20 marsin 2014 do ta mbajmë mend si data kur Kalojan Mihajllov-Kotooshu, burrë dy metrash, me lot në sy tha se heq dorë nga karriera e tij e sumos. Emri Kotooshu Kacunori nderohet në të gjithë Japoninë. Për ndryshe ky është bullgar lindur në fshatin Xhylynica, Bullgari Veriore.
Në Japoni Kotooshu nderohet si gjysmë-perëndi, sepse sporti i sumos ku ai është në të vërtetë i zot, ka histori 1500 vjeçare. Legjenda e lashtë rrëfen se prejardhja e popullit japonez është rezultat nga luftimi i sumos, falë të cilit japonezët kanë arritur të mbizotërojnë ishujt japonez.
Kalojan Mihajllov nisi rrugëtimin drejt tepihut të sumos në vitin 2002, kur debutoi në stilin profesional. Atëherë ia fitoi vetes nofkën Kotooshu. Brenda dy vjetëve bullgari arriti t’i bashkojë divizionit të lartë ku përfshihen 42 sumistët më të mirë të botës. Këtë sukses Kotooshu e arriti vetëm pas 11 turneve që është rekord në sumon profesionale. Më 2011 bullgari u dekorua me rangun e kampionit të madh dhe u bë evropiani i parë dhe i huaji i pestë në historinë e sumos profesionale, i cili e ka fituar këtë rang, të dytin e hierarkisë. Gjithsej 6 sumistë pa origjinë japoneze janë ngritur në këtë rang. Kotooshu është po ashtu edhe evropiani i parë i cili fitoi Kupën e Perandorit (2008).
Le të përmendim dhe dashurinë e ndaluar mes bullgarit dhe japonezes Asako Ando. 5 vjet me radhë të dy janë dashuruar fshehurazi, sepse sumistët nuk lejohen të shfaqen publikisht të dashurën e vetë nëse zyrtarisht nuk janë fejuar ose martuar me të. Pa dyshim, dasma e tyre më 14 shkurt 2010-ës ishte më e diskutuara në mediat botërore.
Pasi Kalojan Mihajllov-Kotooshu u largua nga tepihu i sumos, atë e pret karriera e trajnerit. Megjithëqë sumisti duhej të hiqte dorë nga pasaporta e tij bullgare, “kjo nuk do të thotë se jam më pak bullgar”, thotë Kotooshu.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..