Bashkia Momçillgrad në Bullgarinë Jugore, afër kufirit tonë me Greqinë, ka vendosur të përdorë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të saj jo për diçka tjetër, por që të vazhdojë funksionimi i spitalit vendor. Ai shërben rreth 50 mijë veta në qytet dhe në regjion. Problemi i madh lidhur me mungesën e kuadrove, problem ky që faktikisht u përket edhe regjioneve të tjera të vendit, ndoshta do të zgjidhet në saje të iniciativës së drejtorisë së bashkisë, e cila ka qëllim përkrahjen financiare të të rinjve, të cilët studiojnë në degën e mjekësisë. Në përgjigje të kësaj mjekët e rinj do të kenë detyrën për të punuar në spitalin vendor pas mbarimit të arsimit të tyre.
Tani, në spitalin e Momçillgradit janë duke punuar 18 mjekë. Ky numër është i pamjaftueshëm, që të shërbehet mirë popullsia, thotë kryetari i bashkisë Akif Akif. “Ideja për financimin e studentëve, që mësojnë për mjekë, lindi në një mbledhje të këshillit të bashkisë. Për këtë qëllim do të investojmë nja 50 mijë euro në vit nga të ardhurat tona – nga tatimi i godinave, patentat etj.” Përparësi do të kenë të rinjtë, të cilët kanë lindur dhe janë rritur në qytet dhe duan të banojnë në të.
“Kushti i vetëm ndaj tyre është që ata të punojnë në spitalin vendor minimum 5 vite pas diplomimit dhe specializimit të tyre. Ideja jonë u përshëndet nga drejtoria e spitalit, i cili është i gatshëm për të siguruar një pagë të mirë dhe pagim suplementar për arritjet më të larta personale. Për studentët nga qytetet e tjera, ose nga bashkitë e tjera do të sigurojmë edhe banesa. Pritet dhe zhvillimi i disa takimesh me prindër dhe me studentë, të cilët kanë dëshirë të punojnë dhe të jetojnë në Momçillgrad. Kjo është tërë ideja.”
Është më mirë të kesh mjek, sesa të asfaltosh 100 metra, është i mendimit kryetari i bashkisë Akif Akif. Me këta studentë do të nënshkruhet një kontratë si njëfarë garancie se ata vërtetë do të kthehen në spitalin e qytetit. “Në qoftë se këtë vit ka vetëm tre studentë, të cilët do të financohen nga ne, nën formën e bursave dhe shpenzimeve për taksat semestrale, shuma kuptohet, do të jetë më e vogël se 100 mijë leva (rreth 50 mijë euro). Vitin tjetër ata, që dëshirojnë ndihmën tonë, mund të jenë më shumë, por ne do të sigurojmë 100 mijë leva për shkak të mungesës së madhe të kuadrove në spitalin tonë.” Në fshatrat, që ndodhen larg qendrës mjekësore, nuk ka se ku të bëhen manipulimet më të thjeshta, nuk ka se kush të bëjë një injeksion.
Merita e drejtorisë së tanishme të bashkisë së Momçillgradit është shpëtimi i spitalit nëpërmjet marrjes së një kredie, e cila ka paguar një pjesë të madhe të borxheve të tij. Ndërkaq, në saje të një projekti tërë godina u meremetua. Kjo u bë fakt edhe në saje të një fushate bamirësish ndër banorët e qytetit dhe regjionit. Edhe këtu, si në mbarë vendin, vëzhgohen disa procese negative, që janë fakt tashmë më se 20 vjet – bëhet fjalë për papunësinë dhe emigrimin e njerëzve jashtë vendit. Shumë banorë të bashkisë janë duke punuar në Evropë – në Gjermani, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Angli. Për fat të keq të paktën 30 për qind e kurbetçinjve tashmë tërheqin edhe të afërmit e tyre jashtë. Kështu rajoni vazhdon të zbrazet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..