të punës kompanitë do të ofrojnë dhe stazhe të ndryshme.
“Kur e filluam këtë iniciativë para 13 vitesh stazh ofrohej nga shumë pak firma, kryesisht firma private – thotë Svetllozar Petrov, drejtor i “JobTiger”. – Stazhi tashmë është diçka e zakonshme dhe ka mënyra për t’u subvencionuar në kuadrin e programeve të ndryshme të Ministrisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kështu qe ky proces tashmë është i zhvilluar mirë në vend. Tani për tani stazhi është instrumenti më i mirë për përballimin e dallimeve midis arsimit dhe kërkesave të biznesit. Është fakt se arsimi nuk mund të konkurrojë zhvillimin e shpejtë të teknologjive dhe të biznesit. Të gjitha universitetet e kanë këtë problem sot dhe mënyra për t’u shkurtuar distanca është stazhi gjatë studimeve në universitet, ku studentët gjenden në një mjedis real pune dhe përgatiten më mirë për të ardhmen.”
Gjatë disa viteve të fundit, përveç nga kompanitë e mëdha, stazh ofrohet edha nga firmat mesatare dhe më të vogla bullgare. Një shembull i mirë në këtë drejtim është kompania “Nestle” – Bullgaria, e cila është pjesëmarrëse e rregullt dhe sponsore e përgjithshme e “Ditëve kombëtare të karrierës”.
“Vitin e kaluar paraqitëm akoma një iniciativë të re për punësimin e të rinjve – thotë Biljana Georgieva, menaxhere e degës “Human Resources” të “Nestle” – Bullgaria. – Kompania angazhohet për t’u siguruar të rinjve të moshës deri më 29 vjeç 330 vende pune për periudhën 2014-2016. Gjysma prej tyre do të jenë nëpunës të rregullt, kurse të tjerët do të jenë stazhierë. Startuam me sukses dhe vetëm gjatë muajit janar emëruam 13 të rinj. Papunësia rinore është një prej efekteve më negative të krizës dhe gjatë disa viteve të fundit ajo preku jo vetëm Bullgarinë, por edhe mbarë Evropën. Gjatë forumit të sivjetshëm “Nestle” – Bullgaria për herë të parë do të organizojë të ashtuquajturën CV klinikë. Atje do t’i konsultojmë studentët se si t’i përgatitin autobiografitë e tyre dhe si të sillen gjatë intervistave. Besoj se këto këshilla do të jenë jashtëzakonisht të dobishme për ta.”
Shans më të madh për të gjetur punë kanë studentët që studiojnë në degën e teknologjive informative, sektorit financiar dhe ata, që zotërojnë gjuhë të huaja.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..