Ateshhan Juseinov është një kitarist virtuoz dhe një muzikant me ide jo të zakonshme. Aktualisht punon mbi një album të ri me elemente të muzikës etno. Të tjerët e thërrasin Atesh. Ka lindur në qytetin Lloveç. Ka mbaruar Shkollën Kombëtare të Muzikës “Panajot Pipkov” në qytetin Pleven. Fillimisht, Ateshhan Juseinov ka interpretuar në formacione të ndryshme, bile në dasma. Ai pohon se muzikanti i dasmave është një profesion i cili pasuron njohuritë në zakonet bullgare nga vende të ndryshme. Po ashtu muzikanti i dasmave ka mundësi për të improvizuar në muzikë. Prej tij kërkohet të njohë zhanret e ndryshme. Fillimisht Ateshhan Juseinov ka fituar famën e muzikantit të shquar në bashkëpunim me Teodosi Spasovin dhe me grupin e Ivo Papazov-Ibrjamës. Vitet e fundit punon së bashku me të shoqen Venera Todorova, e cila është këngëtare. Të dy japin koncerte ku marri pjesë po ashtu dhe muzikantë të ndryshëm.
“Kam kohë që eksperimentoj në muzikë – thotë kitaristi virtuoz. – Kombinoj folklor bullgar me muzikë klasike, xhaz, flamengo e motive nga muzika e romëve dhe patjetër melodi ballkanike. Fillimisht i kam bjerë pianos dhe më vonë mandolinës. Pas kësaj kam filluar të luaj në kitarë dhe në buzuki.”
Ateshhan dhe Venera do të përfaqësojnë Bullgarinë në Festivalin Folklorik të Euro-radios. Edicioni i tij i 35-të do të mbahet gjatë korrikut në Suedi. Deri atëherë çifti pret që të dalë albumi i tyre i cili bazohet në muzikën etno.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..