“Drejt për së drejti nga Parisi” titullohet ekspozita që u hap më 15 prill në galerinë “Sredec” të Ministrisë së Kulturës. Në të janë mbledhur veprat e piktorit dhe skulptorit të njohur Bojan Rajnov i biri i intelektualit të njohur bullgar prof. Nikolaj Rajnov – piktor, shkrimtar, përkthyes, teoricienit i artit. Fati i Bojan Rajnovit është shënuar me suksese por edhe me një dramë e madhe – fryt i Luftës së Ftohtë. Gjatë vitit 1946 ai dhe gruaja e tij po kështu skulptore shkojnë në Paris. Atje ka lindur vajza e tyre – Diana Maria.
“Unë isha katërvjeçare kur nëna ime duhej të udhëtonte deri në Bullgari më mori edhe mua. Pas kësaj nuk na lejuan që të kthehemi në Paris dhe me mbetëm në Sofje – tregon në intervistë për Radio Bullgarinë Diana-Maria. – Ajo e ka parë të atin përsëri me zi në vitin 1978. Ai është një person i jashtëzakonshëm. Siç thotë vajza ime “gjyshi im është mjeshtër i dashurisë”. Është i hapur ndaj njerëzve shtëpia e tij po kështu. Në dallim nga shumë francez tek ai secili mund të shkojë të tregojë për gëzimet dhe brengat e tij, Kjo i jep frymëzim për krijimtarinë e tij. Një njëri shumë i urtë.”
Pas ndryshimeve demokratike, në Sofje dy herë organizohen ekspozita me skulptorët e tij. Tani, në galerinë “Sredec” përveç plastikëve mund të shihen edhe vizatime të tij, litografi, ilustrime. Ai ka qenë mik i poetit francez Rene Char ka ilustruar librat e tij. Ka bërë ilustrimet edhe të librit të Paul Eluardit “Bukuroshet dhe bishat”. Për Bojan Rajnovi shkruajnë kritikë të njohur të artit.
“Në Francë mbetën këto gjëra që janë monumentale dhe janë pjesë e Parisit – shënon zonja Rajnova. – Në dy sheshe ka skulptura të tij si edhe në sheshin në Antoni një lagje periferike të Parisit , ku ishte edhe studioja e tij. Ky shesh mban emrin e tij. Në Bursën e Parisit ka një vepër të tij monumentale. Në muzeun e postave është skulptura e tij “Familja”, që është shtypur edhe në një pullë postare. Në fakt në vitin 1982 është njohja më e madhe në Francë e të atit tim – ai ishte akoma i gjallë kur në një pullë postare u shtyp vepra e tij. Dimë se vetëm për të, për Pikason dhe për akoma disa personalitete të tjera ky gjest është bërë akoma kur kanë qenë të gjallë.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: Veneta Pavllova
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..
"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..
Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekspertëve të Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Gjatë forumit do të bëhet një analizë e..