Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët bullgarë përfshihen në “luftimin” e mbeturinave kozmike

БНР Новини
Përreth orbitës së Tokës qarkullojnë më se 650 mijë objekte, pjesë dërmuese prej të cilave janë fragmente raketash dhe satelitë me kapacitet të konsumuar.
Foto: wikipedia.org

Për disa vite planeti rrezikohet të përhapet nga mbeturinat kozmike. “Sipas të dhënave aktuale përreth orbitës së Tokës qarkullojnë më se 650 mijë objekte, pjesë dërmuese prej të cilave janë fragmente raketash dhe satelitë me kapacitet të konsumuar”, shpjegon doc. Aleksej Stoev, drejtor i Institutit të Hulumtimeve dhe Teknologjisë Kozmike në qytetin Stara Zagora. Në qoftë se një nga këto mbeturina kozmike kalon përmes orbitës së një sateliti funksionues ose të një stacioni të hapësirës, mund të shkaktojë dëme serioze. “Bile një mbeturinë me përmasën rreth 1 centimetër, duke lëvizur me shpejtësi të madhe, ka energji të mjaftueshme kinetike për të shkaktuar përplasje fatale po të haset p.sh., me një anije kozmike. Atëherë njerëzit brenda do të humbnin jetën”, sqaron eksperti. Probleme të tjera do të ishin çrregullime në navigacion, në lidhjet e radios, televizionit, në funksionimin e aparateve të cilat nga larg e kontrollojnë sipërfaqen tokësore etj.

Për të shmangur rreziqet e lartpërmendura forcat kozmike kanë marrë përsipër monitorimin dhe kontrollin e mbeturinave kozmike, të cilat gjenden në orbitat e ulëta dhe të mesme rreth Tokës. Shkencëtarët bullgarë në krye me ekspertin z. Stoev bashkëpunojnë me kolegët e tyre ndërkombëtarë nga Rusia, Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. Në Bullgari do të vendoset një stacion i vogël vëzhgues me teleskop dhe me pajisje moderne kompjuterike, i cili stacion do të kontrollojë koordinatat e objekteve.

“Pala bullgare do të marrë pjesë në modelimin e mbeturinave kozmike dhe do të studiojë probabilitetin disa nga këto objekte të hasen me satelitët funksionues ose me ata të cilat priten të lëshohen në hapësirën kozmike – vë në dukje eksperti Stoev. – Kjo është në detyrë shumë e rëndësishme dhe përgjegjëse. Bullgaria ka përvojë në këtë fushë. Në vitin e largët 1959 në vend u vendosën tri stacione të vëzhgimit të satelitëve artificialë në Tokë. Ky vëzhgim zgjati deri më 1987. Tani e kemi rifilluar punën në këtë fushë dhe analizat i bëjmë me pajisje shumë moderne të cilat përpunojnë sasi të mëdha të dhënash. P.sh., mund të vëzhgohen rreth 400 mijë objekte. Detyra jonë është t’i studiojmë këto të fundit, pra çfarë do të ndodhë me to vitet në vijim kur të ndryshojë sipërfaqja tokësore dhe aktiviteti i Diellit.”

Sateliti i ShBA-së, “Vangard 1”, i hedhur në orbitë në vitin 1958, ndoshta do të qëndrojë andej akoma 240 vite. Foto: NASANjë pjesë e softuerit do të përpunohet nga specialistët bullgarë. Vëzhgimet e para reale priten të fillojnë në fund të verës dhe të ushqejnë bazën e të dhënave. Projekti zgjat 10 vite, por doc. Stoev është i bindur se ekipi bullgar do të punojë edhe pas kësaj periudhe. Bullgaria është ndër gjashtë shtetet në botë të cilat janë përfshirë në vëzhgimin e satelitëve të parë artificialë në Tokë.

A do t’i kthehet Bullgarisë lavdia e një shteti kozmik?

“Bullgaria ka fituar emër të mirë në fushën e hulumtimeve kozmike pikërisht duke krijuar pajisje të posaçme – thotë z. Stoev. – Para disa vitesh në Institutin e Hulumtimeve dhe Teknologjisë Kozmike krijoheshin teleskopë për vëzhgim të satelitëve funksionues, si dhe për matjen e distancës së tyre. Një teleskop i tillë ka pasur pasqyrë me diametër prej 60 centimetrash. E gjithë teknologjia u përgatit nga inxhinierët bullgarë në ndërmarrjen “Kozmos” në Stara Zagora. Pse jo fëmijët të cilët fitojnë medalje në fizikë, astronomi, informatikë të mos merren me këto gjëra ose të rinjtë bullgarë të cilët kryejnë arsimin në qendrat ndërkombëtare të mos kthehen në Bullgari për të realizuar idetë e tyre në fushën e teknologjisë së lartë. Për mendimin tim kjo është e realizueshme dhe sigurisht do ta bëjmë në institut.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD