Si filloi dashuria ndaj muzikës?
“Dashurinë ndaj muzikës e mbaja në veten time akoma si e vogël – përgjigjet Rosica. – Kam mësuar solfezh dhe fizarmonikë në shkollën muzikore “Angjell Kënçev” në qytetin Ruse. Morra një përgatitje shumë të mirë vokale. Gjatë vitit 1976 u paraqita në një dëgjim për festivalin ndërkombëtar për këngë zbavitëse bullgare “Orfeu i Artë”. Kjo ishte trampolina ime. Në konkursin për interpretues ndesha një konkurrencë të fortë. Fitova dekoratën e dytë. Pas këtij fillimi të mirë kuptova se rruga drejt majës është e vështirë.”
Pas suksesit në “Orfeun e Artë” vjen dhe dekorata e parë në festivalin “Karafili i kuq” në Soçi. Karriera e Rosica Borxhievës e shpie në vende të ndryshme nga Evropa, Azia, Amerika Jugore... “Unë emocionohem fort dhe sot, kur duhet të dal në skenë – tregon këngëtarja. – Kjo është karakteristike për çdo një artist me përgjegjësi, që dëshiron ta hapë zemrën para publikut.”
Tanimë vite të gjata Rosica Borxhieva jeton në Itali. Aty ajo u a transmeton dijet dhe përvojën e saj nxënësve nga shkolla “Muzika e re” në qytetin Çita di Kastello. Për punën e saj ajo tregon: “Unë merrem me edukimin vokal të fëmijëve, por vijnë dhe njerëz nga të gjitha moshat, të cilët kanë dëshirë të fitojnë një kulturë të mirë muzikore. Më e mira në ditët e mia të përditshme janë fëmijët. Më pëlqen bota e tyre e pastër, e përzemërt dhe e çiltër. Si parim i pëlqej njerëzit. Njeriu është kapitali më i vlefshëm-nuk mund të barazohet edhe me floririn. Kurse e ardhmja jonë, këta janë fëmijët. Ndaj tyre duhet të sillemi me një dashuri të madhe dhe ti mësojmë të duan. Mesazhet të cilat ua transmetojmë, formojnë botëkuptimin e tyre.”
Rosica Borxhieva shpesh udhëton deri në atdhe. “Me atdheun më lidh një lidhje e fortë”,thotë këngëtarja. Vjet ajo i gëzoi adhuruesit e vet me një koncert të madh në sallën “Bullgaria”. Ja se çfarë përfshijnë planet e saj: “Do të doja të realizoj një koncert të ngjashëm dhe në qytetin Ruse gjatë vjeshtës. Shumë shokë e miq të mi nuk patën mundësi të vijnë deri në Sofje. Do tija kushtoj këtë koncert qytetit tim të lindjes, të cilin e dua shumë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..