Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja rekorde në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Sportive në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Nga 14 deri më 25 maji në Sofje zhvillohet Kampionati i 30-të Evropian i Gjimnastikës Sportive. Organizatore e garave të rangut të tillë aq të lartë, Bullgaria nuk ishte që nga viti 1983, kur evropianët më të mirë në këtë sport u rivalizuan në qytetin bregdetar Varnë.

Për medaljet do të matin forcat 288 sportistë nga 39 vende. Kurrë deri tashti në historinë e këtij kampionati nuk ka qenë sportistë nga aq shumë vende. Janë të akredituar më se 100 përfaqësues të mediave nga mbarë bota.

Kampionati zhvillohet në formatin më të vështirë për organizim. Bashkë me femrat dhe meshkujt, do të rivalizojnë edhe të rinjtë dhe të rejat. Kampionati i të rinjve do të jetë kualifikim zyrtar për Olimpiadën Rinore në Kinë gjatë gushtit të këtij viti dhe për lojërat evropiane në Baku muajin qershor të vitit 2015. Deri tashti kampionate të formatit të tillë u zhvilluan në Sankt Peterburg në vitin 1998, në Patra në vitin 2002 dhe në Birmingam në vitin 2010.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian të Gjimnastikës vlerësuan sallën e kryeqytetit “Arena Armeec”, ku mbahet kampionati, si një impiant fantastik dhe pranuan, se kushtet, të cilat ofron Bullgaria për organizimin e kampionatit janë të mrekullueshme.

Vet fakti se e ngarkuan Bullgarin me organizimin e kampionatit flet për besimin, të cilin gjimnastika botërore i ka udhëheqjes së Federatës Bullgare.

Në historinë e saj 110 vjeçare gjimnastika sportive bullgare ka arritur suksese të konsiderueshme dhe ka fituar një autoritet të madh. Sportistët e saj janë mbajtës të më se 120 medaljeve nga forume të ndryshme gjimnastikore. Pa diskutim përfaqësuesi më i suksesshëm i gjimnastikës bullgare është Jordan Jovçev, i cili u bë gjimnasti i parë, që mori pjesë në gjashtë olimpiada me radhë që nga viti 1992 e deri në vitin 2012. Në karrierën e tij Jovçevi ka katër medalje olimpike – një të argjend dhe tri të bronzta. Dy herë u bë kampion i dyfishtë botëror për tokë dhe unaza.

Vallë, a do të vazhdojnë sukseset e bullgarëve në gjimnastikën sportive do të zbulojmë gjatë ditëve të afërta.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov e mbyll vitin në Top 10 të renditjes botërore

Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..

botuar më 24-11-18 6.50.MD
Canko Cankov

Canko Cankov notoi maratonën më të gjatë të zinxhirit Ocean 7

Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..

botuar më 24-11-11 9.34.PD
Vitosha është zona e mbrojtur më e vizituar në Bullgari

Gara e re malore Hut Hop Race në Vitosha

Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov  -Dizela,..

botuar më 24-11-09 8.35.PD