Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Solistët e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare – trombonisti Atanas Karafezlliev

Foto: arkiv personal

Pavarësisht a tregon përralla me zë të butë ose buçet si bori luftarake – tromboni është tepër i respektuar në grupin e veglave frymore muzikore. Mundësitë e tij të mëdha të nxjerr tinguj të larmishëm janë të vërtetuara në shumë vepra klasike. Një nga trombonistët më të dalluar të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare është Atanas Karafezllievi.

Për vitet e para, kur filloi të merret me muzikë ai kujton: “Fillova t’i bie trombonit në Shkollën Muzikore të qytetit të lindjes Burgas. Megjithëqë në familjen nuk kemi muzikantë, në fakt ati im më orientoi te kjo vegle muzikore. Pasi mbarova shkollën e mesme më morën në Orkestrën Frymore të Ansamblit të Forcave Ushtarake. Si student në Akademinë Kombëtare Muzikore fillova punë në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Tashmë 24 vjet jam tromboni i parë i kësaj orkestre. Ka kohë, që jam docent në Akademinë Muzikore në Katedrën e Muzikës së Dhomës.”
Kjo është kartëvizita e shkurtër e muzikantit Atanas Karafezlliev. Mund të shtojmë pjesëmarrjet e tij të shumta në festivale të ndryshme si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë shtetit. Ka qenë solist i një sërë formacionesh të vogla si “AKVI”, Radio Bras Kvinten, Ansambli Akademik i Trombonëve “Ilija Nenov” e kështu me radhë.

Atanas Karafezlievit i pëlqen të prezantojë krijimtarinë muzikore bullgare. Fondi i Radios Kombëtare Bullgare ruan një sërë incizimesh të partneritetit të tij me kompozitorë të ndryshëm bullgarë. Edhe studentët, nën ndikimin e tij shfaqin interes ndaj krijimtarisë së kompozitorëve bullgar. Sipas trombonistit Atanas Karafezliev kjo është një nga mënyrat, në të cilët ata do të fillojnë të duanë muzikën bullgare. Vjet klasa e tij e muzikës së dhomës prezantoi një program vetëm me vepra bullgare në kuadrin e festivalit “Talente të Reja Muzikore”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD