Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre në një sipas modelit holandez në Rodopet Lindore

БНР Новини
Foto: newthraciangold.eu

Para pesë vitesh dy organizata ekologjike holandeze, Ark dhe Avlon, panë në pjesën lindore të Rodopeve, në malin e Orfeut legjendar trak, shkëlqimin e “arit të ri trak”, ose thënë me fjalë të tjera - natyrën e ruajtur. “Ari i ri trak” – kështu quhet edhe projekti i tyre, fuqia e të cilit është përqendruar në tri elemente – biobujqësia, ruajtja e natyrës dhe zhvillimi i turizmit ekologjik. Sivjet projekti përfundon me arritje të padiskutueshme në krijimin e modeleve për zhvillimin e qëndrueshëm në Rodopet Lindore. Me udhëheqësin e ekipit Frank Zanderink nga Ark po kthehemi në vetë fillimin:

“Kjo ishte një krahinë e harruar, nga e cila njerëzit largoheshin në masë. Rodopet Lindore janë një prej rajoneve më të pasura nga pikëpamja e shumëllojshmërisë biologjike, na siguron zoti Zanderink. Mirëpo njerëzit shpërnguleshin për shkak të mungesës së punës dhe bashkë me ta zhdukeshin dhe lopët dhe delet e tyre. Pylli poshtëronte livadhet e braktisura dhe kjo çonte në humbjen e shumë insekteve, zvarranikëve dhe shpendëve. Morëm vendim për ta ndihmuar rajonin në mënyrën, në të cilën punon organizata jonë Ark dhe pikërisht duke stimuluar rimëkëmbjen e proceseve të natyrshme në natyrë, por edhe duke i mësuar njerëzit se si mund ta shfrytëzojnë këtë pasuri. Për këtë qëllim filluam ta inkurajojmë nga njëra anë zhvillimin e bujqësisë biologjike dhe blegtorisë, kurse nga ana tjetër – ekoturizmin. Vitet e para ishin shumë të vështira, por tani jemi dëshmitarë se si njerëzit ecin vetë në këtë rrugë. Tashmë u krijua një rrjet prej fermerësh, ekspertësh dhe autoritetesh vendore, të cilat punojnë në këtë drejtim. Ne, holandezët, jemi shumë njerëz, që banojnë në një tokë të vogël dhe prandaj gjithmonë kemi udhëtuar shumë, gjithmonë paskam qenë udhëtarë të mëdhenj, por kemi bërë edhe shumë gabime. Për shembull premë shumë pyje, që të ndërtojmë anije, kurse më vonë duhej të fillonim pyllëzimin dhe ta ndihmonim rimëkëmbjen e natyrës. Sot ne e dimë shumë mirë vlerën e saj, sepse e humbëm. E dimë shkëlqyeshëm se çfarë nuk duhet të bëhet dhe duam të parandalojmë asgjësimin e natyrës edhe në shtetet e tjera. Duam ta ndihmojmë Bullgarinë që të mos asgjësojë natyrën para se të jetë shumë vonë.”

Kur gjatë vitit 2009 “Ari i ri trak” filloi projektin e tij të ri, në Rodopet Lindore kishte vetëm 7 bioprodhues të certifikuar. Sot është krijuar një rrjet prej 40 biosferash të certifikuara, ose të cilat janë në periudhë certifikimi, si dhe pesë biopërpunues. Ka potencial që ata të dyfishohen. U krijuan shumë shtëpi turistike dhe ferma për ekoturizëm. U krijua dhe harta e parë e hollësishme turistike për Rodopet Lindore, një Udhërrëfyes për Rodopet Lindore në bullgarisht dhe anglisht, një hartë për itinerarin ekologjik TransRodope.


U rikthyen me sukses në natyrë disa lloje kafshësh në zhdukje. E gjithë kjo çoi në rritje të vizitave turistike në rajon dhe në krijimin e vendeve të punës për një pjesë të madhe të fermerëve vendas. Disa prej biofermave, si ato të Petko Angellovit, “Tepavicata”, kalojnë në një etapë të lartë të praktikave biobujqësore – bëhet fjalë për të ashtuquajturën “bujqësi biodinamike”. Ajo bazohet te praktikat e lashta bujqësore, të cilat nga ana e vet bazohen te kalendari i hënës, te ndikimi i yjeve, diellit dhe i energjive të natyrshme:


“Energjia, e cila është në tokë, duhet të këmbehet mes nesh dhe tokës. Ne zbatojmë gjithmonë një ritual, i cili është si spiral, në thelbin e të cilit është toka, sepse për trakët e lashtë në qendër të gjithçkaje gjithmonë ka qenë toka-nënë. Bujqësia dinamike gjithmonë ruan grafikë të saktë dhe operacione të veçanta kryhen në data dhe në orë të veçantë. Gjatë disa viteve të fundit përpiqemi të rimëkëmbim praktikat bujqësore, ashtu, siç janë ekzistuar ata që në kohën e trakëve para 8 mijë vitesh dhe praktika tregon se metoda e vjetër e mbjelljes jep rezultate më të mira sesa ajo e vjetër.”


Këto praktika interesante të trakëve mund të vëzhgohen në festivalin e radhës të bukës në fshatin Rabovo, i cili do të zhvillohet në fund të korrikut. “Atje do të tregojmë se si korret në mënyrën, në të cilën e kanë bërë këtë trakët, si përgatitet mielli nga gruri, si bëhet buka etj.” – na tregon zoti Angellov dhe shton se ngjarja shkakton një interes gjithnjë e më të madh turistik, si ndër turistët vendas, ashtu dhe në grupet e Holandës dhe Gjermanisë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

Veneta dhe Valentin nga Berlini për iluminizmin modern si një rrugë drejt lumturisë

"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..

botuar më 25-11-05 7.10.PD

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD

Në hap me kohën, Sinodi lëshon një aplikacion ortodoks për të rinjtë

Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..

botuar më 25-11-03 10.09.PD