Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Burgas dhe Veliko Tërnovo – qytetet më të mira për jetesë gjatë 2013-ës

БНР Новини
Pamje nga qyteti i Burgasit
Foto: burgasbg.com

Edicioni i shtatë i klasifikimit vjetor për qytetin më të mirë për jetesë në Bullgari u mbyll. Për vitin 2013 Burgas dhe Veliko Tërnovo u përzgjodhën qytetet më të mira. Veliko Tërnovo meritoi çmimin e madh për herë të parë, derisa Burgas – për herë të tretë dhe njëkohësisht për vit të dytë me radhë.

Në votimin në internet dy qytetet mblodhën me nga 40 pikat maksimale sipas 20 kritereve. Ndër këto të fundit ishin investime vendase e të huaja, projekte të infrastrukturës, kopshte për fëmijë dhe shkolla, ekologji e mirë, kulturë etj. Kishte tregues po ashtu si tolerancë, ditë të mjaftueshme me diell, dyqane komode, Wi-Fi, rrugë kryesore të bukur, shans për fluturime me avion, shërbim cilësor mjekësor, vende afër detit dhe malit, lindshmëri. Kryebashkiakët e Bashkive Burgas dhe Veliko Tërnovo, z. Dimitër Nikollov dhe z. Daniell Panov merituan çmime personale të cilat i dorëzoi vetë kryeministri Pllamen Oresharski.

Përse dy qytetet u përzgjodhën më të mirat për jetesë?

“Vitet e fundit Burgas u bë një qytet më industrial dhe vend me më shumë mundësi për t’u kaluar koha e lirë, për t’u bërë turizëm dhe për t’u ushtruar sporte të ndryshme – thotë kryebashkiaku Dimitër Nikollov. – Po ashtu faktor i rëndësishëm është se bashkia punon shumë me projekte të financuara nga BE-ja. Kjo është detyra jonë kryesore. Në të gjitha sferat e jetesës realizojmë projekte evropiane, kryesisht në infrastrukturën dhe sigurinë e qytetit. Pa dyshim se deti dhe mikpritja e banorëve të Burgasit tërheqin shumë turistë të huaj.”

Pamje nga Veliko Tërnovo. Foto: BGNES“Veliko Tërnovo ka qenë 208 vjet kryeqytet i Bullgarisë. Ky është qyteti themelues i Kuvendit Popullor. Këtu u shpall Pavarësia e Bullgarisë – rikujton kryebashkiaku Daniell Panov. – Bashkia punon në ruajtjen e pikave historike dhe kulturës së pasur të qytetit. Gjatë 2013-ës kemi shtruar rrugë 3 kilometrash me asfalt, hapëm 16 sheshe të reja për fëmijë, rinovuam 3 kopshte për fëmijë me paratë nga fondet evropiane. U çel po ashtu dhe Qendra e parë multimediale për vizituesit e qytetit ku ata marrin më shumë informacione për historinë e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1396). Ky projekt shtoi numrin e turistëve në Veliko Tërnovo. Për vitin 2013 në krahasim me vitin 2012 turizmi shënoi rritje prej 43%. Kushtet e jetesës i kemi përmirësuar jo vetëm falë projekteve evropiane, por edhe me përfshirjen e banorëve në nisma të ndryshme. Për mendimin tim Veliko Tërnovo është vendbanim konkurrent i shumë qyteteve të tjera të Evropës.”

Në klasifikimin e qytetit më të mirë për jetesë kryeqyteti i Sofjes u dallua “qyteti më i mirë i jetës kulturore”, si dhe “qyteti më i mirë i biznesit”. Varna, kryeqyteti detar i Bullgarisë, meritoi çmimin e “qytetit me perspektiva më të mëdha”. Qyteti tjetër bregdetar Nesebër u dallua si “qyteti me lindshmëri më të madhe”, ndërsa Aksakovo u përzgjodh “qyteti më i mirë i vogël i Bullgarisë”. Për herë të parë sivjet u dha çmimi “Qyteti më i mirë bullgar jashtë vendit”. Me këtë çmim u dallua qyteti Dimitrovgrad i Serbisë për kontributin e tij në ruajtjen e kulturës bullgare.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD