Para një ditë u zhvillua ankand i mbyllur për shitje të ish kombinatit shtetëror kimik “Himko” që nuk punon dhe në të u paraqit vetëm një kandidati i cili të blejë uzinën dhe të marrë për sipër angazhimin të vë në shfrytëzim këtë gjigant kimik nga koha socialiste. Ndërsa ky ishte një prej hapave të parë real të qeveritarëve për realizim të planeve të tyre që u shpallën për riindutrializim të vendit pasi hoqën dorë nga shtetëzimi që ishte paraparë të kësaj kompanie të falimentuar. Në fakt nevojë e tillë vihet re në mbarë Evropën dhe shumë vende të zhvilluara evropianoperëndimore po kështu shpallën masa për riindutrializim. Dhe kudo reagimet dhe komentet janë kontradiktore, gjë që u detyrohet si masave të planifikuara, kështu edhe mosmarrëveshjeve për vendin dhe autorizimet e shtetit në ekonomi. Në Bullgari planet e qeverisë në këtë fushë pritet që të qartësohen pas 20 prillit, kur qeveria do të paraqet pas bisedimeve me punëdhënësit, sindikatat dhe OJQ programin e vet për industrializim për vitet e ardhshme me orientir te viti 2020. Çfarë do të jenë këto masa tani është vështirë të thuhet, por mbi bazën e disa rasteve nga praktika, kur pushteti duhej të zgjidhte drejt për së drejti probleme ekonomike, mund të bëhen disa konkluzione për vijat kryesore dhe instrumentet kryesorë që do të përdoren për realizimin ambiciet për modernizim të potencialit industrial të vendit.
Ndoshta vija kryesore që has edhe mbështetjen e ekspertëve do të jetë tërheqje të investimeve të huaja në industri. Nga Agjencia për Investime vazhdimisht po japin sinjale për investime të ardhme të kapitalit të kompanive të huaja duke theksuar se ekzistojnë shumë lehtësime dhe preferenca për ta. Kjo mënyrë për realizimin e ambiciet haps miratimin e ekspertëve ekonomikë dhe të biznesit të vendit sepse po krijohen jo vetëm vende të reja pune, por realizohet një integrim më i plotë me ekonomitë e zhvilluara perëndimore dhe transferim i teknologjive dhe kualifikimit profesional që është në favor të ekonomisë kombëtare.
Por ka disa masa dhe mënyra e qeverisë që i vëmë re në raste të ndryshme konkrete që shqetësojnë dhe shkaktojnë reaksione të ashpra nga ana e ekspertëve dhe analizatorëve. Fjala është për synimin e dukshëm të realizuar në forma të ndryshme për ndërhyrje më të madhe shtetërore në marrëdhëniet ekonomike për pjesëmarrje direkte të shtetit në proceset ekonomike. Është e vërtetë se në një ose tjetër shkallë nuk ka si shteti të përjashtohet plotësisht nga ekonomia se është pronare dhe mban përgjegjësinë për disa prej firmave më të mëdha si Kompania Kombëtare Elektrike. Bulgargaz, Centrali Bërthamor Elektrik “Kozloduj” etj. Por së bashku me këta flamurtarë të ekonomisë bullgare, shumë firma shtetërore me zi mbijetojnë janë me shumë borxhe dhe vet ekzistenca e tyre është e rrezikuar. Ka shumë shembuj për këtë sidomos në industri. Ka edhe shumë shembuj si shteti me mekanizma të paqarta përpiqet t’u ndihmojë duke nxjerr në plan të parë argumentet sociale. Nëse kjo politikë do të vazhdojë edhe në lidhje me strategjinë e riindustrializmit, rezultatet me fonde publike të shpëtohen ndërmarrje me teknologji të vjetërsuar rezultatet do të jetë dëshpëruese. “Himko” është një shembull në këtë drejtim, i tillë është edhe rasti me planet për shtetëzim të ardhshëm të ndërmarrjeve të shpërndarjes së rrymës elektrike. Shpresojmë të mos jenë të parët nga një varg i pa suksesit në rrugën e objektivit plotësisht të arsyeshëm për riindustrializim të ekonomisë bullgare.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri..