Paskan të reja prej tenistit bullgar Grigor Dimitrov. Mirëpo, këto nuk kanë të bëjnë vetëm me të dashurën e tij Maria Sharapova, megjithëse tema rreth çiftit vazhdon të jetë “e nxehtë”. Në Majami kur tenisti bullgar jepte konferencë për shtypin erdhi Novak Xhokoviç – “le të flasim”, ia drejtua Grigorit. “Miku im Grigor është më i bukuri i turneut të tenisit. Nuk ka nevojë të flisni shumë për tenis. Ai arriti suksese të larta sivjet. Prandaj le të flasim për vizionin tënd”. “Çfarë do të dish” – e pyeti Grigor, duke buzëqeshur. “Cilën nga karamelet “Shugarpova” parapëlqen?”. “Atë me shijen pak të limonit (Flirty Sour)”, u përgjigj tenisti bullgar në lidhje me karamelet me markën e Maria Sharapovës.
Mirëpo, kjo nuk ka lidhje me temën.... Le të rikujtojmë sukseset e fundit të Grigorit në sport.
Në Majami tenisti numër 1 i Bullgarisë u eliminua nga rrethi i tretë, pasi pësoi humbje nga “samuraji” Kej Nishikori. Si duket, në të ardhme japonezi do të bëhet një nga kundërshtarët seriozë të tenistit bullgar. Megjithë humbjen, ditën e hënë Grigor regjistroi rekordin e Bullgarisë, duke u renditur në vendin e 15-të të ranglistës ATP. Kjo do të thotë se këtë verë, po të qëndrojë në formën e tij të mirë dhe po të ndjekë programin e suksesshëm të trajnerit Roxher Rashid, Grigor do të klasifikohet në të dhjetëshen e botës.
Këtë fundjavë Grigor Dimitrov do të shndërrohet në “tehun” e skuadrës bullgare për Kupën Davis kundër Greqisë. Ndeshja është vendimtare për të mbetur në Grupin e dytë Euro-afrikan të turneut jo zyrtar botëror të skuadrave të tenisit. Në Athinë gara pritet me interes të madh. “Një yll i rangut botëror do të shkelë fushat e tenisit të klubit “Iliupolis”, lexohet në mediat greke.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..