Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja meriton të bëhet Kryeqytet Evropian i Kulturës

БНР Новини
Pallati i Kulturës
Foto: arkiv

“Dinjiteti dhe prioritetet e qytetit tonë janë të shumtë. Sofja ka një potencial shumë të madh. Detyra jonë është ta zhvillojmë, ta zbulojmë dhe ta paraqesim”. Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë kryebashkiakja e Sofjes Jordanka Fandëkova në lidhje me kandidaturën e qytetit për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019.

Kryebashkiakja e Sofjes Jordanka Fandëkova. Foto: Zyra e Shtypit pranë kryebashkisëKryeqyteti ynë është një nga qytetet më të vjetra në Evropë, ka një trashëgimi jashtëzakonisht të pasur kulturore dhe historike, prandaj gjatë viteve të fundit investohen mjete në zbulimin e saj, të restaurimit dhe të ekspozimit. Për shembull vjet u hap për vizita muzeu arkeologjik nëntokësor nën bazilikën “Shën Sofia”. Mbi 30 mijë veta e kanë vizituar – si kryeqytetas, ashtu dhe shumë miq nga vendi dhe nga jashtë.

“Përpara disa vjetëve, kur krijuam programin më të madh mecenat bashkiak “Kulturë” për financimin e projekteve të jashtme, i vumë një prioritet të posaçëm “trashëgimisë historiko-kulturore”, mbi të cilin tanimë financuam projekte të shumta, si për restaurim të ikonave në kishat përreth Sofjes, ashtu dhe për restaurimin e kishave”, vuri në dukje kryetarja. Prej disa vjetëve punojnë ekipe dhe në Kalanë e Urviçit, e cila është në territorin e bashkisë. Rreth 2.8 milionë euro janë të investuara në gërmimet arkeologjike në zemër të qytetit. Në një territor prej mbi 20 mijë metrave kuadrat janë zbuluar mbeturinat e Serdikës së lashtë. Ato do të eksponohen në muzeun në të hapur, i cili me siguri do të tërheq turistë të shumtë. Sipas Jordanka Fandëkovës jo vetëm trashëgimia e pasur kulturore-historike është resursi i qytetit, resursi më i madh janë njerëzit, krijuesit, dhjetëra muzetë, galeritë, teatrot plot me publik. “Ky është një potencial, të cilin duam ta zhvillojmë dhe në këtë mënyrë të tërheqim shumë njerëz, sepse kultura është një pjesë nga ekonomia e qytetit”, shënoi ajo.

Muzeu nëntokësor nën Kishën Shën Sofija dhe Kalaja e Urviçit. Foto: arkivIniciativa “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” është qytetare, prandaj pjesëmarrja e krijuesve dhe të qytetarëve është me një rëndësi të madhe. Akoma që në fillim përgatitja e kandidaturës ka filluar me dhjetëra diskutime, anketa, me kërkimin e ideve. Mbi 15 000 veta janë përfshirë me ide të veta për Sofjen. “Praktikat evropiane por dhe ato botërore tregojnë se, artet moderne zhvillohen në hapësira të reja, dhe ato të tilla, të cilat jo rrallë nuk janë tërheqëse. Por në këtë mënyrë zhvillohet qyteti dhe tërhiqen investues”, ve në dukje kryebashkiakja. Të tilla janë për shembull depoja e tramvajeve në bulevardin “Maria Luiza” dhe hapësira përpara Stacionit të Trenit – një vend jashtëzakonisht jo tërheqës. Të rinjtë nga “UnderGara” dhe nga organizata të tjera kanë dëshirë dhe gatishmëri për gjallërimin dhe kthimin e këtij stacioni në një hapësirë për industri kulturore. Me vendim të këshillit bashkiak të kryeqytetit ishte dhënë vend për një teatër nëntokësor në stacionin e metros “Xhejms Bauçër”. Vendi i është dhënë Lidhjes së Artistëve në Bullgari. Kurse me të rinjtë nga festivali “Sofja merr frymë” po punojnë për gjallërimin e ish uzinës për frigoriferë.

Festivali në të hapur Sofja merr frymë. Foto: BGNESNë fakt, këto janë më tepër iniciativa vullnetare. Në çfarë mënyre ato do të ndryshojnë jo vetëm qytetin, por dhe njerëzit në të?

“Me të vërtetë ngulmojmë shumë seriozisht mbi anën vullnetare. Njerëz të rinj punuan dhe deri në këtë moment gjatë disa vjetëve të fundit për kandidaturën. Tani kjo po zhvillohet akoma më tepër. Kur njeriu e përjeton atë që rastis, ai është pjesëmarrës, ka qëndrim dhe kjo nuk ka sesi të mos e ndryshojë, kështu që unë besoj shumë tek të rinjtë, sepse për mua kjo është një kauzë.”

Foto: BGNESProgrami i festivaleve është një moment kyç në kandidaturën e Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës. Do të zhvillohen festivale tanimë të afirmuar, por dhe do të kërkohen mundësi për të rinj. Ka forume, të cilat janë afirmuar seriozisht si Sofja Jazz Peak për shembull. Të tjerë u paraqitën gjatë viteve të fundit. Ato janë të drejtuar drejt publikut më të ri dhe modern. Një nga më të preferuarit është festivali në të hapur “Sofja merr frymë”.

“Koncertet në të hapur po kështu janë pjesë nga kalendari kulturor i Sofjes. “Opera në park” është një nga festivalet e dashura, zhvillohet në parkun e Akademisë Ushtarake. Presim sivjet ngjarje interesante dhe në parkun “Vrana”. Paraprakisht dua të them se për të ka një ide shumë të mirë të Filarmonisë së Sofjes”.

Parku Vrana. Foto: BGNESA ka nevojë kandidatura e Sofjes për Kryeqytet Kulturor Evropian prej ambasadorëve të vet?

“Ne jemi të lumtur se, qyteti ynë tanimë ka ambasadorët e vet dhe ata shtohen vazhdimisht. Andrea Boçeli e përkrahu kandidaturën, Enio Morikone po kështu, si dhe Sesilija Atias, e cila deshi të jetë ambasadore jo vetëm të kandidaturës, por dhe të Sofjes. Presim dhe Silvi Vartan, për të cilën u pranua propozimi të bëhet një qytetare nderi e Sofjes. Ajo merr pjesë dhe me përkrahje financiare për Muzeun për Historinë e Sofjes, të cili po e ndërtojmë tani. Sofja është qytet i Evropës me kulturën dhe historinë e vet të pasur, kështu që presim gjithnjë e më shumë njerëz të përkrahin kandidaturës e saj. Mes ambasadorëve janë akoma Toto Kotunjo, Patricia Kaas dhe Pierce Brosnan.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD