“Për shpëtimin e veprës së shenjtorëve Kirill dhe Metodij Bullgaria ka merituar mirënjohjen dhe respektin jo vetëm të popujve sllavë, por të mbarë botës.” Këto janë fjalë të linguistit të njohur dhe specialistit të gjuhës bullgare – profesori francez Rozhe Bernar.
Sot, dymbëdhjetë shekuj pas veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, ne vazhdojmë të shënojmë ditën e “shenjave, që flasin”, siç është përkthimi i alfabetit glagolik. Në qoftë se kthehemi prapa në të kaluarën – gjithçka filloi në vitin 863. Atëherë Kirill dhe vëllai i tij Metodij u dërguan nga perandori bizantin Mihaill II me kërkesë të princit të Moravisë së Madhe Rostisllav për t’i kthyer sllavët perëndimorë në fenë e krishterë dhe të organizojnë shërbimet fetare edhe në gjuhën sllave përveç në gjuhët e njohura deri tani – hebraishtja, greqishtja dhe latinishtja. Në vitin 885 papa Stefan VI ndaloi meshat në gjuhën sllave dhe gjatë vitit 886 nxënësit e Kirilit dhe Metodit u detyruan për të ikur në Bullgari, ku vepra e tyre u lulëzua. U themeluan dy shkolla letrare – ajo e Pliskës dhe Presllavit dhe ajo e Ohrit, në të cilat përgatiteshin priftërinj, përktheheshin tekste kishtare, krijoheshin vepra origjinale. Kështu Bullgaria u shndërrua në një djep të shkrimit dhe letërsisë sllave.
Çdo vit më 24 maj – festa e shkrimit sllav dhe e iluminizmit dhe kulturës bullgare, këto fakte dhe ngjarje historike marrin një kuptim emocional dhe patriotik për çdo një bullgar. Në forcën e bashkuar të alfabetit dhe kulturës sonë është e bindur edhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodi” – profesoresha Borjana Hristova: “Prandaj më duket se ardhja e qindra dhe mijëra njerëzve më 24 maj këtu, para Bibliotekës Kombëtare, që të vënë lule para monumentit të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodi dhe pas kësaj të vizitojnë ekspozitat, është shprehje e faktit se nderi i dy vëllezërve dhe rëndësia e veprës së tyre është thellë në rrënjat e kujtesës sonë kombëtare. Unë po ndjek se si është shënuar nderi i dy vëllezërve gjatë shekujve të kaluar, edhe gjatë Mesjetës, edhe gjatë Rilindjes. Pas pushtimit osman festimi zyrtar i veprës së tyre u rimëkëmb në vitin 1852, kur u shndërrua në një festë të vërtetë. Pas çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878 24 maji u bë një prej festave më të mëdha kombëtare.
Gjatë Rilindjes stërgjyshërit tanë zgjodhën pikërisht këta shenjtorë për të paraqitur Bullgarinë dhe bullgarët para botës, megjithëse jo pak popuj të tjerë kanë kërkuar që simbolet e tyre të jenë pikërisht vëllezërit Kirill dhe Metodij. Në fakt stërgjyshërit tanë kanë luftuar si të thuash që dy vëllezërit e shenjtë të jenë simbolet e tyre dhe ne duhet të krenohemi për këtë. Nuk ka figura të tjera nga e kaluara e largët të cilët të bashkojnë një popull në një mënyrë të tillë.”
Prof. Borjana Hristova është drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare tashmë 16 vite me radhë. Ajo është bijë e profesoreshës së njohur Rozalina Novaçkova, e cila është autore e një sërë manualesh në gjuhën dhe letërsinë bullgare. Sipas prof. Hristovës biblioteka nuk është thjeshtë një depo librash, ajo është mënyrë jetese. Biblioteka është një hapësirë, e cila e ndihmon njeriun për ta takuar vetveten – thotë ajo. Prof. Hristova shpreson që të ndërtohet së shpejti edhe pjesa e dytë e Bibliotekës Kombëtare prapa godinës së tanishme, sepse për mendimin e saj pikërisht biblioteka, e cila mban emrin e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodi, është një prej fytyrave të bukura të Bullgarisë para botës.
“Ne duhet të dimë, se vepra e madhe e dy vëllezërve, sidomos e Shën Kiril Filozofit, është jo vetëm krijimi i alfabetit glagolik. Akoma më tepër se ky alfabet u zëvendësua shumë shpejt me atë cirilik, të krijuar nga Klementi i Ohrit në fund të shekullit të nëntë, alfabet ky që sipas specialistëve është krijuar pikërisht në kryeqytetin bullgar Presllav. Është me rëndësi të madhe se dy vëllezërit kanë kontribuuar për krijimin e një gjuhe shumë të pasur letrare, në të cilën mund të shpreheshin të gjitha konceptet filozofike të Gjuhës së Zotit. Duhet të përmendim se pak pas pranimit të krishterimit në Bullgari dhe ardhjes së nxënësve më të mirë të vëllezërve, këtu u krijua një letërsi e një stili shumë të lartë dhe kjo letërsi e vjetër bullgare u bë shembulli për letërsitë e tjera të Mesjetës.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..