Një prej serialeve më të suksesshme britanike do të kthehet përsëri në eterin televiziv bullgar për herën e 22-të me radhë. Shkasi është vizita e pjesës më të madhe të aktorëve të filmit të njohur me seri “Alo, alo!” në Bullgari në kuadrin e edicionit të 18-të të festivalit “Sofia Film fest”. Këta janë aktorët Gaj Sajnër (togeri Gruber), Riçard Gibsën (Her Flik), Viki Mishel (Ivet), Artër Bostrom (polici Krabtrij), Sju Hoxh (Mimi) dhe Kim Hartman (Helga). Mungonte protagonisti i dashur Rene, në rolin e të cilit u mishërua Gordën Kej.
Ideja për vizitën e aktorëve të serialit të njohur më se 30 vjet pas projektimit të serisë së parë në Britaninë e Madhe në vitin 1982, është e përkthyeses Zllatna Kostova. Për të kjo ishte një ëndërr e madhe që prej shumë kohe. Përveç punës mbi nëntë stinët e filmit me seri, ajo përktheu gjithashtu edhe romanin “Ditarët e Rene Artoasë”, pas kësaj edhe pjesën “Alo, alo!”, e cila aktualisht luhet në Teatrin e Sofjes “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”). Filmi përbën një parodi të dramave për luftën. Subjekti zhvillohet në një qytet të vogël francez gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ideja është që të kritikohen stereotipat kombëtarë, kurse ndjenja e humorit i ndihmon heronjtë për t’i përballuar vështirësitë në realitetin jologjik ushtarak.
Tepër pak janë njerëzit, të cilët e vlerësojnë rëndësinë e madhe të punës së përkthyesit. Sa më e mirë është ajo, aq më pak i bën përshtypje shikuesit.
Për Radio Bullgarinë përkthyesja Zllatna Kostova shpjegon humorin britanik: “Humori britanik gjithmonë është në kufi. Ky fines, kjo lëvizje në kufi, midis nuancave të ndryshme, për mendimin tim, e krijon aromën e vërtetë të humorit britanik, si të thuash.”
Salla e kinematografisë “Ljumier” ishte tepër e vogël, që të grumbullohen të gjithë adhuruesit e serialit. Çfarë i detyrohet popullariteti i madh i filmit me seri “Alo, alo!”?
“Riçard Gibsën thonte se në film ka shumë replika të trasha dhe në të njëjtën kohë qesharake, gjë që i gëzon shumë fëmijët – thotë Zllatna Kostova. – Kuptohet, grupet e ndryshme moshatare kërkojnë gjëra të ndryshme dhe i interpretojnë ngjarjet nga një pikëpamje e ndryshme. Mirëpo humori është i njëjtë dhe kur situatat janë qesharake, u pëlqejnë të gjithë shikuesve dhe ata çlodhen, duke i parë.”
Me siguri “Alo, alo!” nuk do të bëhej një hit i tillë në Bullgari, pa dublimin e suksesshëm të pesë aktorëve bullgarë. Në fakt ata dublojnë pothuaj 30 personazhe. Zërat e bukur dhe të dashur për publikun bullgar janë të Veneta Zjumbjulevës, Eva Demirevës, Veselin Rankovit, Stefan Dimitrovit dhe Ivan Rajkovit. Ata gjithashtu ishin të pranishëm në takimet midis aktorëve anglezë dhe publikut bullgar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të..