Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet evropiane nga këndvështrimi bullgar – politologu Dimitër Avramov

Foto: arkiv

Megjithëqë fushata paraelektorale për zgjedhjet evropiane më 25 maji starton zyrtarisht sot në Bullgari, që prej kohe ajo është fakt. Për votën e ardhshme filloi të flitet, që verën e kaluar gjatë protestave në masë kundër qeverisë së kryeministrit Pllamen Oresharski. Atëherë vëzhguesit politikë nuk përjashtuan mundësinë të zhvillohen zgjedhje “2 në 1”. Dhe megjithëqë pas një muaji do të zgjedhim vetëm deputetë evropianë, fushata e partive pjesëmarrëse zhvillohet e thyer përmes prizmit të egoizmit partiak. Politologu Dimitër Avramov ndjek debatet politike rreth zgjedhjeve evropiane. Ai është i mendimit, se ka fenomene të përbashkëta në proceset në Bullgari dhe në shtetet e tjera evropiane, e pikërisht, se temat kombëtare dominojnë mbi ato evropiane.

“Siç ka ndodhur deri tashti do të drejtojmë shikimin te Evropa, por do të flasim për problemet vendore – është i mendimit Dimitër Avramov. – Do të shfrytëzojmë zgjedhjet evropiane, që të mendojmë kush duhet të jetë në pushtet në Bullgari. Shumica e agjencive sociologjike janë të mendimit, se zgjedhjet evropiane janë një test për kabinetin Oresharski. Në politikë çdo zgjedhje është test për besimin te pushtetarët.”

Fushata paraelektorale zhvillohet në një nivel tepër të ulët sipas politologut Dimitër Avramov. Ai mendon, se elita politike nuk bënë propozime për zgjidhjen e disa problemeve, që mund të përmirësojnë jetën e njerëzve. Sipas tij mbetet e hapur çështje, a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare si rezultat i votës evropiane: “Nuk mendoj, se si rezultat i votës do të ketë zgjedhje të parakohshme në Bullgari. Sipas meje, tek ne deri tashti nuk kishte një bazë reale për zgjedhje të parakohshme, me gjithë hapat skandalozë të qeverisë. Dhe sa ta mos pëlqej qeverinë dhe sa të mos më pëlqen puna e saj, duhet të pranoj, se protestuesit janë pakicë. Tani për tani grupi, që mendon, se kjo qeveri duhet të hiqet, nuk është koherent.”

Jo vetëm në Bullgari fushata paraelektorale për zgjedhjet evropiane zhvillohet në nivel kombëtar. Për fat të keq në recesionin e rënd ekonomik, shihen tendenca edhe më shqetësuese. Në disa vende nga i ashtuquajturi Bashkim i vjetër Evropian, siç Britania e Madhe, ndjehet një presion i fortë për rishqyrtimin e marrëveshjeve evropiane dhe për ristrukturimin e Evropës. Prandaj një nga intrigat më të mëdha në ato zgjedhje do të jetë rezultati i nacionalistëve, të cilat në Bullgari prezantohen nga partia parlamentare “Ataka”.

“Atë, që nuk mund të vlerësohet është, se a janë të dëshpëruar një pjesë prej përkrahësve të partisë “Ataka” nga liderët e saj dhe si rezultat a janë të riorientuar te ndonjë parti tjetër, ose kanë fshehur simpatinë e tyre në anketat sociologjike. Kohët e fundit liderët e kësaj partie sillen më tepër si huliganë, sesa si nacionalistë. Ata merren kryesisht me skandale primitive.”

Sipas anketimeve sociologjike, gjysma e elektoratit do të votojë në zgjedhjet më 25 maji. Një pjesë e madhe e të anketuarve pranojnë, se nuk janë mjaftë të informuar, prandaj nuk do të votojnë për Parlamentin Evropian. Lidhur me këtë politologu Dimitër Avramov shpjegon: “Mendoj, se shoqëria bullgare është e informuar për zhvillimet në Evropë dhe për rëndësinë e zgjedhjeve evropiane. Në të njëjtën kohë duhet të theksojmë, se institucionet evropiane dhe BE-ja janë një hallkë e ndërlikuar dhe shumica e njerëzve nuk mund ta kuptojnë këtë. Dhe kjo nuk duhet të çuditë asnjeri.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD