Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ku mund të hamë kur udhëtojmë, ku të udhëtojmë që të mund të hamë?

Në Bullgari gjithnjë e më shumë po i kushtohet vëmendje turizmit alternativ dhe atraksioneve vendase.

БНР Новини
Foto: arkiv

Bullgaria ka të dhëna, të cilat mund të përshpejtojnë zhvillimin e turizmit alternativ dhe të specializuar-këtë e deklaroi zëvendës-ministri i ekonomisë dhe energjetikës Branimir Botev përpara pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare “Ushqimi dhe natyra në Bullgari në dobi të biznesit të gjelbër dhe të qëndrueshëm”, e cila organizohet në kuadrin e festivalit të 5 “Ditë të gjelbra” në Sofje. Dhe kjo është fakt. Gjithnjë e më shumë njerëz interesohen nga turizmi alternativ. Një pjesë prej tij është dhe ai kulinar bashkë me numrin rritës të festivaleve kulinare në qytetet e ndryshme nëpër vend-si festivalet e kosit në qytetin Razgrad, të bukës në fshatin e haskovos Rabovo, përrallë për kungullin në qytetin Sevlievo ose të kofshës së kaprollit në Elena.

Gjithnjë e më shumë janë restorantet, të cilat i tërheqin turistët me gjellë autentike në bazë të recetave të vjetra vendase. Të tillë janë patatniku/ një gjellë me patate të grira në rende/, çomleku/ një mish derri i pjekur me perime në enë prej balte/, klini/ byrek me oriz/ dhe të tjera, të cilat janë tipike për rajonin e malit Rodopa. Në të kaluarën malet Rodopi nuk kanë qenë të lidhura me brendësinë e vendit me rrugë komode. Kjo ka vështirësuar pajisjen me produkte ushqimore. Gratë e kanë përgatitur gjellën vetëm me gjërat e prodhuara në kopshtin personal-fasule, patate, grurë e të tjera. Në tryezë asnjëherë nuk ka munguar qumështi dhe prodhimet e qumështit. Amvisja e shtëpisë i ka larmuar gjellët, duke kombinuar patatet me fasulen, lakrën me orizin, fasule dhe fjerza me patate e të tjera. Të gjitha gjërat janë përdorur në pamjen e tyre natyrale.

Një nga festivalet e rinj, i cili po zhvillohet për herë të parë në Rodopet është ky i çevermes në Zllatograd. Çevermeja prej qengji /qengji i pjekur në hell/ është një nga gjellët më emblematike për këtë krahinë dhe është e çuditshme se deri tani asnjë qytezë bullgare nuk ka organizuar një festë të ngjashme për të tërhequr fluksin e turistëve. Por të parët janë banuesit e qytetit Zllatograd.

Gjatë viteve të fundit Zllatograd mundi të bëhet gjithnjë e më i njohur me shumë ngjarje, të cilat bashkia dhe biznesi vendas po organizojnë. Për kuptimin dhe rolin e atraksioneve turistike për zhvillimin e regjionit, na tregon krijuesi i kompleksit Etnografik në qytet Aleksandër Mitushev.

“Me idenë e vet të mirë për festivalin e çevermes /mish qengji në hell/ gjatë kohës së festave të majit, Zllatograd mundi të tërheq jashtëzakonisht shumë njerëz pavarësisht nga koha me shi. Gërshetimi i një turizmi kulinar, kulturor dhe i lidhur me ngjarje të caktuar japin kontributin e vet për zhvillimin e qytetit të bukur rodopës dhe u krijojnë të ardhura njerëzve. Dhe kjo është shembull për këtë se, ushqimi dhe natyra në Bullgari me të vërtetë janë pjesë nga biznesi i gjelbër dhe rezistues.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD